Receta Gatimi

Bimet mjekesore, frutat e perimet qe sherojne te gjitha semundjet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18

    Bimet mjekesore, frutat e perimet qe sherojne te gjitha semundjet

    1-ZEMRA/MURRIZI

    Murrizi, ėshtė shumė i njohur nė vendin tonė. Ajo qė duhet theksuar, lidhet ngushtė me faktin se pėr Mjekėsinė Popullore, murrizi nuk ėshtė vetėm njė shkurre, qė shėrben si ushqim pėr kafshėt, por edhe njė bimė e pasur me substanca, tė cilat ndihmojnė nė parandalimin dhe lehtėsimin e shumė sėmundjeve.
    Kryesisht ndihmon tė gjithė ata qė kanė probleme me zemrėn, pasi forcon muskujt e kėtij organi dhe i siguron ritėm normal. Kjo bimė ėshtė e pasur me lėndė vepruese. Pėrmban substanca flavonike, adeninė, adenosinė, guaninė, aminopurinė, krategalaktone dhe derivate tritepenilė. Ēaji ndihmon edhe kur tė sėmurėt ndiejnė dhimbje tė zemrės. Nė kėto raste kėshillohet qė, pėrveē pirjes sė ēajit, i sėmuri duhet tė drejtohet patjetėr pėr vizitė te mjeku pėrkatės. Rezultate tė shkėlqyera jep ky ēaj edhe pėr tė normalizuar goditjet e forta, qė pėson ky organ.

    2-MIGRENA/BAR-BLETA

    Bar bleta ėshtė njė bimė mjaft e njohur nė mjekėsinė popullore. Prej kohėsh ēaji i pėrftuar nga kjo bimė ka ndihmuar nė parandalimin dhe lehtėsimin e shumė sėmundjeve. Njė rol tė rėndėsishėm lulebleta luan nė qetėsimin e dhimbjeve tė migrenės. Ēaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje tė forta tė kokės dhe sidomos nė gjysmėn e saj. Nė kėtė rast kėshillohet tė pihet menjėherė njė gotė ēaj barblete. Shumė shpejt tė sėmurėt do shohin rezultatet e shkėlqyera tė bimės. Ky ēaj ndihmon edhe nė parandalimin dhe qetėsimin e sėmundjeve tė shfaqura nė mėlēi.

    3-GURĖT NĖ TĖMTH/RIGONI

    Bima aromatike shpesh ėshtė me nuancė tė kuqe tė dobėt. Gjethet i ka tė holla dhe nė formė vezake. Kėrcelli i rigonit ka gjithmonė ngjyrė tė gjelbėr. Bima lulėzon nga muaji qershor deri nė shtator dhe ka njė lartėsi deri nė 15 centimetra. Gjendet nė ferra e pyje. Vetitė e rigonit nė kurimin e sėmundjeve e kanė bazėn te pėrbėrėsit e tij. Kjo bimė ėshtė e pasur me vaj kariofilenė, timolo, karvarkrolo dhe terpininė. Janė pikėrisht kėta komponentė, qė i japin bimės vlera. Rigoni ėshtė njė luftuesit kryesorė tė gurėve nė tėmth, pikėrisht pėr kėtė arsye rekomandohet pėrdorimi i rigonit gjatė konsumimit tė ushqimeve tė ndryshme.

    4- RĖNIA E FLOKĖVE/HITHRA

    Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi. Nė kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit. Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut.

    5- HIPERTENSIONI/LIMONI

    Njė mėnyrė mjaft e suksesshme pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, ėshtė lėngu i limonit. Mjekėt popullorė rekomandojnė lėngun e pėrftuar nga shtrydhja e tė paktėn 4 kokrrave nė ditė. Lėngu mund tė pihet ashtu siē ėshtė ose i ėmbėlsuar. Kura me limon kėshillohet tė zgjasė pėr 2 muaj. Sėmundja e hipertensionit, ėshtė pasojė e ērregullimeve tė funksioneve tė aparateve nervore qendrore, qė marrin pjesė nė rregullimin e presionit tė gjakut. Por ajo mund tė shfaqet edhe me rritjen e moshės si dhe prej sėmundjeve tė veshkave. Shenjat e sėmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, nė fazat fillestare, lėkundet me ngritje e zbritje dhe mė vonė stabilizohet me shifra tė ngritura.

