Receta Gatimi

Rreth Hardware (ne pika te shkurta)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Post Rreth Hardware

    PLLAKA AMĖ E KOMPJUTERIT


    Kompjutri perbehet prej komponenteve te ndryshme.Te gjitha njesit hyrese dhe dalese si dhe memorja e procesorit duhet disi te komunikojn mes veti.Pika ku lidhen te gjitha keto njesi eshte Pllaka amė.
    Pllaka amė eshte pllaka me e madhe ne kompjuter.Pllaka amė eshte Pllak shumeshtetrore.Linjat e bakrit bartin te dhenat dhe sinjalet neper Pllaken amė.
    Keto linja quhet Bus.Neper shtresa te ndryshme barten lloje te ndryshme te te dhenave dhe tensioneve te furnizimit. Shtresat e izoluara mes veti i perngjajne nje senduiqi.Pllakat amė per procesor Pentium kane Bus-a 64 bitsh
    te te dhenave qe hyjne e dalin nga procesori.Ne nje Pllake amė mund te kete disa lloje te Bus-ave me gjersi 8 deri 64 bita.Pllaka amė ka nje grup qarqesh te integruara te cilat jane te lidhura drejtperdrejt ne pllake.Keto qarqe te integruara anglisht quhen Chip set. Chip set-i i ndihmon mikroprocesorit te mbaj kontrrollin ne punen e kompjuterit.Chip set-i i montuar ne pllake percakton njekohesisht tipin e procesorit, memories dhe paisjeve periferike qe mund te lidhen ne kompjuter.Chip set-i bazik perbehet prej kontrollerit te
    Bus-it, kontrollerit te memorjes, baferit te te dhenave dhe adresave, kontrollerit te paisjeve hyrese dhe dalese, kontrollerit te cach memories dhe Bus-ave me shpejtesi te lart te njohur si Bus Universal Serik (USB).
    Ne pllake amė mund te kete edhe qarqe tjera qe i kane te inkorporuara kontrolleret per rrjete, per video dhe audio adapter. Nje pllake amė i ka vendet ne te cilat montohen procesori, modulet memorike dhe adapteret e ndryshem. Keto pika kontakti paraqesin vendet ku fillojne dhe perfundojne disa nga Bus-at e pllakes amė. Po ashtu ne pllaken amė jane vendet ku lidhen kabllot e disqeve, disketave, porteve serike dhe paralele etj., pastaj portet e tastieres, mausit, karteles grafike, karteles se rrjetit etj.



    NJĖSIA QENDRORE - MIKROPROCESORI


    Mikroprocesori eshte komponenta kryesore e ēdo kompjuteri. Mikroprocesori perbehet prej njesive kontrolluese, njesise artimetiko-logjike dhe regjistrave.
    Bartja e te dhenave prej nje komponente kryhet permes linjave Bus.
    Njesia artimetiko-logjikekryen te gjitha operacionet matematikore dhe logjike ne kompjuter. Njesia kontrolluese eshte pergjegjese per kontrollin e punes se procesorit, sjelljen dhe dekodimin e instruksioneve dhe komunikimin e komponenteve te procesorit. Bus-i eshte grup linjash te cilat sherbejne te transportohen te dhenat, adresat e lokacioneve memorike dhe sinjalet kontrolluese nga nje pjese e mikroprocesorit ne tjetren. Regjistrat jane memorie interne e mikroprocesorit. Sherbejne qe ne tė te ruhen instruksionet,
    operandet e instruksioneve dhe rezultatet e operacioneve te kryera me operande. Regjistrat mund te kene gjatesi te ndryshme. Sa me te ghate regjistrat, aq me te nderlikuar mund te jene instruksionet te cilat ekzekutohen. Procesoret punojne me te dhena te organizuara ne blloqe
    8 bitshe ose 1 byte-she. 1 bajt paraqet 8 bita. Procesoret e sotem punojne me fjale 4 bajteshe (32 biteshe) ose 8 bajteshe (64 biteshe).Gjatesia e fjales se procesorit tregon me sa bita procesori mund te manipuloj ne nje takt.(nje shkronje e ruajtur ne Notepad ben 1 byte, d.m.th. sa shkronja aq byte, kuptohet edhe hapsirat llogariten). I gjithe mikroprocesori eshte ndertuar nga nje cope e materialit gjysemperques. Komponentet ndertuese te mikroprocesorit jane tranzistoret.
    Tranzistoret jane komponente elektronike te cilat ne mikroprocesor ruajne gjendjen 0 ose 1. Procesoret modern kane disa miliona tranzistore. Ne treg ka procesore te prodhuesve te ndryshem me cilesi te ndryshme. Kompjuteret personal perdorin kryesisht procesor te familjes Pentium dhe procesor Athlon.
    Procesoret punojne ne frekuenca te ndryshme te punes p.sh. procesori Pentium 4 i prodhuesit Intel punon ne frekuence mbi 2GHz.


