Serena dhe Venus Williams janė vetėm njė ndeshje larg edhe njė pėrballjeje mes tyre, pasi qė tė dyja motrat janė kualifikuar pėr nė gjysmėfinale tė Wimbledonit.
Serena tregoi njė formė tė shkėlqyeshme duke mposhtur kundėrshtaren bjelloruse Victoria Azarenka nė dy sete (6-2, 6-3), gjatė ndeshjes qė zgjati 73 minuta.
Kampionia nė fuqi e US Open dhe Australian Open nė gjysmėfinale do tė pėrballet me kampionen olimpike Elena Dementieva, e cila shkatėrroi italianen Francesca Schiavone nė dy sete (6-2, 6-2).
Edhe mė me lehtėsi pėr nė gjysmėfinale ėshtė kualifikuar Venus Williams, e cila mposhti nė dy sete polaken Agnieszka Radwanska (6-1, 6-2).
Kampionia nė fuqi e Wimbledonit, nė ndeshjen e ardhshme do tė pėrballet me numrin njė tė botės, Dinara Safina, e cila arriti nė gjysmėfinale duke mposhtur Sabine Lisicki. Rusja u kthye nga disavantazhi prej njė seti, pėr tė fituar nė fund 2-1 ndaj gjermanes (6-7, 6-4, 6-1).
Motrat Williams ishin finaliste edhe nė edicionin e vitit tė kaluar tė Wimbledonit, ku triumfoi Venus, si dhe nė edicionet 2002 dhe 2003, kur kishte triumfuar Serena.