Partizani dhe Elbasani, dy skuadra me emer ne futbollin shqiptar, sezonin e ardhshem do te garojne ne kategorine e pare.
Keshtu ka vendosur perfundimisht komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit, i cili ka hedhur poshte kerkesat e disa klubeve per te ndryshuar strukturen e kampionatit per sezonin 2009-2010, qe do te rikthente keto dy skuadra ne Superlige.

Vitin e kaluar Partizani humbi ne ndeshjen play off me Kastriotin duke i dhene mundesine krutaneve te rikthehen pas nje viti ne Superlige, nderkohe qe Elbasani e mbylli ne vendin e fundit pas problemeve me presidentin dhe drejtuesit e klubit.

Komiteti ekzekutiv ka vendosur edhe disa ndryshime ne Rregulloren e Aktiviteteve Futbollistike Kombetare te propozuara ne takimin me klubet e Kategorise Superiore dhe Kategorise se Pare.

Sipas ketyre vendimeve, Superkupa e Shqiperise Tirana – Flamurtari do te zhvillohet me 16 gusht, 1 jave para fillimit te Superliges dhe 13 dite para startimit te kategorise se pare.

Finalja e Kupes se Shqiperise per sezonin 2009-2010 do te zhvillohet nje jave para perfundimit te kampionatit te Kategorise Superiore, nderkohe qe nje tjeter ndryshim ka qene dhe ajo e lejimit te lojtareve ne aktivizimin me shume se nje ekip ne Kupen e Shqiperise gjate te njejtit edicion, nje rregull ky qe sezonin e kaluar krijoi polemika ne gjysmefinalen Partizani–Flamurtari dhe Vllaznia–Dinamo.