    MEMORIA


    Memoria e kompjuterit mund te perbehet prej moduleve te ndryshme memorike me cilesi te ndryshme te punesdhe organizem te ndryshem.
    Memoria operative - RAM. Kur flitet per memorien e kompjuteritme se shpeshti mendohet ne memorien e cila i ruan perkohesisht te dhenat dhe instruksionet derisa kompjuteri eshte duke punuar.
    Kur te nderprehet furnizimi ne kompjuter permbajtja e momories fshihet. Kjo memorie ose kujtese quhet memorie operative.
    Shprehja tjeter qe shpesh perdoret per memorien operative te kompjuterir eshte RAM. RAM eshte shkurtes per Random Access Memory qe do te thote: Memorie me qasje te rastesishme. E rastesishme ne kete rast do te thote se procesori mund te lexoje ose shkruajte dhenat dhe instruksionet ne cilindo lokacion memorik. Ndryshe nga RAM-i ka organizime te memories ku te dhenat regjistrohen ose lexohen vetem sipas nje renditje te caktuar.
    Teknologjit te cilat perdoren sot per prodhimin e RAM memories njihen me emra si: DRAM, SDRAM, DDRAM etj. Te gjitha keto teknologji paraqesin variacione te RAM-it dinamik ose DRAM-et. Bartesi i informates te ky lloj i memories eshte kondenzatori mikroskopik i cili ne bashkepunim me tranzistor te permasave mikroskopike ruan nje bit te informates. Kur kondenzatori eshte i mbushur ai ruan nje vleren 1, kur eshte i zbrazur, vleren zero 0. Ky kondenzator nuk e ruan ngarkesen e vet pa kufi, por vetem disa pjese te sekondes. Per te evituar zbrazjen e kondenzatoreve qe ruajn vleren 1
    duhet te behet freskimi i ngarkeses se tyre. Ky operacion quhet freskim. Freskimi ngadalson punen e memories, por eshte e nevojshme per ruajtjen e informatave ne kondenzator. Memoriet te cilat nuk kane nevoje te freskohen jane memorie statike RAM ose SDRAM. Bartesi i informates ketu jane vetem tranzistoret. Keto memorie jane me te shpejta dhe me te shtrenjta.
    Shprehja statike ne emertimin e tyre ka kuptimin se gjendja e tyre 1 ose 0 nuk nderron vetvetiu per shkak te zbrasjes se kondenzatorit, por vetem per shkak te impulsit te jashtem.


    MEMORIA VETEM PER LEXIM - ROM


    ROM (read only memory - Memorie vetem per lexim) eshte memorie permbajtaja e te ciles nuk mund te nderrohet. Njehere e regjistruar me proces specifik gjate prodhimit te saj permbajtja e kesaj memorie vetem mund te lexohet. Permbajtja e kesaj memorie nuk fshihet kur nderprehet rryma. Per kete arsye keto memorie perdoren per ruajtjen e informatave te nevojshme per startimin e kompjuterit. Ne kompjuter personal ROM-i perdoret per ruajtjen
    e BIOS-it (BIOS ang. Basic Input Output System - Sistemi themelor hyres- dales) i cili permban te dhenat konfiguruese te sistemit kompjuterik.
    Ne pergjithesi ROM memorietperdoren edhe ne shume paisje te tjeraku te dhenat dhe instruksionet e nje perpunimi jane gjithmone te njejta.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Erdi; 31-05-2009 mė 10:11 PM.

