Mė shumė se 38 mijė maturantė kanė dhėnė sot provimin e gjuhės dhe tė letėrsisė, tė parin provim tė detyrueshėm tė Maturės Shtetėrore. Shpėrndarja e testeve ėshtė bėrė sipas grafikut tė caktuar nga Ministria e Arsimit nė tė gjithė vendin, ndėrsa provimi ka zgjatur rreth 2 orė e gjysėm dhe pėrfundoi pak pas mesditės. Nxėnėsit kanė patur pėrpara tezat e pėrbėra prej 25 pyetjesh, 13 prej tė cilave me alternativė dhe 12 me zhvillim.
Sipas zėvendėsministrit tė Arsimit Halit Shamata, provimi i parė ėshtė zhvilluar normalisht dhe ėshtė ndjekur nė shkolla tė ndryshme nga administratorė pra jo mėsues tė sė njejtės shkollė.
Provimi parė i detyruar i Maturės Shtetėrorė Gjuha dhe Letėrsia u zhvillua nė kushte normale dhe pa probleme. Nė kėtė provim kanė marrė pjesė 38.499 maturantė tė cilėt janė testuar nė 7 lloje testesh sipas profileve tė shkollave. Pėr administrimin e provimit janė angazhuar 2500 administratorė tė cilėt tė pėrfshirė nė proces bėnė mbikėqyrjen nė 282 mjedise shkollore tė pėrzgjedhura mė parė nga drejtoritė rajonale arsimore- theksoi Shamata nė fjalėn e tij gjatė njė konference pėr shtyp.
Testet pritet tė korrigjohen brenda 10 ditėsh nė 4 qendra nė Shkodėr, Tiranė, Fier edhe Elbasan, ndėrsa ministria nė faqen e saj nė internet do tė publokojė censin e provimit me pėrgjigjet e sakta. (burimi-balkanweb)