Ja 60 centralet berthamore


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12

    Post Ja 60 centralet berthamore

    Receta Gatimi

    Centrali bėrthamor "Penly"
    Vendndodhja: Francė
    Centrali qė pėrbėhet nga dy reaktorė shtrihet 15 kilometra nga qyteti Diepe.
    Nė centralin bėrthamor janė tė punėsuar rreth 670 punonjės dhe ai prodhon rreth 2764 megavat.

    Centrali bėrthamor "Saint-Laurent"
    Vendndodhja: Francė
    Ky central pėrbėhet nga dy reaktorė tė cilėt filluan punėn nė vitin 1983 me njė fuqi prej 900 megavat secili.
    Nė kėtė central janė tė punėsuar 670 punonjės.

    Centrali bėrthamor "Tricastin"
    Vendndodhja: Francė
    Centrali bėrthamor "Tricastin" ėshtė prej vendndodhjeve teknologjike bėrthamore mė tė rėndėsishme nė gjithė botėn dhe ka tė punėsuar mbi pesė mijė punonjės.

    Centrali bėrthamor "High Flux"
    Vendndodhja: Australi
    Ky central ėshtė i pari bėrthamor nė Australi dhe ėshtė ndėrtuar fillimisht pėr testim tė materialeve bėrthamore.
    Ai ėshtė vėnė nė punė fillimisht nė vitin 1960.

    Centrali bėrthamor "Opal"
    Vendndodhja: Australi
    Ky central ėshtė hapur zyrtarisht nė prill tė vitit 2007 nė jug tė Sidneit.
    Kompania argjentinase "INVAP S.E" ėshtė kontraktoja kryesore dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr funksionin e centralit.

    Centrali bėrthamor "Electrabel"
    Vendndodhja: Belgjikė
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga katėr reaktorė me njė prodhim total prej 2800 megavat.
    "Electrabel" furnizon me energji Belgjikėn, Holandėn dhe Gjermaninė.

    Centrali bėrthamor "Biblis"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ky central ėshtė i ndarė nė dy blloqe. Blloku A me fuqi 1200 megavat dhe blloku B me prodhim 130 megavat.
    Nė dhjetor tė vitit 1987 nė njė aksident, pasi njė valvul u hap rastėsishst.
    Ky aksident u bė publik vetėm njė vit mė vonė.

    Centrali bėrthamor "Brokdorf"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ndėrtimi i kėtij centrali bėrthamor nisi nė tetor tė vitit 1986 dhe at vite u pasuan nga protesta tė dhunshme.
    Ky central ka njė prodhim prej 1440 megavat.

    Centrali bėrthamor "Brunsbuttel"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ky central filloi punėn nė vitin 1976 dhe ka njė prodhim prej 806 megavat.
    Nė kuadėr tė projektit tė fazės sė pezullimit tė veprimeve bėrthamore ai do tė dalė jashtė funksionit nė vitin 2009.

    Centrali bėrthamor "Elmsland"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ky central bėrthamor ėshtė i pėrbėrė nga 193 elementė lėndėsh dejgėse duke arritur njė peshė themelorė prej 103 tonėsh.
    Ky central mendohet sė ėshtė njė prej mė tė sigurtėve nė Gjermani.

    Centrali bėrthamor "Grafenrheinfeld"
    Vendndodhja: Gjermani
    Puna pėr ndėrtimin e kėtij centrali ka filluar nė vitin 1974 dhe aktualisht ėshtė i treti mė i madh nė Gjermani.
    Prodhimi neto i centralit ėshtė 1345 megavat.

    Centrali bėrthamor "Grohnde"
    Vendndodhja: Gjermani
    Nga viti 1985-1990 dhe nė vitin 1998 ky central prodhonte sasinė mė tė madhe tė elektricitetit pėr vit nė botė.
    Nga lėndėt ky central pėrdor ėshtė uraniumi i pasuruar.

    Centrali bėrthamor "Gundremmingen"
    Vendndodhja: Gjermani
    Aktualisht ky central bėrthamor ka nė punė dy njėsi vepruese. Njėsia A u dėmtua nė mėnyrė maksimale gjatė njė aksidenti kur temperatura arriti 80 gradė celsius.
    Qė atėherė u ndėrtua njėsia B dhe C.