  2. #2
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    KARTELA GRAFIKE


    Kartela grafike luan rol te rendesishem ne nje kompjuter. Ajo e merr informaten digjitale qe e prodhon kompjuteri dhe e nderron ne imazh te cilin njeriu mund ta sheh. ne shumicen e kompjutereve kartela grafike e shendrron informaten digjitale ne informate analoge e cila prezentohet ne monitor. Peerjashtim jane monitoret me kristal te lengshem (Liquid Crystal Display, LCD) te te cliet informata mbete ne forme digjitale. Nese shikohet me kujdes monitori i ndonje kompjuteri personal do te dalloni pika me ngjyra te ndryshme.
    Keto pika mund te kene 16.8 milion ngjyra te ndryshme. Syri i njeriut mund te dalloj rreth 10 milion ngjyra keshtu qe ky numer i ngjyrave eshte i mjaftueshem. Funksioni i karteles grafike eshte te krijoj sinjalet te cilat e paraqesin imazhinne ekran. Kartela grafikeeshte nje pllakė e cila perbehet nga disa komponente te cilat kryejn nje pjese te punes per paraqitjen e imazhit ne ekran.
    Kartelat moderne grafike perbehen nga:
    Procesori i grafikes i cili mund te jete koprocesor grafik, acelerator grafik ose bafer i kornizes.
    Koprocesori grafik eshte mikroprocesor i fuqishem i cili eshte i optimizuar per operacionet grafike. Ai i kryen i pavarur nga procesi i kompjuterit te gjitha operacionet grafike. Percaktimin se cilat operacione do te kryhen ne koprocesorin grafik e bene nje pjese e sistemit operativ, nje program i quajtur ngases (driver) i karteles grafike i cili te gjitha operacionet grafike ia gergon koprocesorit menjeher.
    Akcelatori grafik i kryen operacionet grafike ne baze te instruksioneve qe ia jep procesori kompjuterit. Procesori i kompjuterit i ndane operacionet grafike dhe ia dergon akcelatorit se bashku me udhezimet si kryhen operacionet grafike.
    Baferi i kornizes vetem kontrollon permbajtjen e memories se karteles dhe e dergon her pas here ne konvertorin digjitalo-analog. Jane shume te rralle ne kompjuteret e sotem. Memoria ruan informaten per ngjyre per secilin piksell. Kjo memorie eshte RAM memoria e cila ka mundesi qe njekohesisht ne nje lokacion te saj te shkruhet, ndersa nga tjetri te lexohen te dhenat (ang. Dual port, me dy porte).
    BIOS-i i karteles grafike e ka te njejtin rol si BIOS-i i pllakes amė. Ai permban informatat
    inicializuese te karteles dhe informatat per lidhjet e komponenteve ne kartele.
    Konvertori digjitalo-analog (ang. Digitalo-to-analog converter) i njohur edhe si RAMDAC,
    per arsye se i merr drejtperdrejte nga RAM-i te dhenat digjitale te cilat i shendrron ne informat analoge. Cilesia e fotografis ne ekran ne mase te madhe varet nga shpejtesia e punes se RAMDAC-ut. Konektori i karteles eshte i njohur si VGA konektor. Konektori ka 15 kontakte. Kartela grafike vendoset ne portin grafik te shpejtuar ose AGP (ang. Accelerated Graphic Port, AGP). Shpejtesia e portit dhe qasja e drejtperdrejt ne memorie ia mundesojne koprocesorit ne kartele grafike te qaset memories kryesore pa e
    penguar punen e procesorit ne kartele grafike ti qaset memories kryesore pa e penguar punen e procesorit te kompjuterit.


