Pėr tė mirat e misvakut kemi artikuj tė ndryshėm kurse pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė drejtė tė tij ka shumė pak tė dhėna nė gjuhėn tonė. Kėtu do tė mundohemi tė japim njė sqarim mė tė qartė mbi pėrdorimin e drejtė tė misvakut. Kurse nėse ndokush gjen gabime dhe pėrmirėsime, janė tė gjithė tė mirėseardhur me udhėzimet e tyre.
Nga pėrdorimi i drejtė i misvakut ėshtė edhe arritja e higjienės sė gojės me anė tė tij.
Kėtu keni disa informacione pėr pėrdorimin e misvakut.
Koha kur mund tė pėrdoret misvaku:
- Pas ngrėnies:
Me pėrdorimin e misvakut ju i lani dhėmbėt tuaj pas secilit ushqim, por pa lėnė ndjenjėn e djegies tė pastės sė dhėmbėve pas larjes sė dhėmbėve me anė tė brushės dhe pastės.
- Zvogėloni nervozitetin:
Pėrtypeni misvakun dhe nė atė mėnyrė do tė largoni nervozitetin tuaj – njėherit arrini edhe tė mira pėr arritjen e higjienės sė gojės! Pėrtypeni mė mirė misvakun se lapsin!
- Misvaku zen vend nė secilin xhep tė palltos, tė kėmishės, tė pantallonave, nė ēantė dhe ėshtė njė pėrcjellės i shkėlqyer pėr dhėmbė tė shėndetshėm.
- Pastrimi i dhėmbėve gjatė vozitjes sė veturės
- Pastrimi i dhėmbėve nė vend tė punės
- Ēdoherė me vete – nė ēdo kėnd tė shtėpisė, nė restorant, nė vendin e punės, nė kohėn e lirė, gjatė udhėtimeve etj.
Ēka duhet marrė parasysh:
Ju lutemi tė keni kujdes qė gjatė pėrdorimit tė misvakut mos tė shtypni shumė nė mishin e dhėmbėve. Sikur edhe me brushat normale edhe me misvak mundet qė me anė tė shtypjes sė madhe tė vjen deri te ndonjė lėndim nė mishin e dhėmbėve. Pėr pastrim normal mjafton njė shtypje e butė e misvakut nė dhėmbė. Kurse vetėm pėr njė masazh tė mishit tė dhėmbėve mjafton njė fėrkim i lehtė mbi mishin e dhėmbėve.
Pėr fėmijėt misvaku ėshtė brusha ideale pėr tė mėsuar pastrimin e dhėmbėve, pėr nė shkollė dhe pėr nė aktivitete tjera. Nė kėtė mėnyrė bėhet pastrimi optimal edhe i dhėmbėve tė qumėshtit. Fėmija pėrtyp nė fijet natyrale dhe tė shėndetshme tė misvakut, tė cilat i pastrojnė dhe mineralizojnė dhėmbėt. ________________________________________
Pėrdorimi:
1. Pėrgatitja:
- Para pėrdorimit tė parė shpėrlajeni misvakun me ujė qė tė zbutet pak. (Misvaku ėshtė mė sė miri tė pėrdoret pasi tė jetė futur nė ujė trėndafili)
- Qėroni lėvoren e misvakut pėrafėrsisht 1-2 cm. nė majė.
- Nėse misvaku ėshtė tepėr i thatė atėherė zbuteni majen e misvakut nė ujė pėr njė kohė tė shkurtėr. (Misvaku ėshtė mė sė miri tė pėrdoret pasi tė jetė futur nė ujė trėndafili)
- Pėrtypeni pak derisa tė jetė formuar njė lloj brushe nė maje (sikur qė shihet lart)
2. Pastrimi:
- Pastroni gjithmonė prej mishit tė dhėmbėve – lart.
- Pastroni edhe pjesėt tjera dhe brendinė e dhėmbėve.
- Fijet qė thehen gjatė pastrimit nxjerrni jashtė.
3. Ruajtja:
- Ruani misvakun nė njė vend tė pastėr dhe tė thatė.
- Edhe pas tharjes misvaku juaj ėshtė i butė.
4. Rivendosja:
- Nėse fijet e misvakut janė bėrė shumė tė buta dhe tė ēara, ju mundeni thjesht ta preni atė pjesė dhe tė filloni prapė nga pika 1 si ėshtė pėrshkruar mė lart.
- Pas 2-3 ditėsh tė pėrdorimit ėshtė e preferuar qė tė preni pjesėn e pėrdorur dhe tė pėrdorni pjesėn tjetėr.
- Njė dru i misvakut prej pėrafėrsisht 15 cm. pėrdoret gati 4 javė, varėsisht si dhe sa herė e pėrdorni nė ditė.
Informacione tė vlefshme:
- Misvaku ėshtė njė produkt tradicional pėr higjienėn e dhėmbėve dhe tė gojės pėr tė cilin na ka udhėzuar shumė i Dėrguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem.
Me mijėra vite misvaku ėshtė pėrdorur nga njerėzit, duke arritur veti shumė pozitive nga tė mirat e kėsaj brushe natyrale, e cila nxirret nga rrėnjėt e drurit tė misvakut qė njihet edhe me emrin (Arakbaum, Salvadora Persica).
Jo vetėm pastrimi mekanik, por edhe efekti dezinfektues dhe desodorues e bėn misvakun njė pėrcjelllės tė pėrditshėm pėr dhėmbė tė shėndoshė.
Tė mirat e pėrdorimit:
- Era e mirė e gojės
- Nė ēdo kohė dhe ēdokund nė pėrdorim
- Bėhet mineralizimi i dhėmbėve
- Masazhė e mishit tė dhėmbėve
- Nuk ju nevojitet pastė e dhėmbėve pasi ajo i ka tė gjitha vetitė e njė paste
- Arrihet higjiena natyrale kohė pas kohe
- Parandalon formimin e pllakės dentare dhe gurėve, tė cilėt janė faktorėt kryesorė nė krijimin e problemeve tė mishit tė dhėmbėve dhe kariesit (prishja e dhėmbėve)
Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thėnė se pastrimi i dėmbėve me misvak sjell dhjetė dobi:
1. Freskon gojėn
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjėn e tė qenit i shėndoshė
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajėn
6. E pėrgatit lukthin pėr ushqimin tjetėr
7. Pėrmban nė vete sunetin
8. Zoti i Lartėmadhėruar kėtė e dėshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gėzon meleqtė.
- Komentues tė tjerė pohojnė se pastrimi i dhėmbėve me misvak:
- E mpreh kujtesėn
- Adapton shqisat
- Forcon mishin e dhėmbėve
- Pastron tė parit, pengon prishjen e dhėmbėve
- Ndihmon tretjen
- Pastron fytin, i sjell dobi zėrit tė ngjizur ose tė shterur
- E bėn tė folurit mė shprehės
- Kthjellon njeriun e pėrgjumur
- Rrit aftėsinė e tė lexuarit
- Ndihmon individin pėr tė falė namaz dhe tė mėsojė Kur’anin
- Allahu dhe melaiket kėtė e dėshirojnė
- E bėn njeriun mė tė virtytshėm.
Pėrktheu dhe pėrshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani