Michael Jackson u varros ne fshehtesine me te madhe






Michael Jackson eshte varrosur ne prezence te familjes se ngushte ne nje lokacion te panjohur, ne varret e ‘Forrest Lawn Memorial Park-un’ ne Los Anxhelos

Varrimi i Michael Jackson-it ishte plotesisht i kundert me jeten e tij qe e kishte bere, njofton ‘Daily Mirror’. Mbreti i pop-it eshte varrosur ne ‘heshtje te plote’, pa kurrfare ceremonie dhe adhurues. Pasi qe familja e Jackon-it, jane te brengosur qe ‘ushtria’ e adhuruesve do te shkaterrojne varrin e tij, lokacionin e sakte te vendit se ku prehet trupi i tij, jane duke e ruajtur sikur fshehtesine me te madhe. Nese ky sekret zbulohet, atehere do ta zhvendosin trupin ne ndonje vend tjeter. 'Michael eshte varrosur, dhe perveq familjes Jackson dhe disa njerezve te Forest Lawn-it, askush nuk e di vendin e sakte ', tha nje burim dhe shtoi se ata jane munduar t’i zhdukim t’i gjitha gjurmet qe tregojne se ku gjendet ky lokalitet. Njera nder supozimet eshte se Michael eshte varrosur afer gjyshes se tij, Martha Briges, e cila vdiq ne vitin 1990, dhe eshte varrosur ne keto varre. Por, ky eshte nje vend qe mund ta qellonin te gjithe, prandaj nuk eshte ‘vend shume i besueshem’.