    Centrali bėrthamor "Krummel"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ky central ka filluar punėn nė vitin 1983 dhe prodhimi i tij arrin 1401 megavat.
    Nė qershor tė kėtij viti njė qark i shkurtėr shkaktoi njė zjarr nė transformator duke e bėrė tė detyrueshme mbylljen.

    Centrali bėrthamor "Philippsburg"
    Vendndodhja: Gjermani
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga dy njėsi, e para "BWR" dhe e dyta "PWR".
    Pezullimi i dy njėsive do tė ndodhė pėrkatėsisht nė vitin 2011 dhe vitin 2017.

    Centrali bėrthamor "Unterwesser"
    Vendndodhja: Gjermani
    Kur ky central filloi punėn, ai ishte reaktori mė i madh bėrthamor nė botė.
    Nė vitin 2004, sipas analizave ai lėshonte nė ajėr njė sasi tė konsiderueshme ndotjeje bėrthamore.

    Centrali bėrthamor "Paks"
    Vendndodhja: Hungari
    Ky central i pėrbėrė nga katėr reaktorė prodhon mė shumė se 40 pėrqind tė elektricitetit tė prodhuar nė vend.
    Atij i ėshtė instaluar njė sistem pastrimi pasi vitet e kaluara ka pasur probleme me lėndė tė oksidit tė hekurit.

    Centrali bėrthamor "Tarapur"
    Vendndodhja: Indi
    Ky central ėshtė ndėrtuar fillimisht nga kompanitė amerikane "Bechtel" dhe "GE".
    Centrali me njė fuqi 320 megavat ėshtė i pėrbėrė nga dy reaktorė tė pėrpunimit tė ujit.

    Centrali bėrthamor "Madras"
    Vendndodhja: Indi
    Ky ėshtė centrali i parė bėrthamor i Indisė i ndėrtuar plotėsisht nga vetė vendi.
    Ėshtė i pėrbėrė nga dy njėsi me njė kapacitet 170 megavat secili.
    Centrali bėrthamor "Kakrapar"
    Vendndodhja: Indi
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga dy reaktorė KAPS-1 dhe KAPS-2.
    KAPS-1 pėsoi probleme nė vitin 1992 dhe rifilloi prodhimin e elektricitetit nė vitin 1993.
    KAPS-2 gjithashtu pėsoi dėme nė vitin '95 por rifilloi punėn pak kohė mė vonė.

    Centrali bėrthamor "Kaiga"
    Vendndodhja: Indi
    Ky central ėshtė nė funksion qė prej vitit 2000 dhe operohet nga Korporata e Energjisė Bėrthamore tė Indisė.
    Ai ėshtė i pėrbėrė nga katėr njėsi, njėra prej tė cilave ėshtė akoma nė ndėrtim.

    Centrali bėrthamor "Koodankulam"
    Vendndodhja: Indi
    Ky central bėrthamor ėshtė aktualisht nė ndėrtim dhe kostoja e tij mendohet tė jetė tre miliardė dollarė.
    Ndėrkohė qė njėsia e parė mund tė vihet nė punė shumė shpejt, njėsia e dytė do tė fillojė punėn nė vitin 2009.

    Centrali bėrthamor "Fukushima"
    Vendndodhja: Japoni
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga tetė njėsi tė ndara nė zonėn ku ndodhet.
    "Fukushima" ėshtė njė prej centraleve mė tė mėdha nė botė.

    Centrali bėrthamor "Cernavoda"
    Vendndodhja: Rumani
    Ky ėshtė centrali i vetėm bėrthamor nė Rumani. Ai prodhon rreth 20 pėrqind tė elektricitetit tė vendit.
    Ai ėshtė i pėrbėrė nga dy njėsi dhe ėshtė projektuar nė Kanada nė vitin 1980 gjatė periudhės sė komunizmit.

    Centrali bėrthamor "Beloyarsk"
    Vendndodhja: Rusi
    Ky central ėshtė i pari qė ka vėnė nė veprim reaktorė tė moderuar grafiti pėr tė prodhuar energji elektrike.
    Dy reaktorėt e parė u mbyllėn nė vitin 1983 dhe 1989 dhe sot funksionon vetėm njė reaktor.

    Centrali bėrthamor "Bohunice"
    Vendndodhja: Sllovaki
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga dy impiante, tė cilėt gjithashtu janė tė pėrbėrė nga dy njėsi.
    Pėr ndėrtimin e tyre nė vitet '80 u pėrdor modeli i pėrhapur nė atė kohė, ai sovjetik.