    MONITORI


    Monitori sherben qe te dhenat e perpunuara nga procesori dhe te pergaditura nga kartela grafike t'ia paraqet perdoruesit te kompjuterit. Shumica e monitoreve te kompjutereve perdorin gypin katodik (ang. Cathode Ray Tube, CRT) e portative perdorin monitor me kristal te lengshem te njohur si LCD monitor. Monitoret e sotem mund te perkrahin standardin UXGA, do te thote jane ne gjendje te reprodukojne 16.8 milion ngjyra me rezolacion 1600x1200 piksele. Rezolacioni dhe numri i ngjyrave qe do te paraqiten do te varet nga sasia e memories se karteles grafike. Ekzistojne disa standarde qe mbeshteten ne numrin e ngjyrave dhe ne numrin e pikseleve qe mund te reduktohen. Keto standarde jane: "CGA, EGA, VGA, SVGA, XGA, UXGA".
    Tri standardet e para gati nuk implementohen mė nė kartelen grafike dhe monitor kompjuterik. Raporti H/V tregon raportin e gjeresise dhe lartesise se monitorit. Si te televizoret edhe te monitoret me i perhapuri eshte raporti 4/3. Raporti tjeter eshte 16/9,
    i cili eshte me i rralle te monitoret e kompjuterit. Siperfaqja e sikueshme eshte ajo e imazhit qe shihet. Shprehet me gjatesine e diagonales se monitorit. Ajo eshte zakonisht me e vogel sa vlera e diagonales e deklaruar nga prodhuesi. Vlera tipike jane: 12, 14,15, 17,21 inē(1 inē = 25.4mm).
    Hapsira mes pikselave (Dot Pitch) eshte parameter i cilesise se monitorit. Sa me e vogel te jete kjo vlere me i mire eshte monitori dhe mund te perkrah rezolacion me te lart.
    Monitoret dhe kartelat grafike te sotem perkrahin 24 bite per definimin e ngjyres. 24 bitet
    jane ndare nga 8 per tri ngjyra, te kalterten, te kuqen dhe te gjelbren. Me 24 bita mund te paraqiten 2 thye per 24 = 16,777,216 ngjyra. Ky numer i ngjyrave njihet si standard
    True Color. Monitoret perkrahin edhe 32 bite per ngjyre qe perbehen nga 24 bite te ngjyres dhe 8 bite per efekte te ndryshme.
    Rezolacioni maksimal i referohet numrit me te madhe te pikave te ngjyres ose pikselave qe mund te paraqiten.

  3. #3
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    shume faleminderit per keto informacione....

  4. #4
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    TASTIERA


    Njesia e kompjuterir me te cilen me se pari kemi kontakt eshte tastiera. Permes saj perdoruesi i fut informatat qe ka ne kompjuter. Tastiera ne fakt eshte varg nderpresish gjendjen e te cilave e kontrollon nje mikroprocesor. Procesori brenda tastiers duhet te percaktoj cili tast eshte shtypur, sa eshte mbajtur i shtypur dhe me qfar shpejtesi karakteri duhet percillet ne procesorin e kompjuterit. Nen tastet e tastieres ndodhet matrica e tasteve e cila paraqet nje koleksion te nderprerseve te hapur. Kur te shtypet tasti ky nderpreres mbyllet. Kete ndryshim te gjendjes duhet te dedektoj mikroprocesori
    i tastieres dhe te percaktoj poziten ne matric te nderprersit te mbyllur.
    Mikroprocesori duhet te dedektoj rastin kur tasti mbahet i shtypur nje kohe me te gjate dhe te mundesoj percjelljen korrekte te simboleve te shtypura. Gjate perdorimit te tastieres mikroprocesori ne tastier analizon matricen dhe percakton cilat karaktere duhet ti dergoj ne kompjuter. Keto karaktere ruhen ne nje bafer 16 bajtesh. Nga bafer-i keto te dhena dergohen permes kabllos ose lidhjes pa tel ne kompjuter. Ne anen e kundert te kabllos te tastieres, ne anen e kompjuterit, ndodhet kontrolleri i tastieres, i cili ia percjelle keto te dhena per perpunim te metejme sistemit operativ. Ne kete rast sistemi operativ kontrollon a eshte fjala per ndonje sekuence sistemore te karaktereve siq eshte
    p.sh. Ctrl+Alt+Del qe shkakton resetimin e kompjuterit. Nese nuk eshte, ky varg i karaktereve i percillet aplikacioni aktiv qe mund te jete ta zeme Word-i i cili kontrollon rrjedhen e pranuar. Nese eshte fjala per sekuencen Ctrl+S, ateher Wordi e ruan permbajtjen e dokumentit. Kjo procedur perseritet me shtypjen e secilit tast te tastieres.


