Nė njė sallon tė automjeteve nė Beverly Hills shitet Veyroni i parė i prodhuar. Sa e ka ēmimin? E po, nėse pyesni, a e dini si thonė: "nuk i keni aq para sa duhet". Nė fakt, shitėsi pėr tė kėrkon 2.399 milionė dollarė, apo me para tona 1.72 milionė euro dhe gjoja ka vetėm 640 kilometra tė kaluara.
Duke marrė parasysh se pėr njė Veyron tė ri duhet tė ndahen rreth njė milionė euro, pronari qartazi dėshiron tė fitojė bukur majmė. Po tė mos kjo farė krize ai do tia vendoste ēmimin edhe mė tė lartė pėr modelin e parė tė 300 tė modeleve tė para tė prodhuara. Nė fakt, aq edhe ėshtė kufizuar seria kupe e Veyronit.
Sa pėr rikujtim, Veyron futet nė lėvizje nga motori 8.0 W16 me katėr turbo-mbushės me 1001 kuaj fuqi dhe ka momentin mė tė madh tė rrotullimit prej 1250 Nm. Shpejtėsinė deri nė 100 kilometra nė orė ky automjet e arrin 2.5 sekonda, derisa atė maksimale e ka 407 kilometra nė orė.