Jahni pule (per 4 persona)

Permbajtja:

4 racione mish pule ( kofshe ose gjoks),
4 kokrra patate mesatare,
½ Kg presh,
2 tableta koncentrat pule,
kripe.


Gatimi:

1. Qeroni patatet dhe i prini ne kuba (2-3 cm)
2. Prijini preshte ne copa (si patatet)
3. Vendosni perimet dhe mishin ne tenxhere dhe mbusheni me uje derisa te mbulohen plotesisht.
4. Lereni mbi sobe deri sa te zieje.
5. Therrmoni koncentratin dhe hidheni ne perzierje.
6. Shtoni kripe, vereni kapakun dhe e lini te zieje ngadale per 30 min.
7. Nese eshte e nevojshme shtoni me shume uje.
8. Sherbehet e ngrohte dhe shoqerohet me buke dhe gjalp.