Receta Gatimi

Bill klinton - jeta ime


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Bill klinton - jeta ime



    Libri i Presidentit Bill Klinton, “Jeta ime”, ėshtė njė portret i plotė dhe i sinqertė i njė udhėheqėsi botėror, i cili qysh nė rininė e tij vendosi tė vinte nė shėrbim tė publikut dhuntitė intelektuale dhe politike, si dhe aftėsinė e tij tė jashtėzakonshme pėr tė punuar.

    Libri tregon pėr ecurinė e njė amerikani tė jashtėzakonshėm, i cili, falė energjive dhe pėrpjekjeve tė mėdha, bėri udhėtimin e vėshtirė nga qyteti Houp i Arkansasit nė Shtėpinė e Bardhė - njė udhėtim nėpėr jetėn e tij, ku shquhet interesi i veēantė qė ka ai pėr procesin politik: nė kolegj, nė punėn si stazhier pėr senatorin Uilliam Fulbrait; nė Oksford, kur u bė pjesė e lėvizjes sė protestės kundėr luftės nė Vietnam; nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Jeilit, kur zhvilloi fushata nė terren pėr kandidatėt demokratė; kur u kthye nė Arkansas, kur kandidoi pėr nė Kongres, si prokuror i pėrgjithshėm dhe si guvernator.



    "Lufta ime nė Kosovė" - Bill Klinton - Nga kujtimet e ish Presidentit Amerikan tė pėrmbledhura nė librin me titull "Jeta Ime", kapitulli i plotė 52, "Mbi luftėn nė Kosovė"

    Bill Klinton rrėfen pėr herė tė parė pėr publikun atmosferė, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake qė ēuan ne fillimin e bombardimeve mbi ish Jugosllavi, me 24 mars 1999. Problemet e 11 javėve tė luftės ajrore, dorėzimi i Milloshevicit dhe pėrgatitja e hyrjes sė trupave paqeruajtėse nė Kosovė.


    ......Kur erdhi koha pėr t‘u kthyer, ne ishim duke hyrė nė njė luftė tjetėr Ballkanike. Kėsaj here nė Kosovė. Njė vit mė parė, serbet kishin filluar njė sulm kundėr rebelėve shqiptarė kosovarė, duke vrarė shumė njerėz tė pafajshėm; kishte fėmijė dhe gra qė i kishin djegur nė shtėpitė e tyre. Raundi i fundit i agresionit serb kishte ndezur shkėndijėn e njė eksodi tė ri refugjatėsh dhe kishte shtuar dėshirėn e shqiptarėve kosovarė pėr pavarėsi. Vrasjet ishin shumė tė ngjashme me ditėt e para tė luftės nė Bosnje, e cila ashtu si edhe Kosova ishte ure lidhėse e ndarjes qe ekzistonte mes myslimanėve evropian dhe tė krishterėve serbė ortodoksė, njė vijė ndarėse pėrgjatė sė cilės kishte pasur konflikte tė herėpashershme prej gjashtėqind vitesh.
    Nė vitin 1974, Tito i kishte dhėnė autonomi Kosovės, duke i lejuar vetėqeverisje dhe kontroll mbi shkollat. Nė 1989-ėn Milloshevici i hoqi Kosovės tė drejtėn e autonomisė. Qė prej kėsaj kohe, tensioni kishte ardhur nė rritje derisa shpėrtheu mė pas nė 1995-ėn kur Bosnja arriti pavarėsinė. Unė isha i vendosur pėr tė mos lejuar qė Kosova tė bėhej njė Bosnje e dytė. Po kaq e vendosur ishte edhe Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright).
    Ne prill tė vitit 1998, Kombet e Bashkuara kishin detyruar mbi serbėt njė embargo armėsh. Ndėrkohė, Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e saj kishin vendosur mbi ta embargo ekonomike pasi kishin dėshtuar t‘i jepnin fund armiqėsisė dhe nuk hynin nė dialog me shqiptarėt kosovarė. Nga mesi i qershorit, pėr tė bėrė tė mundur ndalimin e dhunės, NATO-ja kishte filluar tė planifikonte njė numėr mundėsish pėr ndėrhyrje ushtarake. Teksa afrohej vera, Dik Hollbruk (Dick Holbrooke) ishte kthyer nė rajon pėr t‘u pėrpjekur tė gjente njė zgjidhje diplomatike pėr kėtė konflikt.
    Nga mesi i korrikut forcat serbe sulmonin sėrish kosovarė tė armatosur dhe tė paarmatosur, duke detyruar kėshtu 300, 000 shqiptarė kosovarė tė tjerė qė tė linin shtėpitė e tyre. Vonė, nė shtator Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara aprovoi njė rezolutė tjetėr, e cila kėrkonte fundin e konfliktit dhe nė fund tė muajit ne dėrguam edhe njė herė Hollbruk-un (Holbrooke) nė Beograd qė tė pėrpiqej tė gjente gjuhėn e arsyes me Milloshevic-in.
    Me 13 tetor, NATO-ja kishte kėrcėnuar tė sulmonte Serbinė brenda katėr ditėve nė rast se nuk respektoheshin rezolutat e Kombeve tė Bashkuara. Sulmet ajrore u shtynė kur u pa se 4 mije oficerė tė forcave speciale Jugosllave ishin duke u tėrhequr nga Kosova. Pėr pak kohė gjerat u pėrmirėsuan. Por, ne janar tė vitit 1999, serbėt filluan tė vrisnin serish kosovarė tė pafajshėm dhe kėshtu sulmet ajrore dukeshin tė pashmangshme. Ne vendosėm tė provonim diplomacinė edhe njė herė, por nuk kishim shume optimizėm. Objektivat e palėve ishin shume larg njėra tjetrės.
    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja donin qė Kosova tė gėzonte autonominė politike qė kishte pasur nėn kushtetutėn Jugosllave ndėrmjet viteve 1974 dhe 1989 derisa u‘a hoqi Milloshevic-i si dhe dėshironim njė force paqeruajtėse tė drejtuar nga NATO-ja qė tė garantonte paqen dhe sigurinė e civilėve kosovarė, duke pėrfshirė kėtu edhe minoritetin serb. Milloshevic-i dėshironte ta mbante Kosovėn nėn kontroll dhe ishte kundėr vendosjes atje tė trupave tė huaja ushtarake. Shqiptarėt kosovarė kėrkonin pavarėsi. Por ata ishin tė ndarė edhe mes tyre. Ibrahim Rugova, kreu i qeverisė hije, ishte njė burrė i butė, i dalluar pėr mbajtjen gjithmonė tė njė shalli rreth qafės. Unė isha i bindur qė me tė mund tė arrinim njė marrėveshje paqeje, por nuk isha aq i sigurt pėr faktorin tjetėr, Ushtrinė Ēlirimtare Kosovare (UCK), tė drejtuar nga njė i ri i quajtur Hashim Thaci. UCK-ja kėrkonte pavarėsi dhe e besonte se mund tė ndeshej dhėmb pėr dhėmb me ushtrine serbe.



