YouTube tashmė disa ditė ėshtė duke eksperimentuar me seksione tė videove tredimensionale, tė cilat mund t’i shihni qartas vetėm me syze tė veēanta.

Deri tash askush nuk ka ditur si t’i incizojė dhe vendosė kėto video nė YouTube, por tash, gjithēka ėshtė publikuar nė blogun zyrtar tė YouTube dhe priten mijėra xhirime tė tilla tė cilat do t’i realizojnė vetė shfrytėzuesit.

Megjithatė, kėto xhirime 3D ende nuk funksionojnė nė mėnyrė tė pėrkryer, pėr shembull nėse njė video tė tillė do tė mundohemi ta nxjerrim tė shoqėruar nė kėtė tekstin mė poshtė, ajo nuk do tė shfaqet si duhet.

Por nė vetė YouTube, kjo funksionon shumė mirė. Sigurisht, vetėm nėse keni syza 3D. Ndėr ēdo video 3D do tė paraqitet edhe njė pėrzgjedhės i veēantė nė tė cilin do tė mund t’i ndryshoni parametrat e ndryshėm, varėsisht nga lloji i syzave qė keni.

Si tė publikoni video 3d?

Nėse dėshironi vetė tė bėni diēka tė ngjashme, realizimi i videove tė tilla ėshtė shumė i thjeshtė. Siguroni dy kamera (dy telefona celular janė OK), vendosni njėrin afėr tjetrit (pėrafėrsisht tė larguara sa dy sytė e njeriut), pastaj lėshoni xhirimin nė tė njėjtėn kohė nė tė dyja.

Pas kėsaj tė dyja videot hidhni nė ndonjė program tė pėrpunimit tė videove, vendosni dy seksionet afėr njėri-tjetrit (tė djathtin nė anėn e majtė dhe e kundėrta) dhe ruajeni kėtė. Pastaj krijoni video nė YouTube, editojeni ‘tag’-un dhe shtoni “yt3d:enable=true” pėr format standard, dhe “yt3d:aspect=16:9 too” pėr format ’widescreen’.