Receta Gatimi

Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Wink Mashtruesit mė tė mėdhenj nė histori

    Njeriu, i cili falsifikoi ekuivalentin e tre miliardė sterlinash nė njė komplot nazist pėr tė pėrmbysur ekonominė britanike gjatė Luftės II Botėrore, ka qenė i ftuar nga Banka e Anglisė kėtė javė pėr tė inspektuar njė prej kartėmonedhave qė ka falsifikuar. Adolf Burger, 91 vjeē, njė hebre sllovak, i cili u detyrua tė kryente falsifikime thuajse perfekte nė njė kamp pėrqendrimi, pasi e inspektoi nga afėr bankėnotėn e pranoi se e kishte falsifikuar ai. Adolf Burger, falsifikatori i parė i ftuar nė njė bankė, tha pėr gazetėn britanike “The Times” se ai dhe tė burgosurit e tjerė i kishin shėnjuar bankėnotat e falsifikuara nė njė mėnyrė qė shpresonin se do ishte e dallueshme pėr Bankėn e Anglisė, por s’do vihej re nga nazistėt.

    Burger ndihmoi pėr krijimin e 135 milionė stėrlinash false, sot ekuivalente me tre miliardė sterlina. Agjentėt gjermanė i futėn nė gjithė Evropėn dhe kishte plane pėr tė stabilizuar paundin. Tipografi, gruaja e tė cilit, Gisela u ekzekutua nė dhomat e gazit nė Birkenau, i mbijetoi Auzhvicit dhe Birkenaut pėrpara se tė dėrgohej nė Sashenshausen pėr tė falsifikuar. Aty bashkė me njė grup tė dėnuarėsh tė tjerė ishin tė detyruar tė falsifikonin bankėnotat. Historia u adoptua pėr krijimin e filmit “The counterfeiters” dhe fitoi ēmim “Oscar” si filmi mė i mirė i huaj vitin e kaluar. Falsifikatorėt dhe mashtruesit janė kthyer shpesh herė subjekt filmash, duke paraqitur skenare interesante. Victor Lustig pėr shembull ka shitur kullėn “Eiffel” pėr hekur; falsifikatori i famshėm Frank Abagnale ka bėrė histori me falsifikimet e tij; Christopher Rocancourt, jetimi i braktisur nga prindėrit alkoolistė, bėri para duke u shtirur si aristokrat i familjes Rockfeller; Ferdinand Demara “ndėrroi” 11 karaktere, duke u hequr si murg, kirurg e deri kryeredaktor. David Hampton kishte fiksim tė mashtronte VIP-at e Hollivudit. Ai filloi duke thėnė se ishte djali i aktorit tė famshėm zezak, Sidney Poitier, e mė pas nuk iu ndante tė famshmėve duke i gėnjyer jashtė ēdo arsyeje. Kush e kujton kėngėn “Girl you knoė it’s true”, do tė ēuditet me grupin e famshėm Milli Vanilli. Dy kėngėtarėt e tij, qė morėn edhe ēmimin “Grammy”, nuk dinin tė kėndonin. Ndėrsa Cassie Chadwick jetoi 8 vjet me njė pusullė qė e kishte shpikur vetė dhe ku kishte falsifikuar firmėn, nė tė cilėn shkruante se industrialisti i famshėm Andrew Carnegie i kishte premtuar 2 milionė dollarė. Akoma mė interesante janė historitė e Mary Baker, “Princeshės” Caraboo nga ishujt Javasu, njė shėrbėtore qė hiqej si princeshė duke u veshur me rroba ekzotike e duke folur njė gjuhė tė pakuptueshme qė e kishte shpikur vetė. Po aq interesante ishte edhe libri i George Psalmanazar, njė njeriu qė pretendonte se kishte gjetur Evropėn.

    Victor Lustig, njeriu qė shiti kullėn “Eiffel”