    6- SPINAQI/ REUMATIZMA

    Bima e sinapit para 300 vjetėsh pėrdorej nga kinezėt si erėz pėr t’i dhėnė shije ushqimeve. Mė pas njė mjek grek, pas eksperimenteve tė kryera me tė, zbuloi se sinapi mund tė pėrdorej pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė reumatizmės. Nė sajė tė esencave, qė lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur nė ujė me temperaturė 25 deri 35 gradė, lėngu ka veti tė irritojė dhe tė skuqė lėkurėn. Pėr efektin qė jep nė lėkurė, sinapi nė formė banjash pėrdoret pėr tė aktivizuar qarkullimin e gjakut. Nė kėtė mėnyrė pakėson ose mund t’i largojė plotėsisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sėmundjes mund tė bėhet nė dy mėnyra. Sė pari, farat e sinapit pasi bluhen pėrftohet njė pluhur, i cili pėrdoret pėr tė krijuar njė masė nė formė brumi dhe vendoset nė vendin ku ndihen dhimbjet.

    7-MYKU/VAJI ETERIK

    Kundėr mykut tė formuar nė lėkurė mjekėsia popullore kėshillon pėrdorimin e dy deri nė tri pika nga masa e pėrgatitur me vaj eterik dhe ujė. Kjo pėrzierje hidhet nė njė shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lėkurės, ku ėshtė shfaqur myku. Pėr tė parė rezultatet duhet tė kalojnė plot 10 ditė. Gjatė kėsaj kohe vaji eterik do ta mbysė mykun e formuar dhe do kemi njė lėkurė tė shėndetshme. Specialistė tė kėsaj teorie theksojnė se vaji eterik ėshtė elementi bazė pėr luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet tė kenė nė pėrbėrjen e tyre patjetėr nga ky lloj vaji. Gjithashtu pėrdorimi i vajit eterik, bėn mirė edhe fėmijėve tė vegjėl, madje parandalon mykun nė tė ardhmen.

    8-SHIKIM I DOBĖT/MANAFERRA


    Ditėt e sotme po rritet ndjeshėm numri i personave qė kanė probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i pėrdorimit pa kriter tė kompjuterit, me orare tė zgjatura dhe sidomos gjatė orėve tė vona tė natės. Mė mirė sė pėrdorimi i medikamenteve tė ndryshme qė m und tė blihen nė farmaci, pėr tė gjithė ata qė kanė probleme me shikimin vjen njė teori e re nga mjekėsia popullore. Sipas saj pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karote. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin gjatė natės pėrzihen 30 pika lėng manaferrash me 50 gramė ujė. Kjo masė pihet tri herė nė ditė. Gjithashtu mund tė pihen dy gota me lėng manaferre nė ditė.

    9- TEMPERATURA E LARTĖ/SHEREBELA


    Bima e sherebelės ėshtė njė bimė, qė shėrben jo vetėm pėr qetėsim apo pėr kurimin e disa sėmundjes, por shumė lehtė ajo mund tė ulė edhe temperaturėn e lartė. Ēaji i pėrgatitur nga bima e sherbelės mund tė pihet ēdo mėngjes esėll dhe nė mbrėmje vonė. Kėshillohet tė pihet dy gota prej kėtij ēaji. Bari i etheve ėshtė njė nga bimėt, qė njihet nė mjekėsinė popullore si njė ndėr bimėt mė tė rėndėsishme, qė bėjnė uljen e menjėhershme tė temperaturės, edhe kur ajo pėrsėritet herė pas here dhe nė mėnyrė periodike. Pas zierjes sė barit tė ethes, lėngu i pėrftuar pihet dy herė nė ditė nga njė filxhan. Ēaji mund tė pihet i ėmbėlsuar ose jo sipas dėshirės.

