Receta Gatimi

Imam bajalldi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Imam bajalldi




    Vera mesdhetare nuk shfaqet tek asnjė gatim tjetėr kaq mbretėrore sa tek imam bajalldi. Ėshtė mbi tė gjitha nė shijen e domateve, ku vera mesdhetare shfaqet e padiskutueshme. Njė domate e pjekur nė Zvicėr, edhe pse njėlloj e kuqe, nuk arrin kurrė tė fiksojė tė njėjtėn sasi dielli nė shijen e saj, nuk arrin kurrė tė kėtė shijen e njė domateje mesdhetare. Njė patlixhanė serash, nuk arrin kurrė tė kėtė konsistence tė njėjtė mishtore me sispecien e vet mesdhetare, nuk arrin dot t'i shmanget athtėsisė sė artificiales. Njė verė mesdhetare pa imam bajalldi nuk ėshtė verė?

    Nevojitėn pėr katėr persona

    Dy-tre kokrra tė mėdha qepėsh
    4-5 thelpinj hudhre
    3-4 domate tė pjekura mirė
    4 patlixhana tė mėdhenj tė zi

    Pėr ata qė janė jo vegjetarian:

    500g mish tė prerė nė kubikė tė vegjėl
    Vaj ulliri
    Kripė
    Pipėr i zi
    Majdanoz

    Pėrgatitja

    Ndajini patlixhanėt e zinė gjysmė dhe, me njė lugė tė vogėl, hiquani tulin. Kėtė te fundit, priteni ne copa te vogla dhe lėreni mėnjanė pėr mė vonė. Sipas dėshirės, mund t'u jepni patlixhanave njė tė skuqur tė lehtė.

    Nė njė tenxhere tė madhe hidhni me bollek vaj ulliri, dhe kur ky tė jetė nxehur, hidhni pėr t'u kaurdisur qepet e grira holle dhe hudhrat. Kur qepa tė kėtė marrė njė ngjyrė tė lehtė tė artė, shtoni copat e mishit. Kaurdisini mire deri sa uji qė lėshon mishi tė jetė avulluar. Ata qė e duan vegjetarian, lė tė kalojnė direkt tek hapi tjetėr.

    Shtoni domatet e prera holle dhe majdanozin e grirė. Domatet, pėrpara se t'i grini, hidhini nė ujė tė nxehtė pėr disa minuta derisa t'u hapet cipa. Hiqeni cipen e domates me thikė dhe tulin priteni nė copa tė vogla. Ėshtė mirė ta shmangni cipėn e domates sepse ėshtė pak e sikletshme gjatė ngrėnies dhe aspak estetike nė gjellė.

    Shtoni, se fundmi, edhe tulin e patlixhaneve qė hoqėt mėnjanė nė fillim. Lėreni tė zihen tė gjitha se bashku pėr 10 minuta. Shtoni kripėn dhe piperin e zi. Hiqeni nga zjarri, lėreni tė ftohet pak dhe filloni dhe mbushni patlixhanat. Tepricėn shpėrndajeni midis patlixhanave dhe sipėr tyre.

    Futeni nė furrė, nė 220°C dhe piqeni deri sa te marri njė kore tė lehtė tė kuqe sipėr.

    Ju befte mire!

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e noemi84
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    bologna
    Postime
    139
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    kjo shum e mir duket por me kete vape mund te jet si tritol ne stomak..

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    hahahaha vec emri me bene per te qeshur...po keshtu e mire duket!....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si eshte receta e Imam bajalldi?
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2010, 06:05 PM