    Victor Lusting ėshtė mbajtur si njė nga marifetēinjtė mė tė talentuar qė ka jetuar ndonjėherė. Ai jetoi nė vitet 1890-1947 dhe mashtrimi i tij i parė ishte shitja e njė makinerie pėr shtypjen e parave qė nuk punonte pėr 30 mijė dollarė. Nė vitin 1925, ideja madhėshtore e tij pėr tė shitur kullėn “Eiffel” i erdhi ndėrsa lexonte njė gazetė. Nė artikull diskutoheshin problemet qė ishin krijuar pėr qytetin pėr tė mirėmbajtur kullėn e famshme. Kėshtu ai u prezantua si njė zyrtar i qeverisė dhe u dėrgoi gjashtė biznesmenėve tė hekurit njė ftesė pėr tė diskutuar mbi njė ēėshtje tė madhe biznesi. Lusting iu tha biznesmenėve qė riparimi i kullės “Eiffel” ishte aq i vėshtirė saqė qyteti nuk mund ta pėrballonte mė, ndaj do tė shitej pėr hekur. Kėshtu ai ia shiti kullėn “Eiffel” njėrit prej biznesmenėve dhe mori njė tren pėr Vjenė me valixhen plot me para tė thata. Blerėsi ishte aq i poshtėruar nga mashtrimi, saqė i vinte turp qė tė ankohej edhe nė polici. Mė vonė, Lusting e bindi mafiozin e njohur Al Capone, pėr tė investuar 40 mijė dollarė nė njė punė. Ai i mbajti paratė e Capone-s nė njė arkė depozite pėr dy muaj dhe pastaj ia ktheu atij, duke i thėnė se biznesi kishte dėshtuar. Capone-s i bėri pėrshtypje korrektesa e Lusting, ndaj i dhuroi atij 5 mijė dollarė. Pėr Lusting, kjo ishte ajo ēfarė kishte parashikuar. Nė vitin 1907, Lusting mbėrriti nė Shtetet e Bashkuara dhe atje bėri ca yēkla, por fati e braktisi. Ai u arrestua pėr falsifikim parash dhe u ēua nė burgun e famshėm Alcatraz.

    Christopher Rocancourt, “Rockefelleri francez”

    Christophe Thierry Rocancourt ishte njė mashtrues qė hiqej si artist, i cili kishte si objekt tė veprimtarisė sė tij pasanikėt, duke u shtirur si njė anėtar francez i familjes Rockefeller, njė nga mė tė fuqishmet nė botė. Nėna e tij, nė fakt kishte punuar si prostitutė dhe babai ishte njė njeri i alkoolizuar, i cili e ēoi Christopher nė njė jetimore kur ai ishte pesė vjeē. Ai u arratis nga jetimorja dhe shkoi nė Paris, ku stisi mashtrimin e tij tė parė tė madh: u shtir sikur ishte pronari i njė prone, dhe mė pas “e shiti” atė pėr 1.4 milionė dollarė. Mė pas ai shkoi nė Shtetet e Bashkuara, ku pėrdori tė paktėn duzina llagapesh. Nė Los Angeles ai u shtir si njė producent filmash, kampion boksi apo sipėrmarrės kapitalist. Ai thoshte se nėna e tij ishte Sophia Loren, apo se xhaxhallarėt e tij ishin Oscar de la Renta dhe Dino de Laurentiis, dhe se kishte lidhje gjaku me njerėz tė famshėm tė ndryshėm. Ai u martua me modelen e Playboy-it, Pia Reyes, me tė cilėn pati njė djalė qė u quajt Zeus. Ai jetoi pėr njė farė kohe me Mickey Rourke. Nė Kanada, Rocancourt shkroi njė autobiografi nė tė cilėn tallej me viktimat e tij. Nė maj tė vitit 2002, ai u ekstradua nė New York. Ai u deklarua fajtor pėr 3 nga 11 akuza tė ndryshme ku pėrfshihej vjedhja, kontrabanda, marrje ryshfeti dhe dhėnia e dėshmive tė rreme. Mashtrimet e tij “u vlerėsuan” tė paktėn pėr 40 milionė dollarė.

    Frank Abagnale, falsifikatori i filmit “Mė kap nėse mundesh”

    Frank William Abagnale e shtriu “aktivitetin” e tij tė mashtrimit pėr pesė vjet nė vitet ’60. Ai lindi mė 27 prill tė vitit 1948 dhe mashtrimi i tij i parė ishte firmosja e ēeqeve mbi llogarinė e tij, por tejet tė ekzagjeruar. Mė pas ai printoi vetė, pothuajse kopje perfekte tė ēeqeve. Ai mblodhi mbi 40 mijė dollarė, duke printuar numrin e llogarisė nė njė lastėr boshe tė depozitės bankare, dhe iu shtoi atyre tufėn me lastra reale nė bankė. Pėr njė periudhė dyvjeēare, Abagnale u maskua si njė pilot “Frank Williams” pėr tė bėrė xhiro falas rreth e rrotull botės. Mė vonė ai u shtir si pediatėr pėr 11 muaj nė spitalin e Georgia-s, nėn emrin “Frank Williams”. Ai gjithashtu falsifikoi diplomėn e juristit tė Universitetit tė Harvardit, mori provimin e avokatit nė Lousiana dhe zuri punė nė zyrėn e prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Sthetit tė Lousianės. Pėr 5 vjet ai punoi me 8 identitete tė ndryshme, megjithėse pėrdorte mė shumė para tė thata se sa ēeqe, ai kaloi mbi 2.5 milionė dollarė ēeqe tė falsifikuara nė 26 vende. Paratė i shpenzonte pėr t’u shoqėruar me stjuardesa, pėr tė darkuar nė restorante tė shtrenjta, pėr t’u veshur me rroba firmato dhe pėr t’u pėrgatitur pėr mashtrimin e radhės. Filmi “Cathc me if you can” “Mė kap nėse mundesh” ėshtė bazuar nė eksperiencėn e tij. Abagnale, aktualisht drejton “Shoqėrinė Abagnale”, njė kompani kėshillimore financiare ndaj mashtrimeve.

