Brazili fitues i Kupės sė Konfederatave
Kampioni nė fuqi i Kupės sė Konfederatave, Brazili, ka arritur tė pėrmbysė rezultatin e ndeshjes pėrballė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės duke fituar finalen e kėsaj gare.
SHBA-tė kaluan nė avantazh tė dyfishtė nė pjesėn e parė, por pjesa e dytė i takoi Brazilit qė pėrmbysi rezultatin nga 2-0 nė 3-2.
Pjesa e parė
Pjesa e parė e takimit final tė Kupės sė Konfederatave i takoi SHBA-ve, tė cilėt si nė ndeshjen e kaluar gjysmėfinale kundėr Spanjės, bėnė befasinė duke kaluar nė avantazh tė dyfishtė, dhe duke dhėnė pėrshtypjen se mund edhe tė fitojnė kėtė garė.
Golin e parė pėr amerikanėt e shėnoi Clint Dempsey nė minutėn e 10-tė tė lojės, pasi pranoi njė asistim nga ana e djathtė nga Jonathan Spector. Rezultatin pėr amerikanėt e dyfishoi Landon Donovan, pas 27 minutash lojė.
Festa e Brazilit pas pėrfundimit tė ndeshjes. Foto: Reuters
Duke marrė mėsim nga 45 minutat e para, brazilianėt bėnė njė rikthim tė befasishėm nė pjesėn e dytė, duke pėrmbysur rezultatin.
Brazili u tregua i rrezikshėm qė nė fillim tė pjesės sė dytė, duke ngushtuar disavantazhin nė 2-1 me anė tė njė goli tė shėnuar nga Luis Fabiano. Sulmuesi i Sevillas pranoi njė asistin nga Maicon dhe shmangu mbrojtėsin Jay De Merit, pėr ta dėrguar topin nė rrjetėn e Howard.
I njėjti lojtar shėnoi edhe golin e barazimit pėr Brazilin, 15 minuta para fundit tė kohės sė rregullt. Pas njė loje tė mirė nga Kaka nė tė djathtė, pėrforcimi i ri i Real Madridit dėrgoi njė harkim pėr Robinhon, goditja e tė cilit prek shtyllėn duke i lejuar Fabianos tė dėrgojė nė rrjetė topin e rikthyer.
Golin e fitores pėr Brazilin e shėnoi Lucio gjahtė minuta para fundit tė ndeshjes. Kapiteni i ekipit shėnoi me kokė pas njė harkimi tė Elanos nga kėndi.
Brazili pati edhe njė gol tė anuluar, qė u shėnua nga Kaka pas njė ore lojė, por ai u mohua padrejtėsisht, duke u gjykuar se nuk kishte kaluar vijėn e golit.
Brazili ka fituar Kupėn e Konfederatave edhe nė edicionin e fundit, nė atė tė vitit 2005, si dhe nė edicionin e parė tė kėsaj gare, qė u mbajt nė vitin 1997.