Shkruar nga Blendina Cara

Hitleri ka marrė mė shumė letra prej fansave se Beattle-s, Maddona dhe Rolling Stones sė bashku. Shumė prej kėtyre letrave kanė qenė prej grave qė i kėrkonin tė martohej me to, tė tjera prej njerėzve qė doni ntė ishin si ai dhe tė tjerė njerėz i kėrkonin qė tė vizitonte lokalet e tyre. Mijėra letra kanė mbijetuar dhe janė hedhur tashmė nė njė libėr qė quhet “Letra Hitlerit:
Njė njeri i shkruan fyhrerit tė tij”. Libri prej 476 faqesh, i cili do tė prezantohet kėtė javė nė Panairin Ndėrkombėtar tė Librit nė Frankfurt ėshtė i disponueshėm vetėm nė gjuhėn gjermane. Botuesit “Gustav Luebbe GmbH & Co” janė shprehur se nuk ka plane afatshkurtra pėr pėrkthimin e tij nė gjermanisht.
Letrat janė zbuluar nga rusėt nė njė prej zyrave tė tij tė shkatėrruara nė Berlin, nė shtėpinė e tij nė mal, nė Bavari dhe nė rezidencėn e tij nė Mynih. Ato janė njė testament i magjisė qė Hitleri ushtroi mbi njerėzit qė udhėhoqi drejt shkatėrrimit e vdekjeve mė tė mėdha nė luftėn mė gjakėsore tė historisė.
Letrat datojnė nė vitin 1925, tetė vite para se partia e tij naziste tė merrte pushtetin, deri nė prill tė vitit 1945 kur mė shumė se 100 fanatikė tė fandaksur pas tij i dėrguan urime pėr 56-vjetorin e lindjes, i cili ishte dhe i fundit gjithashtu.
Njė person, Fritz Vogel nga Erfurt mendonte se bavarezėt nuk i ishin mirėnjohės sa duhej idhullit tė tij. Nė njė letėr ai i shkruante, “I dashur zoti Hitler. Dikush do tė habitej se si ju kėmbėngulni tė shkoni nė njė vend jo mikpritės dhe mosmirėnjohės si Bavaria. Do ishte mė mirė qė t’i mbanit takimet tuaja jashtė Bavarisė nė mėnyrė qė lėvizja tė bėhet mė e madhe dhe mė e fortė. Mbi tė gjitha tė kėshilloj tė marrėsh kombėsinė gjermane”. Por Hitler-i, i lindur nė Austri, i cili nuk e kishte zakon t’i pėlqenin dhe aq kėshillat nuk iu pėrgjigj asnjėherė letrės. Nė vitin 1926, avokati Reinhardt Niedermeyer i shkruante Hitler-it, “Unė jam ngarkuar tė sistemoj pronėn e Frau Margarete Meindl nė Mynih.
Ajo i respektonte me pasion tė madh pėrpjekjet tuaja politike dhe para se tė vdiste mė kėrkoi t’ju pyesja nėse mund ta pranoni njė palmė tė madhe qė ajo e mbante nė apartament.” Hitleri e pranoi me kėnaqėsi palmėn. Por kishte dhe nga ato gra tė marrosura pas liderit tė tyre, tė cilat dėrgonin letra e objekte nga mė tė pėrdėllyerat. Zonja Troeltzsch nga Berlini i dėrgoi Hitler-it gjashtė shami mėndafshi, ku kishte qėndisur fytyrėn e tij. Ajo i mori mbrapsht shamitė me njė pusullė, ku shkruhej se nuk kishte leje tė dėrgonte shami me fytyrėn e herr Hitler-it. Tė kėtilla gra, viheshin mė pas nėn monitorimin e gestapos pasi Hitler-i kishte frikė se kulti i tij i personalitetit mund tė shkaktonte destabilizimin e jetės nė Rajh. Sa mė lart i ngjiste shkallėt e pushtetit, aq mė shumė shtohej dhe numri i letrave.
Pikėrisht pėr kėtė arsye u krijua nė departament special qė merrej me shėrbimet postare, nė Mynih dhe nė Berlin. Posta personale e Hitler-it pėrmban kartolina tė dėrguara nga anėtarėt e partisė naziste, tė cilėt ishin me pushime nė Majorka e deri tek gratė qė digjeshin nga dashuria pėr fyhrerin. Tė gjitha kėto letra u zbuluan nė Arkivat Shtetėrore Ushtarake tė Moskės nga historiani Henrik Eberle. Ai u shpreh, “Letrat janė njė pėrshkrim i qartė se si njerėzit ishin hipnotizuar nga Hitler-i dhe se si ato reagonin kundrejt tij”.
Fragmente letrash
“Do doja qė tė tė bėja konen time tė vogėl i dashuri, i pėrjetshmi im Adolf”

- Letėr nga njė adhuruese

“Unė jam vetėm. Po vdes nga ankthi tani qė e di se je nė rrezik. Kthehu sa mė shpejt tė jetė e mundur. Mė duket sikur do ēmendem. Moti ėshtė i mrekullueshėm kėtu dhe gjithēka duket aq paqėsore, saqė mė vjen turp nga vetja... Ti e di se tė kam thėnė gjithnjė se do tė vdisja nėse ty do tė tė ndodhte diēka. Qė prej takimit tonė tė parė i kam premtuar vetes tė tė ndjek kudo qė tė shkosh, madje dhe nė vdekje. Ti e di qė jetoj vetėm pėr dashurinė tėnde”

- E jotja Eva (Eva Braun)

“Si njė rrufe nė qiell tė kaltėr, stuhia mė ka rėnė mbi kokė. Klientėt e mi janė zhdukur. Jep urdhėr dhe jeta do tė rinisė sėrish. Unė do ju falėnderoja njėmijė herė”

- Heinrich Herz, njė tregtar hebre i shkruan Hitlerit mė 27 prill 1934.

“Lider i madh, ēfarė tė bėj? A duhet t’i jap fundit aktivitetit tim. A nuk jemi njerėz edhe ne? Tė lutem mė ndihmo”

- Njė anėtėr i partisė naziste, pasi zbuloi se gjyshja e tij ishte hebreje.

“Ne nuk duam t’ia dimė mė pėr qeverinė. Ne vetėm duam Adolf Hitler-in si lider, si diktator. Ne duam qė tė ndalohen tė gjitha gazetat qė hedhin helm mbi Fyhrerin tonė, t’i shohim tė gjithė hebrejtė tė klasifikuar ashtu siē janė. Ne do tė japim gjakun tonė pėr Adolf Hitler-in! Merrni njė dorė tė hekurt dhe pėrmbushni programin tuaj me vullnet diktatorial. Mos negocioni, por veproni!”

- Peter Beck, banor Silezisė qė sot ėshtė pjesė e Polonisė

“I dashur Adolf, unė jam njė fans i mėnyrės tėnde tė udhėheqjes. Mami mė thotė qė kur tė rritem unė mund tė bėhem si ti.

- I yti, Bertie

“I dashur xhaxhi Hitler. Ne kemi pritur aq shumė pėr ty,
kur do mbėrrish nė vendin tonė. Ne do tė ishim shumė
tė lumtur nėse do tė mund t’i pėrkisnim Gjermanisė sėrish. Hebrenjtė dhe lituanezėt atėherė do tė duhej tė largoheshin apo jo.

- Njė gjermane etnike, Annelene K, shkruan nga verilindja e Prusisė qė ėshtė Lituania e sotme.