Sapo eshte larguar nga Shqiperia, ku ishte i ftuari special i Federates Shqiptare te Futbollit per ndeshjen me Portugaline, Oto Bariē, ka folur per paraqitjen e Kombetares kuqezi.
76-vjeēari, i cili keshilloi institucionin qe drejton sportin me popullor ne vend per emerimin e Josip Kuzhe, ndodhej ne Qemal Stafa, pas afro dy vjetesh. Hera e fundit kur kishte hyre ne stadiumin me te madh shqiptar, ka qene 17 nentori 2007, ne ndeshjen e humbur 4-2 me Bjellorusine. Ndersa kater dite me pas, kroati i mirenjohur i dha fund aventures ne stolin kuqezi, pas humbjes turperuese 6-1 ne Rumani. Ndoqa nga afer ndeshjen me Portugaline. Isha ne stadium me njerez qe i vleresoj dhe i dua, deklaroi ish-trajneri i perfaqesueses.
Sipas Bariē, perfaqesuesja luajti mjaft mire perballe nje prej skuadrave me te mira ne kontinent, por ne fund ishte e pafat dhe humbi me rezultatin 2-1. Kuzhe humbi ne debutim? Skuadra shqiptare nuk lejoi per asnje moment qe Kristiano Ronaldo, Deko, Pepe apo Almeida te merrnin fryme! Ata ishin thjesht te pafat ne sekondat e fundit te sfides, shtoi Oto Maksimal.
Ne fund ai ka folur edhe rreth Kombetares kroate, e cila renditet e dyta ne Grupin 6 eliminator te Boterorit 2010, pas Anglise. Me 6 qershor, ata barazuan 2-2 ne fushen e tyre me Ukrainen dhe tashme rrezikojne ta humbasin kete pozicion. Ne gusht Kroacia luan ne fushen e Bjellorusise dhe Bariē ka paralajmeruar skuadren e Slaven Biliē:
Mund te them se aktualisht bjelloruset jane me te rrezikshem se Portugalia. Kur drejtoja Shqiperine ata na munden 4-2 ne fushen tone. Ata dine ta qarkullojne topin dhe jane mjaft te levizshem.