Pushimet pėrbėjnė, si pėr prindėrit, ashtu dhe pėr fėmijėt, njė moment tė rėndėsishėm pėr t’u ndarė sė bashku, kėshtu qė ėshtė e nevojshme tė bėjmė kujdes nė disa zgjedhje.
Ja 6 sugjerime pėr udhėtimin dhe larjen nė det:

- Kur tė nisemi? Mė mirė tė evitoni nisjen nė ditėt dhe nė oraret qė ka shumė trafik dhe shumė lėvizje, kjo pėr tė mos rrezikuar tė zgjasni mė shumė udhėtimin dhe pėr tė mos u mėrzitur nga radhėt e gjata qė krijohen nė rrugė. Pyesni kur janė oraret e pikut dhe sakrifikoni pak gjumė, pėr tė mos u stėrmunduar nė trafikun e mėrzitshėm dhe tė lodhshėm.

- Ėshtė momenti pėr njė pushim? Kur, pavarėsisht se ju doni tė vazhdoni rrugėn dhe fėmijėt tuaj fillojnė tė grinden dhe tė bėjnė zhurmė, ėshtė mė mirė tė pushoni pėr disa ēaste. Qoftė nė rrugė kombėtare, po ashtu dhe nė autostrada, ka vende ku ju mund tė uleni pėr tė pushuar. Fėmijėt mund tė luajnė me lodra tė ndryshme, ndėrsa ju, pra tė rriturit, mund tė pini diēka, pėr tė rinisur udhėtimin me energji tė reja.

- Pėr ata qė i zė makina. Nėse fėmijėt tuaj i zė makina, ėshtė mirė tė mos u jepni qumėsht pėr tė pirė dhe tė limitoni sa mė shumė tė jetė e mundur lėngjet para dhe gjatė udhėtimit. Tė evitoni edhe pijet e ftohta dhe tė gazuara.

- Nė makinė, siguria mbi tė gjitha. Ėshtė mirė qė fėmijėt tė kuptojnė, qė kur janė tė vegjėl, qė kur lėvizet me makinė, ėshtė e nevojshme tė respektohen tė gjitha normat e sigurisė tė parashikuara nga Kodi Rrugor.

- Pėr tė mos u harruar. Kutia klasike e ndihmės sė shpejtė dhe njė krem i mirė dielli, me faktor tė lartė mbrojtės, i cili duhet hapur mbi fytyrė rregullisht dhe nė mėnyrė uniforme.

- Nė det. Lahuni nė det, vetėm nėse jeni nė formė perfekte. Dhe rregulli pėr tė mos bėrė plazh menjėherė pasi keni ngrėnė, apo pas njė ekspozimi tė gjatė nė diell, ėshtė i vlefshėm pėr tė gjithė, si pėr prindėrit, ashtu dhe pėr fėmijėt.