Largim i turpshem nga Europa


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    Largim i turpshem nga Europa

    Receta Gatimi



    Nuk eshte e rralle qe ekipet shqiptare te eleminohen nga kupat e Europes, por gjithnje e me shume klubet shqiptare po mbartin njollen e klubeve te dyshuara, e maces se zeze, pasi konsiderohen klube tregtare.


    Edhe ne kete sezon te kupave te Europes, vendi yne u perfaqesua me 4 skuadra, 1 ne Ligen e Kampioneve, Tirana dhe 3 ne Kupen Europa Lige, Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia. Sa u kualifikuan? Asnje.

    As mund te mendohet qe te kalojme ne grupe por te pakten te luajme, ky pretendim eshte legjitim per kedo sportdashes.

    Por skuadrat tona na treguan realitetin tjeter, luajten 10 ndeshje dhe pesuan 27 gola, duke shenuar vetem 9.

    Dinamo dha sinjalin e pare te turperimit ne Europe, mundet 4-1 nga Lahti ne Finlande dhe fiton ne kryeqytet, por rezultati 2-0 ishte i pamjaftueshem.

    Tirana barazon 1-1 ne “Qemal Stafa” dhe shperfytyrohet e shkaterrohet 4-0 ne Norvegji nga Stabaek, Vllaznia pasi kaloi Sligo Rovers ne turin e pare, as qe guxon te rrezikoje ndaj Rapidit te Vienes, nga i cili peson 8 gola.

    Por goditjen e knockout-it, futbollit shqiptar ia jep nje nder skuadrat me te shkuaren me te famshme ne historine e ndeshjeve nderkombetare, Flamurtari, por qe vetem emrin ka te njetje me Flamurtarin, qe ndali Barcelonen.

    Rikthehej pas 17 vitesh ne kupat e Europes dhe jep nje shenje te mire ne Vlore, fiton 1-0 ndaj Madheruellit.

    Por ne ndeshjen e kthimit mundet 8-1, po po 8-1 ne futboll e jo tennis, duke mbetur serish ne histori ky emer pasi dhe kjo humbje hyn ne histori, si humbja me e thelle e nje klubi shqiptar ne kupat e Europes.

    Ndoshta kane te drejte qe aludojne per shitje ndeshjesh. Prej vitesh tashme gangrena e futbollit boteror jane bastet, ndersa ne jemi me te varferit dhe pse jo me te bindurit ndaj korrupsionit.

    Mediat rumune e shprehin hapur, e perditshmja “Sport” aludon per nje rezultat te fiksuar te Flamurtarit dhe eshte presidenti i Steauas se Bukureshtit Xhixhi Bekali qe do te luaje me Madheruellin, qe shpreh qarte sa here luajne ekipet shqiptare menjehere fillojne dyshimet per lojen qe luajne keto skuadra.

    Sipas kesaj te perditshmeje, kompanite e basteve ne internet kane bllokuar ne momentin e golit te 6 ndeshjen Madheruell-Flamurtari.

    Ky nuk eshte fakt, po baze e ngritjes se dyshimit se mos vertete klubet shqiptare meritojne pseudonimin “tregtari”.

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    Une besoj qe ky rezultat eshte i mundur sepse skuadrat shqiptare bejne tregti duke shitur ndeshjet. Ndryshe si shpjegohet qe lojtaret shqiptare kur luajne me skuadrat e huaja luajne shume mire.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Lucatonii
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Vendndodhja
    München
    Postime
    191
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Hmmm Vallahi Marre bre phaa me hup 8:1 Flamurtarii phaaa @@@
    Ktu po vrehet qe ka diqka cnnccn ne vend se me arrit diqka ma lart kta veq i shesin lojt

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sa te turpshem jeni ??
    Nga ulkina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 21-05-2013, 11:02 AM
  2. Tevez aludon nė largim nga kombėtarja
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:48 PM
  3. Facebook pėrmirėson lėshimin e turpshėm
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2010, 06:12 PM
  4. Tata Nano Europa
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-12-2009, 12:44 PM