Ekipi shkodran Vllaznia ka barazuar nė Loro Borici ndaj ekipit irlandez Sligo Rovers, por ka arritur tė kualifikohet nė rundin e dytė tė Ligės sė Evropės, siē quhet nė sezonin e ri Kupa UEFA.
Golin e vetėm pėr ekipin shqiptar e shėnoi mesfushori Ndriēim Shtubina dy minuta para fundit tė pjesės sė parė.
Shkodranėt mbetėn me 10 lojtarė nė fushė nė dhjetė minutat e fundit, tė cilėn pėrparėsi e shfrytėzuan mysafirėt qė shėnuan me anė tė mbrojtėsit Alan Keane, pesė minuta para fundit tė ndeshjes.
Pavarėsisht barazimit, ekipi shkodran kualifikohet falė fitores 2-1 nė ndeshjen e parė si mysafir.
Ekipi tjetėr nga Shqipėria qė ka garuar nė fazėn e parė para-eliminatore tė Ligės sė Evropės, Dinamo nga Tirana, ėshtė eliminuar pavarėsisht se fitoi 2-0 nė Qemal Stafa ndaj ekipit finlandez Lahti.
Dinamo kishte humbur me rezultat 4-1 nė fushė mysafire dhe kishte nevojė edhe pėr njė gol tjetėr (3-0) pėr t’u kualifikuar nė rundin e ardhshėm.
Nga gara ėshtė eliminuar edhe njė ekip tjetėr shqiptar, ai nga Maqedonia, Renova. Tetovarėt barazuan 1-1 nė fushė tė vet ndaj ekipit bjellorus Dinamo Minsk, por u eliminuan pėr shkak se kishin pėsuar humbje me rezultat 2-1 nė ndeshjen e parė nė udhėtim.