Faqet e popullarizuara tė internetit pėr rrjetėzim Twitter e Facebook janė gjetur mbrėmė nė shėnjestėr tė sulmeve tė hakerėve, dhe pėr kėtė shkak shfrytėzimi i tyre ka qenė i vėshtirėsuar.

Sulmet kanė pasuar njė muaj pasi qė faqja e Shtėpisė sė Bardhė ka qenė shėnjestėr e njė sulmi tė ngjashėm, pėr tė cilėn gjė miliona pėrdorues nuk kanė mundur t’i qasen faqeve tė administratės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Kėto incidente kanė treguar dobėsinė e rrjeteve pėr shoqėrim nė internet, tė cilėt pėrdoren si mjet pėr thyer censurėn dhe autoritarizmin.

Twitter, nė tė cilin lihen porosi tė shkurtra tekstuale deri nė 140 karaktere, ėshtė bėrė mjeti kryesor i komunikimit nė Iran gjatė kohės sė protestave dhe aksioneve kundėr demonstruesve pas zgjedhjeve presidenciale.

Pėrdoruesit e rrjetit Facebook, tė cilėt janė 250 milionė nė mbarė botėn, janė pėrballur me vonesa tė mėdha nė vendosjen e tė dhėnave nė llogaritė e tyre, derisa nė Twitter nuk ka qenė e mundur qasja pėr disa orė rresht.

Zyrtarėt e kėtyre faqeve tani pėr tani nuk duan tė spekulojnė pėr motivin e sulmeve tė kėtilla.