George Sodini, autori i vrasjes se tre femrave ne nje palester ne Pittsburgh te Amerikes ka lene nje video rrefyese ne faqen e tij te internetit ku shpjegon shkaqet dhe motivet qe e cuan ne marrjen e vendimit mizor.
Kishte nisur pergatitjet per kryerjen e aktit qe ne muajn nentor te 2008, por dicka i kishte shkuar ters dhe e kishte anulluar, me pas riprovon gjithcka ne 6 janar.
Ora eshte 8:45 e mbremjes. Kisha frike! Mora pistoletat e mbushura, kisha gjithcka gati, por ne fund thashe. Dreq! Femrat jane kaq te bukura, madje nuk duken as njerezore dhe as qe me hedhin syte mua, nis video e vetefilmuar nga Sodini.
Duket se ai kishte planifikuar gjithcka me imtesi dhe mbi te gjitha i ka lene trashegimi me video ne faqen e tij te internetit ne nje rrefim te pazakonte.
Ishte nje njeri i vetmuar, nuk kishte asnje mik, asnje vizite, tregojne fqinjet e tij.
Blogu i tij ne internet do te kthehet ne mikun e tij me te mire te cilit do ti rrefehet per gjithcka, edhe per planin e tragjedise se ndodhur disa dite me pare.
Jam shume mizor, i vetmuar dhe i inatosur. Kam degjuar se vetem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjenden rreth 30 milion femra dhe asnjera prej tyre nuk deshiron te qendroje me mua. Nese do kisha nen kontroll jeten time do te isha me shume i lumtur, vazhdon me tej 48 vjecari ne videon.
Kur befas nga endrrat per jeten e tij, hidhet ne realitet, kur tregon shtepine e tij,e kam blere ne vitin 1996.
Une e kam te lehte te fsheh emocionet por duhet te ndryshoj, mos ti fsheh me pershkruan sjelljen e vet Sodini.
Nuk kam nje te dashur qe nga viti 1984, nuk dal ne nje takim me nje femer qe nga maji i 2008 dhe nuk kam kryer marredhenie seksuale qe prej moshes 19 vjecare, vazhdon videon e tij killeri.
Eshte e thjeshte, nuk u pelqej vajzave edhe pse jam nje mashkull me paraqitje te pelqyeshme. Nuk mund te bej asgje. Problemi me i madh qendron tek marredheniet me miqte e mi. Nuk jam ne gjendje te arrij ate qe dua ne asnje fushe. Gjithcka mbetet e pandryshueshme pavaresisht perpjekjeve qe bej une, thuhet ne nje video te xhiruar diten e djele.
Dhe ja ku mberrijme ne fundin e parapergatitur, jeta jone e perjetshme nuk varet nga puna jone, Jezusi ka paguar per te gjitha mekatet tona dhe nese do te gjeni keto filmime, mos u merakosni, publikojne sepse une do te jem i vdekur".
Ndoshta kjo eshte edhe pergjigja qe kerkojne hetuesit, sepse nuk ishte rastesi qe te gjitha viktimat nuk kishin lidhje me vrasesin madje ato as qe e njihnin ate. Gjeja e vetme qe kishin te perbashket ishte se ato ishin qe te gjitha femra, sa te deshiruara aq edhe te urryera.