    10-PAGJUMĖSIA/ VALERIANA

    Bima e valerianės, e njohur pėr aromėn e saj karakteristike jo fort tė kėndshme, ka edhe efekte shumė tė mira nė qetėsimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtė, qė jep pėr tė luftuar pagjumėsinė. Rrėnjėt, tė cilat ndihmojnė nė lehtėsimin e sėmundjeve, janė tė pasura me esencė, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumė acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janė pikėrisht kėto pėrbėrės, qė i japin bimės aftėsinė e qetėsuesit.
    Nėse ndiheni nervoz dhe keni stres kėshillohet tė pini ēajin e valerianės dhe rezultatet do tė jenė tė menjėhershme, por ēaji mund tė pihet edhe nė tė gjitha format e shfaqjes sė nervozizmit. Nė dhimbjet e kokės dhe nė veēanti ato tė migrenės ėshtė e kėshillueshme tė pini ēajin e pėrftuar nga rrėnjėt e valerianės. Ēaji tė pihet 3 herė nė ditė deri nė 1 muaj.

    11-DJERSITJA/SYTHET E PLEPIT

    Midis bimėve tė shumta tė padėmshme pėr organizmin, qė pėrdoren nė mjekėsinė popullore pėr tė ndalur djersėn e padėshirueshme, kėshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janė tė pasura me glukozidinė, salcinė e populinė, taninė, substanca flavonike, esencė. Nė sajė tė kėtyre pėrbėrėsve, ēaji i pėrgatitur me sythet e plepit eliminon djersėn e padėshiruar. Kėshillohet qė ēaji tė pihet pak minuta para se tė dilni nga shtėpia dhe rezultatet do tė jenė tė dukshme. Gjithashtu ēaji me sythet e plepit, me mjaft sukses pėrdoret edhe nė mjekimin e rrugėve tė urinės, pasi pėr shkak tė elementeve pėrbėrės pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve. Prandaj pėrveē ēajit, shpesh kėshillohet edhe larja e herėpashershme me lėngun e pėrftuar prej sytheve.

    12-HELMET NĖ ORGANIZĖM/ KOPRA

    Bima e koprės, pėrveē shijes mjaft tė mirė qė jep nė gatime, ndikon dukshėm edhe nė pėrmirėsimin e shėndetit. Nė mjekėsinė popullore bima e koprės njihet qindra vjet mė parė. Ēaji i pėrftuar ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shkrirjen e gurėve nė veshka. Mjekėt popullorė rekomandojnė pirjen e 2 deri 3 gotave me ēaj kopre dhe shumė shpejt tė sėmurėt do tė shohin rezultatet. Bima jo vetėm qė ndikon nė veshka, por edhe nė rrugėt urinare dhe shkakton urinim tė shpeshtė, duke ndihmuar nė pastrim tė organizmit nga helmet pėrmes urinimit. Ēaji i koprės ndihmon edhe ata qė vuajnė nga anemia, apo siē i thonė ndryshe, pagjakėsia. Pėr shėrimin e sėmundjes shėrbejnė farat e koprės, 1 lugė kaēė dhe tėrfil. Dhjetė gramė nga kjo pėrzierje hidhen nė 350 miligramė ujė tė nxehtė. Mė pas kullohet dhe kėshillohet tė pihet 3 deri 4 gota nė ditė.