    MAUSE


    Mausi eshte njera nder njesite me te prdorurara te kompjuterit. Sa here qe deshirojme te pozicionohemi ne ndonje objekt te treguar ne monitor, te zgjedhim ose te zhvendosim ndonje objekt, mausi hyn ne pune. Funksioni i mausit eshte te transmetoj levizjet e e dores se perdorusit ne sinjale te cilat kompjuteri i kupton. Mausi perbehet prej disa komponenteve: Topi, 2 disqe te pozites, diodat me drite infrakuqe, sensoret e drites infrakuqe, dy ose tre mikrondares dhe qarku elektronik i cili mund te jete edhe nje mikroprocesor.
    Kur mausi zhvendoset neper siperfaqen prekese, levizet topi ne brendesi. Levizja e topit percillet permes rrotave te lidhura ne te njejtin bosht me disqet me vrima. Ne disa konstruksione nuk kemi rrota, por topi prek vetem boshtin e disqeve. Njeri prej disqeve sherben per te definuar poziten e mausit ne drejtimin X, tjetri ne drejtimin Y. Ne njeren ane te diskut eshte led dioda e cila emeton drite infrakuqe. Disku i ka vrimat te cilat e nderprejne driten dhe dioda dhe ajo pastaj keshtu e nderprere arrin si varg i impulseve te drites ne sensorin ne anen tjeter te diskut. Shpejtesia me te cilen arrijne impulset e drites ne sensor, percakton shpejtesin e levizjes se mausit e me kete edhe distancen qe kalon. Impulset e pranuara te drites ne sensor shendrrohen ne te dhena binare, 0 dhe 1-sha, te cilat kompjuteri i kupton. Shtypja e ndonjerit nga tastet e mausit percillet me mikrondaresin perkates nėn tė. Impulsi elektrik i krijuar po ashtu kodohet ne nje varg te bitave qe percillen ne kopjuter. Bartja e te dhenave behet me kabllo ose me lidhje pa tel.
    Mausi optik nuk perdor topin dhe disqet per percjellje ne pozite, por per ta kryer kete funksion perdor nje kamer e cila merr 1500 fotografi ne second. Mausi ka nje diode e cila emeton driten e cila e reflektuar nga siperfaqja vie ne nje CMOS sensor. Sensori e percjelle seclin imazh ne procesorin per perpunim te sinjaleve. Mikroprocesori i dedekton ndryshimet ne imazhet e njepasnjeshem
    qe i arrijne edhe ne kete menyre e leviz kursorin ne baze te kesaj informate.

