FIFA: Shqiperia, surpriza e miqesoreve


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25

    FIFA: Shqiperia, surpriza e miqesoreve

    Receta Gatimi



    Shqiperia eshte surpriza e dites e te merkures futbollistike nderkombetare.
    Ne kete perfundim kane arritur specialistet e organizate me te larte te futbollit ne bote, FIFA-s, te cilet, ne faqen zyrtare ne internet, kane evidentuar te vecantat e impenjimeve te kombetareve te te gjithe globit ne ndeshjet e tyre perkatese. Mes shume eventeve te rendesishme te te merkures se ngarkuar ne ndeshje nderkombetare, Shqiperia eshte perzgjedhur nga nepunesit e FIFA-s si “Rezultati i dites”.

    “Edhe pse nuk do te ishte aspak surprize qe Shqiperia te mund te merrte me te miren ne perballjen e saj me kombetaren e Qipros, te paket ishin ata njerez qe e kishin parashikuar, se kombetarja ballkanase, e cila e ka shume te veshtire te shenoje shume gola, te arrinte ate fitore emfatike, nje goleade te vertete 6-1”, shkruhej dje ne faqen zyrtare te FIFA-s ne internet, ku me pas vazhdonte: “Hera e fundit qe shqiptaret kishin arritur nje fitore me shume gola, daton ne vitin 2003, kur shenuan pese gola ne porten e Vietnamit dhe nuk pesuan asnje”.

    Me fitoren e te merkures ne mbremje ne takimin miqesor ndaj ishulloreve te Mesdheut, Kombetarja jone ka shenuar edhe nje rekord te ri te saj per sa u perket fitoreve me te thella. Para kesaj ndeshjeje, rekordin e mbante pikerisht triumfi 5-0 ndaj Vietnamit me 12 shkurt te vitit 2003 ne turneun miqesor te Norcias (Itali). Nderkohe qe nje tjeter fitore e thelle e perfaqesues sone ne historine e saj vjen nga nje ndeshje e luajtur ndaj perfaqesueses se Turqise me 21 janar 1998 ne Gaziantep, ku kuqezinjte kishim mundur te triumfonin me rezultatin 4-1.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    bravo shqiperia beri nje ndeshje shum te bukur

  3. #3
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    13
    Shqiperia fiton pothuajse gjithmone ne ndeshjet miqesore.
    Ajo duhet te filloje te fitoje te tjerat.
    Por sigurisht qe nuk i fitojne ndeshjet e rendesishme, pasi i shesin ato.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Blero promovohet nė Zvicėr, vjen surpriza mė e re
    Nga ulkina nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2011, 12:41 PM
  2. Shqiperia pezullohet pa afat nga FIFA dhe UEFA.
    Nga eugjeni nė forum Sporti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 03:18 PM
  3. Dy disfatat radhazi, Shqipėria humbet 11 vende nė FIFA
    Nga Kliton nė forum Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 04:38 PM