    Centrali bėrthamor "Mochovce"
    Vendndodhja: Sllovaki
    Njėsitė e kėtij centrali u caktua qė tė viheshin nė punė nė vitin 1998 dhe 1999. Kjo shkaktoi protesta nė Austri, vendi fqinj qė kundėrshton me forcė pėrdorimin e energjisė bėrthamore nė pėrgjithėsi.

    Centrali bėrthamor "Krsko"
    Vendndodhja: Slloveni
    Ky central e filloi punėn nė janar tė vitit 1983. Ai u ndėrtua si ndėrmarrje e pėrbashkėt e Sllovenisė dhe Kroacisė, nė atė kohė vende pėrbėrėse tė Jugosllavisė.

    Centrali bėrthamor "Jose Cabrera"
    Vendndodhja: Spanjė
    Ky central ėshtė i pozicionuar rreth 70 kilometra nė lindje tė kryeqytetit spanjoll, Madridit.
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga njė reaktor i vetėm, i cili u shpėrbė nė vitin 2006.

    Centrali bėrthamor "Beznau"
    Vendndodhja: Zvicėr
    Ky central ėshtė i pari nė Zvicėr dhe ėshtė i pėrbėrė nga dy reaktorė identikė.
    Ai filloi punėn nė vitin 1957 dhe nė vitin 19654 u vendos qė tė pajisesj me opsionin bėrthamor.

    Centrali bėrthamor "Chernobyl"
    Vendndodhja: Ukrainė
    Ky ėshtė centrali bėrthamor famėkeq qė shkaktoi aksidentin mė tė rėndė nė historinė bėrthamore nė vitin 1986, shpėrthimin e Ēernobilit.
    Pėr shkak tė kėrkesės sė lartė pėr energji ai vazhdoi tė punonte deri nė vitin 2000.

    Centrali bėrthamor "Harlepool"
    Vendndodhja: Angli
    Ky central bėrthamor ėshtė pėrdor njė reaktor tė avancuar tė tipit AGR.
    Centrali prodhon energji elektrike pėr rreth 3 pėrqind tė popullsisė sė Britanisė sė Madhe.

    Centrali bėrthamor "James A. Fitzpatrick"
    Vendndodhja: SHBA
    Ky central ėshtė i pozicionuar pranė bregut tė lumit Ontario, Nju Jork. Ai ka njė reaktor tė "General Electric".
    Nė zonėn ku ndodhet ai janė gjithashtu edhe dy njėsi tė tjera tė "Nine Mile Point Nuclear Generating Station"

    Centrali bėrthamor "Peach Bottom"
    Vendndodhja: SHBA
    Projekti pėr ndėrtimin e kėtij centrali filloi nė vitin 1958, njė vit pasi kishte filluar punė centrali i parė bėrthamor nė SHBA (Shippingport Reactor".

    Centrali bėrthamor "Nine Mile
    Vendndodhja: SHBA
    Ky njėsitė e kėtij centrali filluan punėn nė vitin 1969 dhe secila ka njė kapacitet prej 609 megavat.
    Nė tetor tė vitit tė kaluar ky central mori njė licencė tė re duke e zgjatur dhe 20 vite tė tjera prodhimin.

    Centrali bėrthamor "Three Mile Island"
    Vendndodhja: SHBA
    Ky central ėshtė i pozicionuar nė ishullin "Three Mile Island", Pensilvani.
    Ai njihet pėr aksidentin mė tė rėndė bėrthamor qė ka ndodhur nė SHBA nė vitin 1979.

    Centrali bėrthamor "Ignalina"
    Vendndodhja: Lituani
    Ky central ka marrė emrin e qytetit, pranė tė cilit ndodhet, Ignalina.
    Centrali ėshtė i pėrbėrė nga dy reaktorė tė njėjtė me ato tė Ēernobilit ndaj Bashkimi Evropian insiston pėr mbylljen e tyre.

    Centrali bėrthamor "Laguna Verde"
    Vendndodhja: Meksikė
    Ky central ėshtė i vetmi nė vend dhe prodhon 4.2 pėrqind tė elektricitetit nė vend.
    Centrali pėrbėhet nga dy reaktorė, tė cilėt qė prodhojnė 682.5 reaktorė secili.

