Receta Gatimi

Marsi, planeti qe fsheh ujin nen siperfaqe


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Marsi, planeti qe fsheh ujin nen siperfaqe



    Zbulimi i nje zone ne Mars ku rreth 3.4 miliarde vjet me pare ka ekzistuar nje liqen, ka bere xhiron e botes dhe tashme pritet te komentohet gjate nga shkencetaret qe prej vitesh ia kane kushtuar jeten e tyre studimit te planetit te kuq.


    Ne ate kohe, liqeni zinte nje siperfaqe rreth 195 km katror, por mendohet se arrinte deri ne 212 km katrore. Zbulimi eshte bere nga kerkuesi i Universitetit te Kolorados, Gaetano di Achille dhe eshte publikuar ne revisten “Geophisical Research Letters”. Kjo eshte hera e pare qe shkencetaret kane ne dore provat konkrete se planeti i kuq e ka mirepritur ujin ne forme te lengshme.
    Vendi i liqenit ndodhet ne nje lugine rreth 1300 km, e njohur si lugina “Shalbataba Vallis”. Sipas zbuluesit, ne disa pika te tij, liqeni arrinte deri ne 450 m thellesi dhe furnizohej nga nje lum qe ne Toke e konsiderojme si te dimensioneve normale. Edhe pse prej kohesh mendohej se ne Mars kane ekzistuar dete dhe liqene, kjo eshte prova e pare konkrete, cka hedh nje hap me tej ne “luften” e njeriut per te mesuar sa me shume nga Marsi, planeti me i ngjashem me Token ne sistemin diellor. Pamjet jane marre nga sonda “Mars Reconnaissance Orbiter” nga 300 km lartesi, ndersa ne foto duken qarte konturet e brigjeve te liqenit dhe delta derdhese e lumit.
    “Ka dy shpjegime qe sqarojne zhdukjen e menjehershme te liqenit. Nje eshte ndryshimi i menjehershem klimaterik ose ftohja e menjehershme e klimes cka ka bere qe liqeni te ngrije”, shprehet Gaetano di Achille. Aktualisht, polet e Marsit jane te akullta ndersa akulli ndodhet poshte siperfaqes ne pjeset e tjera te planetit. Nga ana tjeter, shkencetaret mendojne se ne disa kratere te zjarrte ka uje ne forme te lengshme, por sapo del ne siperfaqe ngrin menjehere per shkak te temperaturave shume te uleta.
    Nje tjeter e dhene qe shkencetaret kane eshte se detet ne Mars kane ekzistuar, pasi ne disa pjese bulezat e ujit jane te pranishme dhe kete e ka vertetuar sonda Phoenix. Kjo dukuri shpjegohet me faktin se uji i kripur arrin te qendroje ne gjendje te lengshme edhe nese temperaturat jane shume grade nen zero.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    un mendoj qe ne cdo planet ka pasur jet ne vite perpara

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e aldo24
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Klevi88 Lexo postimin
    un mendoj qe ne cdo planet ka pasur jet ne vite perpara
    Dhe une kshu mendoj.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    pajtohem me mendimin e klevi88

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Planeti i pėrbėrė nga diamantėt (VIDEO)
    Nga labja nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 09:04 PM
  2. Planeti Toke ?
    Nga Erinaa nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2011, 03:01 PM
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 08:44 PM
  4. Zbulon rastėsisht si ta shndėrrojė ujin nė karburant
    Nga tetari nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 10:13 PM
  5. Pas 11 vjetėsh, zbulohet planeti i humbur
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 05:14 PM