  2. #2
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    13-LĖNGU I MOLLĖS/ZORRA E TRASHĖ

    Lėngu i mollės bėn mirė pėr tretjen, si dhe pėr tė shmangur problemet me jashtėqitjen. Ata qė kanė probleme me zorrėn e trashė duhet tė pinė nga njė herė nė ditė nga njė gotė komposto frutash. Tė sėmurėt ėshtė mirė qė larjen ta bėjnė nė vaskė nė pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lėvore tė bungut dhe kamomil. Por, pėr t’u shėruar nga infeksionet nė zorrė duhen ngrėnė qepė dhe hudhra tė freskėta. Mėlmesa me pėrbėrje tė barishteve natyrore qė pėrgatitet e bluar, ka hekur dhe e pėrmirėson shėndetin e tė sėmurėve. Pėrdorimi i kėsaj mėlmese krijon lirimin e kapsllėkut. Mėlmesa e tillė nuk duhet tė pėrvėlohet, por tė qitet nė supė apo nė gjellė ashtu e “gjallė” tė pėrzihet dhe tė hahet. Ngrėnia e njė molle tė ėmbėl para ushqimit liron zbrazjen e zorrėve. Ata qė kanė zorrė pėrtace duhet tė pinė rregullisht tri herė nė ditė nga njė gotė lėng molle para ushqimit.

    14-ULĒERA/MJALTI

    Personat mė tė prekur nga sėmundja e ulēerės nė stomak janė pikėrisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vėrtetė i shfaqjes sė saj. Por, meqenėse ulēera, nė mė tė shumtėn e rasteve, ėshtė e pranishme te personat qė konsumojnė pije alkoolike, mendohet se mund tė jetė kjo arsyeja pse ajo ėshtė mė e pėrhapur te meshkujt. Njė prej mundėsive tė pakta qė pėrdoret pėr kurimin e ulēerės nė stomak ėshtė mjalti. Vetitė e tij kuruese janė tė dukshme, nėse ai pėrdoret tė paktėn 4 lugė ēaji mjaltė nė ditė. Nė njė studim tė bėrė nė Zelandėn e Re u vėrtetuan efektet pozitive tė tij. Mjalti kishte nė pėrbėrje tė tij elementė, tė cilėt kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagėt. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje shpesh mjalti mund tė pėrdoret me lėngun e gjetheve tė murrizit.

    15-PROSTATA/HUDHRA DHE QEPA


    Hudhrat dhe qepėt nuk mund tė konsiderohen ushqime galante, por ama janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga tumori i prostatės. Kush i ha kėto ushqime me sasi tė mėdha rrezikon qė tė sėmuret mė pak. Dhe pėr ironi tė fatit merita ėshtė pikėrisht e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė. Edhe djathi vegjetarian bėn mirė pėr kolesterolin, por dhe pėr prostatėn. Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit tė prostatės. Njė pėrbėrės i sojės, genisteina ngadalėson ndjeshėm rritjen e tumorit. Kjo mund tė shpjegojė dhe pse vendet orientale qė kanė njė dietė tė pasur me sojė, janė mė pak tė prekura nga ky lloj tumori. Po ashtu edhe Seleni kryen njė funksion dizinfektues, pra mbron organizmin nga shumė sėmundje, mes kėtyre dhe tumorit tė prostatės.

    16-KANCERI/TĖMBLAGJAKU

    Tėmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagėshtirė, ėshtė njė ndėr bimėt mė efektive qė ndihmon nė parandalimin e rritjes sė qelizave tė tumoreve dhe veēanėrisht shfaqjes sė kancerit tė lėkurės. Studimet mjekėsore tregojnė se kjo bimė ėshtė pėrdorur me mjaft sukses pėr parandalimin e shfaqjes sė kancerit nė lėkurė. Studimet mė tė fundit kanė treguar se bima frenon rritjen e qelizave tė tumoreve, pėr shkak tė elementeve qė ajo pėrmban. Sipas mjekėve, bima e freskėt, kur kėputet, nė vendin e prerjes nxjerr njė lėng qumėshtor me ngjyrė portokalli, shumė i pasur me alkaloide. Falė kėsaj pėrbėrjeje bari i tėmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit tė tij vepron dukshėm nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut, shumė shqetėsues ky problem nė pjesėn mė tė madhe tė moshės sė rritur.