    Centrali bėrthamor "Borssele"
    Vendndodhja: Holandė
    Ky ėshtė centrali i vetėm bėrthamor, i cili ėshtė nė funksion akoma pėr gjenerimin e elektricitetit nė Holandė
    Prodhim i kėtij centrali arrin nė 485 megavat.

    entrali bėrthamor "Vandellos"
    Vendndodhja: Spanjė
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga dy njėsi, njėra e projektuar nė Francė. Kjo njėsi ėshtė mbyllur nė vitin 1990 pas njė zjarri, ndėrkohė qė mbetet nė punė njėsia tjetėr.

  2. #2
    Il CaTuNaRiO Anėtar Nderi Maska e eugjeni
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    DURRES
    Postime
    315
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    Centrali bėrthamor "Darlington"
    Vendndodhja: Kanada
    "Darlington" konsiderohet njė prej centralėve bėrthamorė mė tė avancuar nė botė.
    Ai mund tė prodhojė energji pėr njė qytet me 2 milionė banorė.

    Centrali bėrthamor "Gentilly"
    Vendndodhja: Kanada
    "Gentilly" ėshtė i pozicionuar 100 kilometra nė verilindje tė Montrealit.
    Ai ka dy reaktorė bėrthamorė, njėri prej tė cilėve ėshtė nė prag tė mbylljes.
    Centrali bėrthamor "Point Lepreau"
    Ky central ėshtė ndėrtuar nė vitet 1975-1983 nga korporata "NB Power".
    Nė vitin 1990 nė kėtė central ka ndodhur njė aksident, kur tetė punėtorė gėlltitėn ujė tė ndotur, ujė i cili do tė pėrdorej pėr t'u testuar.

    Centrali bėrthamor "Daya Bay"
    Vendndodhja: Kinė
    "Daya Bay" ka dy reaktorė dhe i pari ka filluar tė funksionojė nė vitin 1992, ndėrsa reaktori i dytė mė 1994.
    Ky central bėrthamor pajis me energji njė pjesė tė madhe tė Hong Kongut.
    Centrali bėrthamor "Atucha I"
    Vendndodhja: Argjentinė
    Ndėrtimi i "Atucha I" ka filluar nė vitin 1968 dhe nė vitin 1974 ka filluar tė funksionojė.
    "Atucha I" punon me uranium natyror dhe tė pasuruar dhe prodhon 2.5 pėrqind tė prodhimit tė energjisė nė vend.

    Centrali bėrthamor "The Embalse"
    Vendodhja: Argjentinė
    Ndėrtimi ka filluar nė vitin 1974 ndėrsa puna ka filluar nė vitin 1984.
    Ky central punon me uranium natyror dhe prodhon rreth 4.5 pėrqind tė elektricitetit nė vend.
    Centrali bėrthamor "Metsamor"
    Vendndodhja: Armeni
    "Metsamor" ėshtė ndėrtuar gjatė viteve '70 dhe teknologjia e pėrdorur nė atė kohė nuk ėshtė mė e pranueshėm sipas standardeve moderne.
    "Metsamor" prodhon rreth 40 pėrqind tė elektricitetit tė Armenisė.

    Centrali bėrthamor
    "Angra"
    Vendndodhja: Brazil
    "Angra" pėrbėhet nga dy reaktorė, ndėrkohė qė po punohet pėr t'i bashkangjitur dhe njė tė tretė.
    Kompleksi ėshtė prekur nė mėnyrė periodike nga ērregullimet, mė i madhi nė vitin 2001, kur u derdhėn 150 litra lėndė radioaktive nė oqean.
    Centrali bėrthamor "Kozloduy"
    Vendndodhja: Bullgari
    Centrali i vetėm bėrthamor nė vend, ndodhet pranė lumit Danub, pranė kufirit me Rumaninė.
    I pėrbėrė fillimisht prej gjashtė reaktorėve, katėr prej tyre janė hequr para pranimit tė Bullgarisė nė Bashkimin Evropian.

    Centrali bėrthamor "Bruce"
    Vendndodhja: Kanada
    "Bruce" ėshtė ndėrtuar nga vitit 1970-'87 dhe ėshtė kompleksi mė i madh bėrthamor nė Amerikėn e Veriut pėr sa i pėrket prodhimit.
    Aktualisht ai punon me tetė reaktorė.

