Receta Gatimi

Si tė mbroni veten nga produktet kimike tė kozmetikės?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Si tė mbroni veten nga produktet kimike tė kozmetikės?



    Pėr tė krijuar njė imazh sa mė tė pėlqyeshėm dhe tė bukur, sė pari, duhet tė kemi parasysh qė tė jemi tė mirinformuar lidhur me mėnyrėn se si duhet tė mirėmbajmė vetveten.


    Shumė probleme dalin nga amatorizmi nė fushėn e kozmetologjisė, si rrjedhojė e mospasjes sė njė ligji profesional, njė licensė tė ushtrimit tė profesionit pėr tė cilėn duhet tė testohesh si dhe tė krijosh kushtet e sigurisė pėr klientin.





    Disa kėshilla tė domosdoshme dhe praktike se si duhet tė mbrohemi kur jemi tė pranishėm nė njė ambient qė nuk ju pėlqen, ku nuk keni siguri pėr profesionalizmin e kozmetistit. Kozmetologjia ėshtė shkenca qė pėrfshin artin e Parukerisė, Estetikės dhe Dermatologjisė estetike.

    Boja nuk e dėmton flokun

    Sė pari, duhet tė kemi informacionin e duhur pėr shkallėn e profesionalizmit tė parukierit apo estetistit qė zgjedhim. Mė shumė rėndėsi duhet t’i jepet momenteve kur do tė na duhet tė pėrdorim prodhimet kimike siē janė koloret, permanentet, produktet pėr shtrirjen e flokut, shampot e ndryshme, xhel, brilantinė etj.
    Nuk ėshtė e vėrtetė qė kolori e dėmton flokun.




    Mė shumė dėmtimi i tyre vjen nga vetėpėrdorimi jo i saktė dhe pa kriter i produkteve tė caktuara, i produkteve tė ndryshme pėr mirėmbajtjen e flokut ose nė disa raste, nga pakorrektėsia dhe paaftėsia, mungesa e informacionit mbi estetikėn e zbatuar.

    Nga studimet e bėra, struktura e flokut ka njė element tė rėndėsishėm, pigmentin melaninė, i cili prodhon kolor, kėshtu qė depozitimi i kolorit artificial nga njė profesionist brenda rregullave, nuk e dėmton por e pėrmirėson gjendjen e flokut.




    Edhe nė pėrdorimin e bojėrave popullore duhet tė tregoni kujdes sepse koloret qė ekzistojnė, pavarėsisht nga ēmimi, duke mos qėnė nėn njė sistem kontrolli, kanė mungesė produktesh mbrojtėse, dhe ushqyes pėr flokun qė duhet ta kenė nė pėrbėrjen e tyre.

    Si rezultat i mungesės sė cilėsisė sė koloreve, konstatohet njė prishje, dėmtim i strukturės sė flokut. Njė nga bojėrat popullore ėshtė kėnaja





    (Kėna)- ėshtė njė produkt natyral qė preferohet nga shumė persona pasi ėshtė me pėrbėrje organike. Nė pėrdorimin e saj duhet tė tregoni kujdes pasi shkakton tharjen e flokut si dhe krijon zbokth. Si rezultat, shkakton rėnien e flokut. Pėrdorimi i kėnasė, kėshillohet nė flokė tė yndyrshėm, por gjithmonė pasi konstatimi tė bėhet nga specialisti.

    Korrektorėt- Nė shumė raste, pėr kolorimin e flokut , pėrdoren korrektorėt. Korrektorėt janė korrigjues tė kolorit tė flokut dhe pėrdoren nė rastet kur gjatė kolorimit janė bėrė gabime si krijohen vende tė pangjyrosura, apo nuk del ngjyra e kėrkuar. Njė parukier profesionist nuk duhet tė pėrdorė korrektorin nė njė klient tė pėrhershėm, pėr arsye tė dizavantazheve tė pėrdorimit tė tij.

    1. Qėndron shumė pak nė flokė. Pas 1 apo 2 larjeve bie.
    2. Humbet shkėlqimin e flokut dhe e nxjerr atė tė zbehtė.
    3. Dėmton strukturėn e flokut
    4. nuk ėshtė “ kolor”, nuk hyn tek koloret e qėndrueshėm.

    Nėse nė flokun tuaj ėshtė pėrdorur korrektor, ju e vini re shumė shpejt dhe sėrish do tė ktheheni tek profesionisti pėr tė konstatuar problemet me flokun. Nė pėrgjithėsi korrektori pėrdoret tek klientėt qė vijnė vetėm njė herė, siē janė turistėt apo klientėt e rastėsishėm, por lidhur me efektet qė ka nė flok kėshillohet tė evitohet pėrdorimi i tij.

