Te gjithe gjejme menyra te ndryshme per t’u zbavitur gjate pushimeve dhe sidomos prane detit, por ju nuk mund ta imagjinoni se ke quan zbavitje Rezarta Shkurta. Ne dukje nje vajze e brishte dhe delikate, ne fakt Rezi eshte nje vajze qe kultivon pasione te forta, gati gati mashkullore. Kete vere ka preferuar plazhin e jugut dhe kryesisht Dhermiun, pasi fundjavave kendon tek ‘‘Oaz’‘, njeri prej lokaleve te atij bregdeti. Por krahas punes, Rezi nuk heziton te shijoje detin dhe mbi te gjitha sportet qe te ofrohen aty. Fundjaven e kaluar pushuesit kane dalluar Rezarten e cila terheq jo pak vemendjen me linjat dhe bukurine e saj. Me pas se bashku me disa shoqe te saj, ato kane bere disa xhiro me nje skaf luksoz te cilin mesa kemi mesuar, e kishin marre me qira disa miq te saj. E meqenese ne skaf behet pak jete luksi, vajzat kane shijuar edhe nga nje gote shampanje ne bordin e tij. Por te rrish gjate ne nje vend nuk ben per Rezin. Pas pak ajo ka marre nje motor uji dhe ka filluar xhirot ne det. Saltot me motor si dhe akrobacite e ndryshme tek komardarja, nderkohe qe mikja e saj e niste me shpejtesi ate, kane qudituar pushuesit. Sipas mikeshave te saj, Rezi i pelqen shume lojrat dhe zbavitjet qe kane pak risk. Keshtu ajo ju ka shprehur atyre deshiren per te provuar hedhjen ne det me parashute nga nje lartesi e madhe. Te shohim nese do ta realizoje kete deshire qe ne fakt eshte ne kufinjte e qmendurise, por ajo nuk do t’ia dije. Mjafton qe kjo te jete nje risi, nje eksperience qe pak kush e guxon, dhe menjehere deshiren e ben realitet. Nderkohe do te vazhdoje pushimet te alternuara me koncerte gjate gjithe veres, pasi axhenda e saj eshte e mbushur me aktivitete dhe ftesa te ndryshme.



Klipet? Jo nje, por kater

I pelqen te kete sa me shume kenge ne repertorin e saj pasi deshiron qe kur te shkoje ne koncerte, te kete mundesi zgjedhjeje. E menaxhuar nga grupi ‘‘Etnoengjejt’‘ tani vajza bjonde eshte mjaft e kerkuar edhe ne Kosove, nderkohe qe po ben gati kater kenge te cilat do ia paraqese adhuruesve te saj

te shoqeruar me videoklipe. Eshte maniake e detajeve ne klipe, prandaj dhe haxhon shume si per pamjen ashtu edhe per anen teknike. Madje per klipet qe i ka si projekt te shpejte, ajo tregon se do te marre nje regjizore te famshme franceze me te cilen eshte njohur ne Maqedoni.




Me Ermalin nje dashuri qe rritet perdite. Edhe pse jane martuar ne gjendje civile dhe jetojne nen te njejten qati, dashuria vazhdon me te njejtin intensitet duke iu dhuruar emocione pa fund. Kur nuk jane bashke ai i dergon sms ku i thote se e do shume, nderkohe ajo deshiron ta kete afer edhe kur udheton per koncerte, prandaj dhe Ermali eshte gjithnje prane saj. Kane mbi kater vite qe njihen por ne fillim Rezi e mbajti sekret lidhjen mes tyre. Me pas ajo beri nje lloj prezantimi te mikut te saj gjate nje feste gjigande qe organizoi per 20 vjetorin e saj, nje rast qe sherbeu per t’i dhene me shume fame.

Martesa e paimagjinueshme. Ndersa martesa erdhi ne nje forme shume te paimagjinueshme. Nje nate teksa po kercenin ne nje pub, vendosen qe sapo te zbardhte dita do te shkonin ne gjendjen civile per te zyrtarizuar lidhjen e tyre, qe per te dy ishte gjeja me e rendesishme. Dhe ne fakt koha ka vertetuar se Rezi dhe Ermali jane bere per njeri-tjetrin. Ndersa planet per te patur femije, duket se jane akoma shume te largeta, pasi Rezi eshte vetem 22 vjeq, nderkohe qe ka shume rruge perpara ne karrieren e saj si artiste.