    17-NERVI SHIATIK/ĒAJI DHE AKULLI

    Rreth 90 pėr qind e rasteve tė tė sėmurėve, qė vuajnė nga dhembjet e nervit shiatik mund tė lehtėsohen me anė tė masazheve dhe mėnyrave tė tjera popullore. Vetėm 10 pėr qind e tyre kėrkojnė ndėrhyrje tė domosdoshme kirurgjikale. Kėto janė raste kur i sėmuri vuan qė prej 6 muajve nga kėto dhimbje ose mund ta ketė lėnė pas dore mjekimin. Pėr pėrmirėsimin e dhimbjeve tė shpinės dhe nervit shiatik, ekzistojnė kura dhe ēajra tė ndryshme tė rekomanduara nga mjekė popullorė. Njė nga mėnyrat mė tė suksesshme qė ka dhėnė rezultate nė lehtėsimin e dhimbjeve ėshtė bėrja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet tė bėhen ēdo ditė pėr 30 minuta ēdo seancė, pėr 15 ditė. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė lehtėsuar dhimbjet e nervit shiatik pėrdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mėshtekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrės dhe kėputje.

    18-AZMA/SHEREBELA

    Ēaji i sherebelės shėrben jo vetėm si freskues gjatė ditėve tė nxehta, por nė mjekėsinė popullore ndihmon edhe nė lehtėsimin dhe parandalimin e sėmundjeve tė shumta. Nė mjekėsinė alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelės u jep njė ndihmesė tė madhe tė sėmurėve, qė vuajnė nga turberkulozi. Nė gjethet e bimės ndodhet njė fitoncid aktiv, qė lufton kėtė sėmundje tė rrezikshme. Mjekėt rekomandojnė pirjen e tre gotave ēaji tė sherebelės ēdo ditė tė ėmbėlsuar me mjaltė, pasi ndihmon nė lehtėsimin e sėmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft tė mira edhe nė sėmundjet, qė mund tė prekin mėlēinė e zezė dhe tėmthin. Mėlēia ėshtė organi qendror i gjithė metabolizmit dhe gjėndra mė e madhe e trupit. Detyrat mė tė rėndėsishme tė saj janė prodhimi i proteinave tė rėndėsishme pėr jetėn dhe pėrpunimin e pjesėve pėrbėrėse tė ushqimit.

    19-LEUĒEMIA/ALOE VERA DHE MJALTI

    Lėngu i bimės Aloe Vera ėshtė mjaft i mirė pėr tė gjithė ata qė janė tė sėmurė nga leucemia. Aloe Vera ka dhėnė efekt tė mirė nė infeksionin nė gjak. Pėr pėrgatitjen e kurės nevojiten 900 gramė lėng nga kjo bimė dhe 100 gramė mjaltė. Masa e pėrftuar duhet tė pihet 3 herė nė ditė nga 100 gramė pėr ēdo vakt. Mjekimi me kėtė kurė duhet tė zgjasė 2 deri nė 3 muaj. Edhe Aloe Vera nė formė xheli shėrben pėr kurimin e sėmundjes. Xheli pėrzihet me 300 gramė vodka. Lihen nė qetėsi pėr 5 orė dhe pihet 3 herė nė ditė nga 50 miligramė para buke. Kura vazhdon pėr 2 muaj me radhė deri nė pėrmirėsim tė dukshėm tė shėndetit. Njė tjetėr kurė ėshtė edhe pėrzierja e verės me Lule Basani. Kjo kurė ka dhėnė rezultate tė mira, por paralel me kėtė duhet tė merrni bri kau, qė duhen djegur deri sa tė mbetet hiri.

