Receta Gatimi

Portugali-Shqiperi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12
Rezultatet nga 21 deri tek 23 prej 23
  1. #21
    i/e rregjistruar 10% Maska e max77
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    33
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Eh, nuk e vini re,,e njejta kasete luhet ne te gjitha ndeshjet por ne fund si gjithmone ja dalim me vetmohim qe te......humbim,,,,,,ajde te shkuara na qofshin.

  2. #22
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    gjynaf se lujtem mir e meritoshim barazimin,po si gjithmon ne kujtojm se maron ndeshja para kohe si llogarisim shtesat.

  3. #23
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Kuzhe: Enderroj Euro 2012 me Shqiperine




    Humbja ne sekondat e fundit ne debutimin kunder Portugalise i ka lene nje shije te hidhur. Megjithate, Josip Kuzhe ngushellohet me faktin se Shqiperia luajti mire dhe tregoi se ka premisa per te arritur rezultate te mira.
    Kroati 56-vjeēar nuk kerkon te gjeje fajtore per rezultatin 2-1 ne favor te luzitaneve. “Mendoj se ne disa ndeshje, rezultati perfundimtar nuk ka te beje me mentalitetin e futbollisteve shqiptare”, deklaroi ai.
    “Kjo nuk ka lidhje. Edhe ne presim te shenojme ne minutat e fundit dhe te jemi te lumtur”. Impenjimi maksimal perballe yjeve si Kristiano Ronaldo, Deko, Pepe, Karvajo e Bosingua ishte i pritshem. Megjithate, kuqezinjte ndryshojne sjellje ne fushen e lojes ne ndeshjet me ekipet e ashtuquajtura “te vogla”.
    “Ky eshte nje problem dhe mendoj se nuk e ka vetem Shqiperia. eshte ēeshtje e mentalitetit ballkanas. E dija kete situate, por qe prej dites se pare, jam munduar te transmetoj ne skuader mentalitetin fitues. Gjithsesi kjo nuk mund te behet vetem per nje ndeshje”, shpjegoi Kuzhe.
    “Mundohem te sillem si profesionist dhe te krijoj nje atmosfere te mire ne Kombetare. Prej aty lind shpirti konkurrues, qe sjell shpirtin fitues. Nuk ishte diēka qe u be vetem per nje ndeshje. Mendoj se ne skuader ekziston nje atmosfere e mire dhe do te mundohem ta mbaj per ēdo ndeshje. Kjo do te na ndihmoje te rritemi dhe te marrim rezultate. Kam besim se duke zhvilluar potencialin e lojtareve, ne vitet ne vazhdim Shqiperia do te luaje ne evenimentet e medha. endrra ime eshte qe te marr pjese me Shqiperine ne Evropianin e Ukraines dhe Polonise”.

    Ndryshe nga trajneret e tjere, Kuzhe jeton ne Shqiperi: “Une mundohem te jem sa me profesional dhe mendoj se trajneri duhet te qendroje prane skuadres. Jam i gatshem te qendroj dhe te jetoj, te mesoj zakonet e shqiptareve. Gjithashtu dua te fitoj, te kem edhe sukses profesional. Nuk mund te jetoj ne Kroaci dhe t’i marr informacionet prej atje. Doja te jetoja ketu. Keto dhjete dite te para kane qene shume te bukura dhe jam i lumtur qe do te jetoj ketu. Erdha me nje ndjesi shume te mire dhe me shume respekt per kete vend. Ajo qe thashe ka te beje me anen emocionale, por ne anen profesionale e theksoj se kam ardhur te fitoj”.
    Me zgjedhjen eshte pajtuar edhe familja e trajnerit. “Ndjesia? Shume e mire. Pergjithesisht kam punuar ne futboll, por do te kem mundesi ta njoh edhe me mire vendin dhe njerezit. Edhe bashkeshortja ime deshiron te njihet me Shqiperine dhe me ka mbeshtetur shume ne kete zgjedhje. Djali ka biznes dhe nuk vjen dot per nje kohe te gjate. Mund te ndjeke here pas here vetem ndeshjet. Ndersa gruaja deshiron te vije te jetoje ketu. Nuk i duhet te qendroje afer djalit tone, sepse ai eshte i rritur”, perfundoi Kuzhe.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12

Tema tė ngjashme

  1. Microsoft Day nė Shqipėri
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2010, 11:33 PM
  2. Cifti me i ri ne Shqiperi!
    Nga smocking2 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-12-2010, 07:37 PM
  3. Festat ne shqiperi
    Nga mimoza gjonaj nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 10:29 PM
  4. Homoseksualiteti ne Shqiperi!
    Nga smocking2 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:02 PM
  5. Shqiperi
    Nga argjent23 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 11:24 PM

Etiketat pėr kėtė Temė