Rrjeti i popullarizuar pėr shoqėrim online, i cili ka mbi 250 milionė pėrdorues nė mbarė botėn, mund tė jetė i rrezikshėm pėr stabilitetin e lidhjeve tė dashurisė, kanė treguar hulumtimet e njė grupi tė shkencėtarėve nga universiteti nė Guelph tė Kanadasė.
Shkencėtarėt kanė ardhur deri tek ky rezultat pasi qė kanė analizuar sjelljen e 308 studentėve nė mes moshave 17 e 24 vjeē, nė mesin e tė cilėve kanė qenė 231 tė reja dhe 77 tė rinj, tė cilėt kanė pasur profilet e tyre nė rrjetin Facebook.

Nė fillim tė hulumtimit 50.5 pėr qind e pjesėmarrėsve kanė qenė nė lidhje serioze, njė e treta nuk kanė qenė nė lidhje, derisa 8.3 kanė pasur lidhje me njė apo mė shumė partnerė.

Megjithatė, hulumtimi ka dėshmuar se koha e kaluar nė pėrcjelljen e “aktiviteteve” tė partnerėve nė kėtė faqe shton xhelozinė dhe dyshimin, si dhe pjesėmarrėset nė hulumtim, tė cilat kanė kaluar mė shumė kohė nė kėtė pėrcjellje, kanė qenė mė xheloze sesa meshkujt.

Pra, nėse keni profil tė hapur nė kėtė rrjet, keni parasysh kėnd do ta shtoni nė listėn e miqve, ēfarė fotografive do tė publikoni, e mė sė shumti kushtoni vėmendje hapėsirės qė ka tė bėj me statusin tuaj: nė lidhje, i/e lirė, i/e martuar...