    20-PANKREASI/DAFINA DHE ĒIKORE

    Dafina ėshtė njė ndėr bimėt e shumta, qė pėrdoret pėr tė lehtėsuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimėve mjekėsore u pėrdoren gjethet, tė cilat pasi grimcohen mund tė pėrzihen me lėvoret e portokallit edhe kėto tė grimcuara. Sė bashku hidhen nė njė enė ku mė parė ėshtė shtuar njė gotė me ujė tė valuar. Kjo masė lihet pėr 10 minuta dhe mė pas kullohet dhe ėmbėlsohet sipas dėshirės. Nga kjo pėrzierje pihen 2 deri 3 gota nė ditė. Ky ēaj pėrmirėson edhe tretjen sa mė mirė tė ushqimit nė pankreas. Edhe bima e ēikores pėrdoret pėr kėtė sėmundje. Gjethet ose rrėnjėt e grimcuara tė kėsaj bime zihen nė njė enė me ujė. Ēaji i pėrftuar kullohet dhe pihet 2 deri nė 3 doza tė tilla nė ditė. Ky mjekim e gjallėron organizmin, pėrmirėson tretjen dhe urinimin, si dhe zbrazjen e fshikėzės sė tėmthit tė pankreasit.

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    21-KUJTESA/PESHKU

    Vazhdimisht ėshtė vėnė re se njerėzit qė pėrfshijnė nė dietėn e tyre shumė peshk, janė mė tė mbrojtur nga sėmundja e Alzhaimerit, ose mė pak nė rrezik pėr t’u prekur nga kjo sėmundje. Ekspertėt e shpjegojnė kėtė me praninė e acideve yndyrore tė llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatė njė studimi mbi vlerat e kėtyre acideve, shkencėtarėt morėn nė shqyrtim 200 pacientė me sindromėn Alzhaimer dhe pėr efekt studimi i ndanė ata nė dy grupe. Grupit tė parė iu dha Omega 3 nė formė tabletash ēdo ditė, ndėrsa grupit tjetėr vetėm Placebo. Pas 6 muajsh, shkencėtarėt panė se disa pacientė qė morėn Omega 3, ndjeheshin mė mirė dhe sėmundja e tyre kishte pėrparuar mė ngadalė sesa tek pacientėt e tjerė, qė kishin marrė vetėm tableta tė ėmbla ose placebo.

    22-GURĖT NĖ VESHKA/MOLLA

    Molla jo pa qėllim quhet “fruti i artė”, pasi jo vetėm qė pėrdoret si frut freskues, por shėrben edhe pėr pėrgatitjen e lėngjeve dhe uthullės. Fruti i mollės pėr shkak tė pėrbėrjeve tė pazėvendėsueshme qė pėrmban, ndikon pozitivisht nė kurimin e shumė sėmundjeve. Ēaji qė pėrgatitet nga lulet e mollės pihet kundėr ftohjeve tė ndryshme, lehtėson etjen, forcon nervat, mushkėritė dhe zemrėn. Ky ēaj ėshtė mjet i mrekullueshėm pėr rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lėngut tė mollės nuk lejon formimin e gurėve nė veshka dhe ndikon mirė te njerėzit, qė kanė vuajtur nga verdhėza. Pėr pėrgatitjen e ēajit nga lulet e mollės duhet qė nė pranverė tė mblidhen lulet e freskėta dhe tė thara tė pėrdoren gjatė vitit. Ēaji i pėrftuar nga fetat e thara tė mollės pėrdoret pėr qetėsimin psikik pas punėve tė rėnda, pėr ripėrtėritjen e mėlēisė dhe pastrimit tė veshkės.