    Formula tė gatshme pėr kolorimin e flokėve nuk ka. Pas konsultimeve me specialistin dhe testimit qė i bėhet llojit tė flokut, atėherė mund tė vendosni tė qetė se cili do tė jetė kolori i flokut tuaj. Koloret profesionale janė tė ndara nė 4 tipe;
    Temporan- aplikohet gjithmonė tek klientėt qė mė parė nuk kanė bėrė kolorime, pra nė flokė natyralė.

    Semipermanente- aplikohet pėr tė provuar kolore tė ndryshme nė tufa tė vogla flokėsh pėr tė parė reagimin e kolorėve tė ndryshėm nė tė njėjtin flok. Dhe pėr tė patur njė siguri 90-100% pėr kolorin qė do tė jetė pėrfundimtar.

    Kuazipermanente- njė kolor qė bėhet pėr tė pėrcaktuar kohėn e operacionit dhe forcėn e produktit qė do tė pėrdoret.
    Permanente: Ėshtė tipi i kolorimit gjatė tė cilit floku ndikohet tėrėsisht nga kolori dhe kolori zgjat nė kohė.

    Nė varėsi tė shkakut pėr tė cilin bėni kolorimin e flokut dhe nė konsultim me parukierin, bėhet dhe pėrzgjedhja e tipit qė do tė pėrdoret. Ajo qė pėrcakton saktė se cili nga tipet e kolorit ėshtė i pėrshtatshėm pėr flokun tuaj ėshtė analiza qė i bėhet flokut. Pėrpara se tė bėni njė operacion kolori , duhet tė kryeni disa teste: 1. Testi i alergjisė.2. Testi i zgjedhjes sė ngjyrės. 3. Testi i elasticitetit dhe porozitetit tė flokut.


    Nga frutat, tek kozmetika

    Vitaminat janė tė dobishme pėr lėkurėn. Pėr tė patur njė lėkurė tė shėndetshme dhe tė bukur, frutat dhe perimet janė tė pasura me vitamina tė cilat ndihmojnė pėr njė lėkurė tė shėndetshme dhe tė freskėt. Nėse doni tė evitoni produktet kozmetologjike tė pėrbėra dhe nga kimikate, ngrėnia e frutave dhe perimeve ėshtė jo mė pak e dobishme pėr lėkurėn tuaj. Pėr tė ditur produktet ushqyese tė duhura, tė cilat kanė ekuilibėr vitaminash, duhet tė merrni mendimin e ekspertėve. Por, cilat janė vitaminat qė kanė prioritet pėr dobishmėrinė e tyre nė ushqyerjen e lėkurės si dhe nė mbrojtjen e saj nga dielli.

    Antioksidantėt: E fillojmė nga vitmina A. betakarotina.
    Betakarotina gjendet tek pjepri, karrotat, tek mishi i peshkut. Gjithashtu tek uji, qumėshti, si dhe kėto tė fundit pėrmbajnė vitaminėn E. Tė tjera vitamina tė rėndėsishme pėr lėkurėn gjenden tek brumėrat, tek perimet vajore dhe tek gjalpi.

    Perimet e gjelbra dhe vajore:

    Perimet e gjelbra dhe me pėrbėrje vajore pėrmbajnė vitaminėn H, specat, patėllxhanėt, lulelakra, domatet etj. Gjithashtu, vitaminėn H e gjejmė tek frutat e detit dhe kivit. Ndėrsa vitaminat H dhe C, gjenden nė shumė bimė vajore.

    Kozmetika dhe vitaminat:


    Vitaminat pėr tė cilat folėm mė sipėr qė ndodhen tek shumica e frutave dhe perimeve tė ngrėnshme, janė pak a shumė ( pa kimikate) esenca bazė e produkteve kozmetike qė pėrdor njė kozmetist, por sekreti ėshtė se ato qėndrojnė tė fshehura nė formulat e kremrave solarė dhe kremrat qė pėrdoren pas djegies sė lėkurės nga dielli. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar se konsumimi i kėtyre vitaminave nėpėrmjet frutave dhe gjellėve tė gatuara me perime, stimulon rigjenerimin e lėkurės nga celulitet.

    Vitamina C mbron organizmin nga proceset oksiduese ndėrsa vitmina A eliminon aciditetin nė stomak dhe nė zorrė si dhe ndihmon nė procesin e hidratimit.



    Burimi:CdoDite.Com

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Faleminderit Kliton.

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Vertet informacion me vlere.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Besoj se ky artikull eshte oksigjen per femrat

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. FALAS key per produktet e NORTON
    Nga TraHaNa nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-04-2018, 07:52 PM
  2. Panasonic sjellė produktet 3D edhe nė Shqipėri
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2010, 10:14 AM
  3. Pesė produktet ushqimore qė ulin kolesterolin
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 11:50 PM
  4. Pesė produktet ushqimore qė ulin kolesterolin
    Nga ardona nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 01:13 AM
  5. Si tė mbroni veten nga rreziku kritik nė 'JavaScript' tė Firefox 3.5
    Nga Kliton nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2009, 01:01 PM

Etiketat pėr kėtė Temė