Ndonese kenga me e re e kengetares Mihrije Braha ‘‘Xhelozia’‘, ende nuk ka permbyllur javen e pare te publikimit, komentet nga miqte dhe adhuruesit e kengetares kane marre hov te madh. Sipas Mihrijes, edhe pse kenga ka pak dite qe eshte publikuar, komentet qe deri tash ka marre, kane qene shume te mira. Madje ajo nenvizon se perkunder punes se madhe qe eshte bere, fillimisht rreth realizmit te kenges e me pas edhe te klipit, nuk eshte ndare plotesisht e kenaqur sa do te donte. ‘‘Kenga dhe klipi jane pritur shume mire, si nga adhuruesit e kengeve te mia, ashtu edhe nga miqte e mi. Por, eshte e vertete se pas qdo perfundimi te kengeve apo klipeve qe bej, ka vend per pakenaqesi, me arsye se ka mundur te jete ende me mire’‘, pohon Mihrija, duke shpresuar se kenga me e re e saj do te kete suksesin e njejte apo edhe me te madh sikurse qe kishte kenga e saj paraprake ‘‘Ti nuk je shtepia ime’‘.

Femija ne klip, per te sjelle ndryshime

Edhe kesaj radhe te perzgjedhurit e Mihrijes, per tekstin dhe kompozimin e kenges kane qene qifti Aida dhe Armend Regjepagiqi, me te cilet kengetarja sikur qdo here, eshte ndare mjaft e kenaqur. Ndersa, klipi i cili nga kengetarja vleresohet me ndryshe se zakonisht, eshte xhiruar nga video-produksioni ‘‘Video-Art’‘ nga Gjilani. ‘‘Xhirimet jane filmuar ne Mitrovice. E femija i cili shihet ne klip, nuk do te thote se ka te beje ndonje gje me tekstin e kenges, porse arsyeja kryesore qe ai shihet aty, ishte fakti se une kam dashur qe klipi te jete me ndryshe nga te paret. Gjithmone mundohem qe te sjelli risi. Edhe kesaj radhe kam sjelle te tilla. Gjithsesi adhuruesit e mi mesazhin i cili vjen permes klipit, le ta marrin ashtu sikur ata mendojne’‘, thekson ajo.

Per dukjen e Mihrijes jane kujdesur Arta dhe Kaci, ndersa per veshjen e saj jane kujdesur kreatoret nga ‘‘Qendresa’‘.

Drejt rrumbullakimit te ideve per disa emisione televizive

Krahas angazhimeve rreth muzikes dhe mbremjeve te ndryshme te cilat dine shpeshhere t'i marrin ore te tera nga koha e saj, Mihrija eshte angazhuar me te gjitha forcat edhe ne disa projekte televizive. Ajo krahas Naimit eshte perkushtuar ne projekte te ndryshme te cilat shume shpejt do te zene hapesire ne nje televizion privat i cili pritet t'i shtohet vargut te mediave elektronike, e ne te cilin jane te inkuadruar edhe keta dy te fundit. ‘‘Fillimisht jemi inkuadruar ne rrumbullakimin e ideve te cilat i kemi ne mendje dhe me pas do te flasim edhe per te rejat te cilat do te pasojne. Me duket pak heret te them se qfare do te jete roli im primar ne TV. Se a do te jem e inkuadruar direkt ne ndonje emision apo do te qendroj prapa kuintave nuk mund te tregoj, por ju garantoj se e angazhuar do te jem gjithsesi, ne mos njeren, ne tjetren gjithsesi’‘, tregon Mihrija.

Ndersa pushimet sezonale tashme kane zene vend ne agjenden e familjes Abazi, ato si duket do te shijohen vetem nga mesi apo fundi i muajit gusht. Sipas kengetares, pas puneve te shumta sigurisht qe do te pushojne, te pakten nje jave, porse vendi se ku do t'i bejne ato nuk eshte caktuar definitivisht. ‘‘Pushimet do t'i kalojme perkrah disa miqve te cilet do te vijne nga Evropa dhe ato do te jene gjate muajit gusht. Ndoshta do te jemi diku ne Shqiperi. Gjithsesi kete vendim ua kemi lene miqve tane. Me rendesi eshte te jemi me ta, dhe jo ku do te jemi’‘, pohon per fund Mihrije Braha.