    23-BAJAMET/LULET E PJESHKĖS

    Shumica prej nesh e ka provuar se ēfarė do tė thotė tė tė dhembin bajamet. Nė tė shumtėn e rasteve ato shkaktohen nga sėmundje tė tjera, siē ėshtė gripi ose ftohja. Megjithatė, nuk duhet tė shqetėsohemi, pasi mjekėt popullorė e kanė gjetur kurėn e kėsaj sėmundjeje. Shkenca dhe mjekėsia kanė vėrtetuar se ēaji me lulet e pjeshkės ndihmon nė shėrimin e bajameve. Pėr pėrgatitjen e mjekimit tė inflamacionit tė bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramė lule pjeshke, qė mė pas duhen zier nė 500 ml ujė. Kjo masė pihet nė formė ēaji ose pėrdoret si gargarė. Pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe pluhuri i luleve tė thara e tė imtėsuara tė pjeshkės, i cili merret me majė tė lugės pėr ēdo pėrdorim. Ēaji i pjeshkės ėshtė kura popullore mė efikase nė shėrimin e inflamacionit tė bajameve.

    24-MĖLĒIA/ĒAJI I KINFUSHĖS


    Bari i kinfushės nė bujqėsi konsiderohet si njė prej barėrave tė kėqija dhe vėshtirėson punėn e fermerit. Por nė mjekėsinė popullore, pėr shkak tė elementėve kurativė qė ajo pėrmban, jep njė ndihmesė tė madhe nė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme. Njė rol tė rėndėsishėm luajnė lulet e bimės nė lehtėsimin e sėmundjes sė sheqerit. Kjo sėmundje karakterizohet nga ērregullimi nė kėmbim tė karbohidrateve, si pasojė e pamjaftueshmėrisė sė prodhimit tė insulinės. Kjo sjell ngritje tė sasisė sė sheqerit nė gjak dhe nxjerrjen e tij me anė tė urinės. Nė kėtė rast mjekėt popullorė kėshillojnė pirjen e ēajit tė pėrftuar nga lulet e bimės 2 herė nė ditė. Nė sajė tė heterocideve tė hidhura dhe tė substancave tė tjera qė ajo pėrmban, bari pėrdoret pėr tė shtuar lėngun e stomakut dhe pėr tė pėrmirėsuar oreksin. Rezultate mjaft tė mira kjo bimė jep edhe pėr tė lehtėsuar dhimbjet e stomakut.

    25-DJEGIET/BIMA E LIRIT

    Bima e lirit ėshtė ndėr mė tė njohurat qė ka dhėnė rezultate nė mjekimin e plagėve, edhe kur ato shoqėrohen me qelb dhe kore. Pėr kėtė qėllim pėrdoren farat e bimės, tė cilat janė tė pasura me mucilagjene, pektinė, vaj, enzima. Pėr pėrgatitjen e brumit me farat e lirit kėshillohet qė mė parė tė njomen me ujė tė ngrohtė dhe tė valohen derisa pėrzierja tė kthehet nė brumė. Masa e pėrftuar mbėshtillet nė njė fasho dhe vendoset mbi plagė. Ky mjekim ndihmon nė qetėsimin e dhimbjeve, por edhe nė lėngėzimin e daljen e qelbit. Njė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe larja e pjesės sė infektuar disa herė nė ditė me lėngun e pėrftuar nga gjethet e bimės. Farat e lirit, nė sajė tė mucilagjeneve, qė kanė nė cipėn e jashtme, bėjnė tė mundur zgjerimin e zorrėve dhe ndihmojnė nė daljen jashtė tė lėndėve tė panevojshme. Ēaji i pėrftuar prej bimės ka dhėnė efekte pozitive nė kurimin e kapsllėkut pa acaruar aparatin tretės.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Frutat dhe perime qė kurojnė tė gjitha sėmundje
    Nga Erinaa nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-02-2013, 07:32 PM
  2. Foto: Frutat mė tė ēuditshme nė botė…!!
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 01:24 PM
  3. Bimėt qė nxisin epshin pėr sex
    Nga Erdi nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-08-2011, 10:55 AM
  4. Frikėsohet nga perimet
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2009, 09:48 PM
  5. Pemėt dhe perimet mbrojnė nga infeksionet
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 04:16 PM