Motra atraktive medicinale ka pranuar qe per 20 mije funta te jete nena surrogat e Prince Michael II. Keto para ajo i ka pranuar qe ti ndihmoje familjes.
20 mije funta i kishte marre motra medicinale e cila per kete shume kishte pranuar qe te jete nena surrogat e djalit me te vogel te Michael Jackson-it, te voglit Blanket. Mbreti i pop-it, thuhet ne kete raport, se vet e kishte zgjedhur meksikanen Helena-n, qe te jete nena surrogat e Prince Michael II, pasi qe i kishte shikuar me pare edhe disa nena te mundshme surrogat, te cilat i ishin ofruar, njofton revista britanike Daily Mirror.
Sperma ishte e Michael Jackson-it
Helena e kishte pranuar kete oferte, njofton Mirror, qe keto para te fituara tia dergoje familjes se saj ne Meksiko. Sipas burimeve te njejta sperma me te cilen eshte ngjizur Blanket ishte e Michael-it, por ende nuk dihet saktesisht se kush eshte nena biologjike. Jackson kishte vendosur per Helena-n, pasi ajo ishte terheqese, intelegjente dhe stabile. I ka pelqyer edhe fakti qe eshte moter medicinale, dhe siq behet e njohur qe ne tere kete aventure nuk kishte pasur as problemin me te vogel.
Avokati e kishte marre femijen menjehere pas lindjes
Per ate qe eshte paguar, Helena i kishte fituar parate shkelqyeshem dhe pa verejtje, njofton Mirror. Maria Castillo, mjekja qe e ka sjell ne kete jete Blanket-in e vogel, pohoi qe kjo vajze e kishte kryer lindjen vet, pa ndihmen e kengetarit te njohur. Ne lindje ishte i pranishem avokati. Menjehere pas lindjes se femijes, ai e kishte marre me vete. Kur ka perfunduar lindja, nuk e kam ditur se kujt i perkiste ky vogelush, rikujton ato momente Castillo.