‘‘Deshperimi’‘ eshte kenga e saj e fundit realizuar me videoklip, nderkaq eshte duke punuar per albumin muzikor, ne te cilin do te kete dy bashkepunime me dy amerikane.

Deshperimi eshte kenga e re e Eliza Hoxhes, te cilen e ka lansuar para disa ditesh. Ajo ne kete videoklip vjen krejtesisht ndryshe sa i perket pamjes. Ka nderruar sikur ngjyren, ashtu edhe prerjen e flokeve. Nga e mbyllura, tashme kemi nje Elize bionde, me floke te shkurtuara. ‘‘Ndjehem e relaksuar’‘, eshte shprehur ajo sa i perket pamjes se saj te re. Nderkaq sa i perket planeve te saj te metutjeshme ajo ka thene se shpreson shume qe ne fund te vitit te realizoje albumin muzikor, i cili do te permbaje edhe dy bashkepunime me dy amerikane, per te cilet Eliza nuk ka dashur te flase me shume. ‘‘Do te kem dy bashkepunime me dy amerikane, mirepo per me shume le ta leme kur te dale albumi’‘, eshte shprehur ajo. Eliza gjithashtu ka folur per trendet e muzikes keto dite dhe, sipas saj, muzika pop, r’n’b eshte shume me mbrapa se sa ka qene ne vitin 2000. ‘‘Me vjen keq qe e them, por sa i perket muzikes se lehte jemi shume me mbrapa se ne vitin 2000, nderkaq verej nje perparim te te rinjve qe bejne hip-hop dhe rrymat alternative dhe per kete i pergezoj’‘, eshte shprehur ajo gjate nje interviste ne RTK. Nderkaq, pavaresisht se profesion e ka arkitekturen, muzika per te mbetet pasioni me i madh, qe e ben me perkushtim dhe seriozitetin me te madh. Ajo nuk eshte shume e angazhuar neper mbremje muzikore, pasi kjo nuk eshte zgjedhja e saj. ‘‘Sa eshte i suksesshem dhe aktual nje kengetar, nuk mund ta masim se sa kendon ai neper mbremje e diskoteka’‘, thote ajo, duke u shprehur me nje pesimizem lidhur me zhvillimin e muzikes tek ne. Sipas saj, eshte koha e fundit qe institucionet te ndermarrin diqka rreth muzikes, ne menyre qe te ruajne edhe ata pak emra te mirefillte te muzikes tek ne.