    Centrali bėrthamor "Tianėan"
    Vendndodhja: Kinė
    Ky ėshtė centrali bėrthamor mė i madh nė Kinė dhe ndodhet nė bregun e Detit tė Verdhė.
    "Tianwan" pėrbėhet nga dy blloqe, tė cilėt arrijnė secili 1060 megavat.

    Centrali bėrthamor "Temelin"
    Vendndodhja: Ēeki
    Ky central ėshtė nė pronėsi tė shtetit dhe aty janė tė punėsuar me kohė tė plotė rreth njė mijė punonjės.
    Ky central ėshtė hapur nė vitin 1987 me dy reaktorė nga katėr qė ishin planifikuar.

    Centrali bėrthamor "Dukovany"
    Vendndodhja: Ēeki
    Puna pėr ndėrtimin e "Dukovany" filloi nė vitin 1970 kur Ēekosllovakia dhe Bashkimi Sovjetik ratifikuan kontratėn pėr ndėrtimin e tij.
    Nė vitin 1994 pranė centralit ėshtė hapur dhe njė qendėr turistike.

    Centrali bėrthamor "Loviisa"
    Vendndodhja: Finlandė
    Centrali bėrthamor "Loviisa" pėrbėhet nga dy reaktorė dhe me nga njė kapacitet 488 megavat.
    Ai ėshtė pajisur nga kompani amerikane dhe ruse.Centrali bėrthamor "Olkiluoto"
    Vendndodhja: Finlandė
    Ky central bėrthamor ndodhet nė ishullin "Olkiluoto" nė perėndim tė Finlandės.
    Ishulli gjithashtu do tė kthehet nė vendin e derdhjes sė mbetjeve bėrthamore tė Finlandės.

    Centrali bėrthamor "Cruas"
    Vendndodhja: Francė
    Ky central ėshtė i pėrbėrė nga katėr reaktorė qė prodhojnė 900 megavat secili, nė total 3600 megavat.
    Puna pėr ndėrtimin e tij filloi nė vitin 1978 dhe aty janė tė punėsuar 1200 punonjės.

    Centrali bėrthamor
    "Flamanville"
    Vendndodhja: Francė
    Ky central pėrbėhet nga dy reaktorė qė prodhojnė 1300 megavat secili dhe kanė filluar punė nė fund tė viteve '80.
    Centrali "Flamanville" nė vitin 2006 prodhonte 4 pėrqind tė energjisė sė vendit, ndėrkohė qė njė vit mė pas shėnonte 3.3 pėrqind.

    Centrali bėrthamor "Golfech"
    Vendodhja: Francė
    Ky central punon me dy reaktorė qė i pėrkasin modelit francez "P'4".
    Centrali gjithashtu ka dhe dy kulla ftohjeje qė marrin ujė nga lumi Tarn. Ky ujė nuk kthehet mė nė lumė.
    Nė kėtė central janė tė punėsuar 700 punonjės.

    Centrali bėrthamor "Gravelines"
    Vendndodhja: Francė
    Ky central ėshtė i vendosur nė veri tė Francės dhe uji qė shėrben pėr ftohje vjen nga Deti i Veriut.
    Centrali ėshtė i pėrbėrė nga 6 reaktorė bėrthamorė dhe ėshtė centrali i dytė mė i madh nė Evropė.

    Centrali bėrthamor "Paluel"
    Vendndodhja: Francė
    Ky central ėshtė pothuajse 40 kilometra larg qytetit Diepe dhe aty janė tė punėsuar 1250 punonjės.
    Uji merret nga Kanali Anglez dhe prodhimi prej 5528 megavat e bėn njė prej centralėve mė tė mėdhenj nė Francė.

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Bravo Eugjen, faleminderit shume, me te vertete mjaft te nevojshme dhe interesante

  4. #4
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    Franca thyeka rekord per numrin me te madh te centraleve berthamore.

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    Faktikish pa to eshte shume e veshtire te mbash me energji elektrike vende te medha si Franca etj,prandaj e kane te zgjidhur ato problemin e energjise medoj une.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rreziqet ndaj objekteve bėrthamore nga krimi kibernetikė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2010, 06:10 PM
  2. Jashtėtokėsorėt ēaktivizuan raketat bėrthamore britanike dhe amerikane
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2010, 09:53 PM