Njė natė para se tė vija te ju e pashė Isain, alejhis salatu ue selam, nė ėndėrr dhe mė tha: “Bėhu musliman...



Njė ditė njė djalosh amerikan erdhi nė qendrėn islame nė qytetin e Nju-jorkut dhe iu tha vėllezėrve nė xhami: “Dua tė bėhem musliman, dua ta pranoj Islamin por mos mė pyetni pėr shkakun”, dhe dėshmoi shehadetin (Dėshminė se nuk ka te adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ėshtė i dėrguari i Allahut).

Ata ia mėsuan mėnyrėn e marrjes sė abdesit dhe faljen e namazit e ai u tha atyre: “Dua tė qėndroj me ju disa ditė nė qendėr.” I dėshiruan mirėseardhje. Ai prej ditės sė parė iu ra nė sy tė gjithėve nė qendėr me namazin, duanė dhe tė qarėt e tij tė shumtė.

Nė ditėn e katėrt ai erdhi te njėri prej vėllezėrve nė xhami dhe i tha: “Dėshiroj tė dėgjoj Kur’an, mė lexo mua prej Kur’anit.” Ai ia ktheu: “O vėllai im, pasha Allahun, unė jam musliman qė prej dhjetėra vitesh por unė e pėrēmoj veten dhe ibadetin tim nė krahasim me ty. Tė betohem nė Allah, mė trego se cila ėshtė ngjarja jote? Ai u pėrgjigj: “Unė qysh prej katėr vitesh nuk kam fjetur vetėm se duke qarė dhe duke e lutur Allahun qė tė mė udhėzojė nė fenė e vėrtetė, dhe njė natė para se tė vija te ju e pashė Isain, alejhis salatu ue selam, nė ėndėrr dhe mė tha: “Bėhu musliman, bėhu musliman, se unė dhe Muhamedi alejhi selam jemi vėllezėr, dhe Muhamedi, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ėshtė dėrguar pėr mbarė botėn si paralajmėrues dhe pėrgėzues e unė do tė zbres nė fund tė kohės dhe do tė gjykoj me sheriatin e tij.”

Pasi qė hyra nė Islam dhe fillova tė falem gjeta rehati, lumturi dhe ndjenjė tė ēuditshme tė cilėn nuk e kam ndier gjatė gjithė jetės sime. Ky ėshtė shkaku i faljes dhe lutjes sime tė shumtė. Shejhu tha: “Nė kėtė ditė, nė namazin e jacisė u ngrit ky djalosh pėr t’u falur dhe nė rekatin e parė ra nė sexhde e nuk u ngrit prej sexhdes sė tij. Pasi qė pėrfundoi namazi, e thirri imami djaloshin pėr t’u ngritur por ai nuk u ngrit. U afruan pėr ta lėvizur por ai kishte vdekur.

Prej fryteve tė kėsaj ngjarjeje:

- Vlera e sinqeritetit dhe se ai e udhėzon njeriun pėr nė tė drejtė dhe nė tė mirė.Vlera e qendrave islame dhe xhamive nė thirrjen pėr Allahun. -


- Mesazhi i tė dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė, ėshtė mesazh i vėrtetė e i pėrjetshėm siē u shfaq nė ėndrrėn tė cilėn e kishte parė djaloshi.
- Manifestimi se lumturia e birit tė njeriut nuk mund tė jetė vetėm se nė
Islam.
- Manifestimi i begatisė sė Allahut, butėsisė sė Tij dhe mėshira e madhe
qė ka Ai mbi robėrit e Tij.

Kjo ngjarje ėshtė treguar nga Shejh Muhammed Hassan. Pėrshtati: Merita Rexha