    Ferdinand Demara, Mashtruesi i Madh

    Ferdinand Waldo Demara njihet me pseudonimin “Mashtruesi i Madh”. Ai jetoi nė vitet 1921-1982, duke u shtirur si shumė njerėz, qė nga murgu deri tek kirurg e drejtor burgu. Ai u fut nė ushtrinė amerikane nė vitin 1941 dhe filloi “jetėt” e tij tė reja, duke i marrė borxh emrin shokut tė tij tė ushtrisė, Anthony Ignolia dhe duke u larguar. Mė pas shpiku vetėvrasjen e tij, vendosi njė emėr tjetėr, Robert Linton French, dhe u bė njė psikolog i orientuar nga feja. Por nuk pati shumė fat, ai u kap nga ushtria dhe u dėnua me 18 muaj burg pėr dezertim. Mė pas, ndryshoi shumė karriera pseudo-akademike. Ai ishte, pėrveē tė tjerave, njė inxhinier, zėvendėssherif, asistent i drejtorit tė burgut, psikolog, kirurg, avokat, ekspert pėr kujdesjen e fėmijėve, murg benediktian, kryeredaktor, studiues i sėmundjes sė kancerit dhe mėsues. Njė punė si kjo e fundit, e ēoi nė gjashtė muaj burg. Ai nuk kėrkonte tė mblidhte para me atė ēfarė bėnte, por thjesht respekt tė pėrkohshėm. Akti i tij mė i famshėm ishte kur u shtir si kirurgu Joseph Cyr nė njė anije kanadeze gjatė luftės koreane. Ai ia doli tė kryente operacione tė suksesshme dhe uli numrin e infeksioneve, duke pėrdorur sasi tė mėdha peniciline. Kjo funksionoi derisa nėna e doktorit tė vėrtetė Joseph Cyr e kuptoi dhe raportoi pėr tė. Demara u kthye nė SHBA, ai u bė frymėzimi i filmit tė vitit 1960 “Mashtruesi i Madh” dhe vdiq nė vitin 1982 si njė meshtar baptist.

    David Hampton, “djali” i Sidney Portier

    David Hampton ishte njė artist mashtrues. Ai lindi nė vitin 1964 dhe vdiq nė vitin 2003. Meqė s’kishte mundėsi tė fitonte njė vend nė “Studio 54”, ai u hoq si djali i aktorit tė njohur zezak, Sidney Poitier, dhe papritur u shpall si njeri i famshėm. Hampton e pėrdori “David Poitier”-in pėr tė zhvatur vakte falas nė restorante. Mė pas ai iu qep tė paktėn njė duzine njerėzve qė ta linin atė tė rrinte me ta nė shtėpitė e tyre apo t’i jepnin para, pėrfshirė aktoren e njohur Melanie Griffith, Gary Sinise dhe Calvin Klein. Disa prej tyre, ai u tha se ishte shoku i fėmijėve, disave se sapo kishte humbur avionin pėr nė Los Angeles dhe se kishte gjithė bagazhet me tė, dhe disave u tha se i kishin vjedhur gjithēka. Nė vitin 1983, Hampton u arrestua dhe u dėnua pėr mashtrimet e tij dhe u urdhėrua tė kthente 4.490 dollarėt qė u kishte marrė disa prej viktimave tė tij. Historia e tij u bė pjesė teatri dhe mė vonė film, i titulluar “Gjashtė titujt e ndarjes”. David Hampton vdiq nga Sida nė vitin 2003.

  2. #2
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Si spaska asnje Shqiptare mor burr e!!!

  3. #3
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    shqiptaret jane aq te shkathet saqe nuk kapen, i bejne punet urte e bute.

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Hahahaha ke te drejte Eugjen.

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Shqiptaret dallohen per gjera te tjera si trafik droge e vrasje.

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shqiptaret kane vetem namin se meritat i marrin te tjeret!

    Ishalla nuk na bie rruga te ngaterrohemi me ndonje te tille!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Demi me briret me te medhenj ne bote !!
    Nga labja nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-02-2013, 07:41 AM
  2. 5 tradhtarėt mė tė mėdhenj tė historisė
    Nga Erinaa nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 06:13 PM
  3. Gjinjtė e mėdhenj shokojnė Kinėn
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 08:26 PM
  4. Gjinjtė mė tė mėdhenj nė botė
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 03:43 PM
  5. Qente me te medhenj ne bote!
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 09:51 AM

Etiketat pėr kėtė Temė