  5. #5
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    HARD DISK



    Hard disk eshte paisje qe sherben per ruajtjen e sasive te medha te te dhenave qe duhet tu qasemi shpejt. Te dhenat qe ruhen ne disk nuk fshihen kur nderprehet furnizimmi i diskut. Disku perbehet prej nje ose me shume pllakash nga alumini ose qelqi mbi te cilen eshte i vendosur materiali magnetik. Materiali magnetik eshte bartes i informates. Materiali magnetik eshte i pershtatshem per ruajtjen e te dhenave per arsye se ato mund te shkruhen, lexohen dhe fshihen lehte. Koha e ruajtjes se informatave ne mediumet magnetike eshte e gjate. Dendesia e te dhenave qe ruhen ne disk eshte shume e madhe. Perparsia tjeter e disqeve eshte mundesia qe cilesdo informate te vendosur kudo ne disk mund ti qasemine cilindo qast, per kohe shume te shkurter, qe nuk
    eshte rasti me mediumet tjera magnetike siq jane p.sh. shiritat magnetik te te cilet shiriti
    magnetik duhet te mbeshtillet perpara ose prapa derisa informata arrin nen koken per lexim dhe shkrim. Disqet rrotullohen me shpejtesi 3200 deri 10000 ose me shume rrotullime ne minut. Te disqet koka per lexim dhe shkrim nuk prek mbi materialin magnetik siq eshte rasti te shiritat magnetik, por fluturon mbi tė ne distace mikroskopike. Disku eshte i vendosur ne kuti alumini. Ne njeren ane eshte elektronika e diskut e cila udheheq punen e diskut. Elektronika e diskut eshte pergjegjese per komandimin e motorit dhe kokave te diskut. Ajo po ashtu kontrollon procesin e leximit dhe shkrimit. Pjesa magnetike e diskut perbehet prej pllakave te lidhura ne bosht dhe kokave te diskut te vendosura ne te majt te krahut. ēdo koke per lexim dhe shkrim e ka krahun e vete i cili komandohet nga nje mekanizem preciz. Krahu i kokes se diskut eshte i leht dhe i shpejte. Krahu i diskut mund te leviz prej skaji ne skaj mbi 50 here ne second.
    Te dhenat ne disk jane te vendosura ne rrathe koncentrike ose trase (ang. Track) te cilat jane ndare ne sektore. Perkufizimi i rratheve dhe i sektoreve ne pllaken e diskut behet me proceduren e njohur si formatizim i nivelit te ulet. Formatizimi i nivelit te lart krijon strukturat e nevojshme per ruajtjen e te dhenave ne fajlla ne disk. Te dhenat ne disk ruhen ne forme te njohur si fajll (File). Fajlli eshte koleksion i bajtave qe kane njefar lidhje mes veti. Keta bajta mund te paraqesin nje fajll tekstual, fotografi, program kompjuterik etj. Kur nje program i cili ekzekutohet ne kompjuter paraqet kerkese per te dhenat qe ruhen ne nje fajll, hard disku i merr keto bajta dhe ia dergon procesorit. Cilesia e diskut matet me disa parametra. Me te rendesishmit jane shpejtesia e transferit, koha e kerkimit dhe kapaciteti i diskut. Shpejtesia e trasferit paraqet sasine e te dhenave qe transferohen nga disku ne procesor ne njesi te kohes. Shpejtesia tipike e transferit eshte e rendit disa dhjetra MB ne second. Koha e kerkimit eshte ajo qe kalon prej qastit kur procesori paraqet kerkesen per nje fajll deri te momenti kur bajti i pare i ketij fajlli te mberrije ne procesor. Vlera tipike te kohes se kerkimit eshte 10 deri 20 milisekonda.
    Kapaciteti i diskut paraqet numrin e bajteve qe mund te ruhen ne disk. Madhesia e disqeve tipike ne nje kompjuter personal nderron shume shpejt dhe tani mund te themi se madhesia tipike eshte rreth 80 GB.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pika juaj e dobet !!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-01-2013, 03:32 PM
  2. Shpejtesia e Procesorit (CPU) dhe informacione Hardware
    Nga ReniX nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-01-2011, 04:51 PM
  3. Ushtrime tė shkurta kundėr sheqerit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2009, 10:06 AM
  4. Dy pika loti....
    Nga ruwejda nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-06-2009, 07:18 PM
  5. Rezarta Shkurta, klip me Milicevic
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 12:22 PM