    Palėt u takuan nė Rambuje (Rambouillet), nė Francė, me 6 shkurt (1999) pėr tė rėnė dakord mbi hollėsitė e njė marrėveshjeje, e cila do tė rikthente autonominė, do tė mbronte kosovarėt nga shtypja me anė tė njė operacioni tė drejtuar nga NATO-ja, do ta c‘armatoste UCK-nė, dhe tė lejonte ushtrinė serbe tė vazhdonte tė ruante kufirin. Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) dhe homologu i saj britanik Robin Kuk (Robin Cook) ngulėn kėmbė agresivisht nė favor tė kėsaj politike. Pas njė jave bisedimesh, tė koordinuara nga Ambasadori Amerikan Kris Hill, (Chris Hill) dhe homologėt e tij nga Bashkimi Evropian dhe Rusia, zbuluam se qėndrimi ynė kundėrshtohej nga tė dyja palėt: serbet nuk donin tė binin dakord pėr vendosjen nė Kosovė tė njė force paqeruajtėse, tė drejtuar nga NATO-ja, dhe kosovarėt nuk donin tė binin dakord pėr tė pranuar autonominė, ne rast se nuk merrnin garanci pėr mbajtjen e njė referendumi ku do tė vendosnin pėr pavarėsinė. Dhe UCK-ja nuk ishte e kėnaqur qė do t‘i duhej tė c‘armatosej, pjesėrisht pėr arsye se ata nuk ishin tė sigurt se mund tė mbėshtetshin nė forcat e NATO-s pėr t‘u siguruar mbrojtje. Grupi ynė vendosi ta shkruante marrėveshjen nė njė formė tė tillė qė ta vononte mbajtjen e referendumit, por tė mos e mohonte atė pėrfundimisht.
    Nė 23 shkurt, shqiptarėt kosovarė, pėrfshirė kėtu edhe Thaēin, e pranuan marrėveshjen nė parim, u kthyen nė shtėpi pėr t‘ua kumtuar atė njerėzve tė tyre dhe nė mes tė marsit udhėtuan pėr nė Paris pėr tė firmosur dokumentin e pėrfunduar. Serbet e bojkotuan ceremoninė, ndėrkohė qė 40 mijė trupa serbe ishin grumbulluar pėrreth Kosovės dhe Milloshevic-i pėrsėriti se ai nuk do te lejonte kurre vendosjen e trupave te huaja ne token Jugosllave. Unė e dėrgova Dik Hollbruk-un (Dick Holbrooke) per ta takuar ate per here te fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lėvizte nga vendi.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18
    vazhdimi...




    Nė 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Pergjithshėm i NATO-s, Javier Solana, me mbėshtetjen time tė plotė, i kėrkoi Gjeneralit Uesli Klark (Ees Clark) tė fillonte sulmet ajrore. Nė tė njėjtėn ditė, me shumicė votash (58- 41), Senati votoi pėr tė mbėshtetur kėtė veprim. Nė fillim tė muajit, Dhoma e Pėrfaqėsuesve kishte votuar 219 me 191 pėr tė mbėshtetur dėrgimin e trupave amerikane nė Kosovė nė rast se nėnshkruhej marrėveshja e paqes. Mes Republikanėve tė njohur qė votuan nė favor tė kėtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (Henry Hyde). Kur Kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet tė ngrihet kundėr Milloshevic-it dhe spastrimeve etnike, unė buzėqesha dhe thashė me vete ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) nė fund tė fundit ishte diku brenda tij. (Shėnim i pėrkthyesit: Dr. Jakyll ėshtė njė personazh letrar dhe kėtu nėnkupton anėn pozitive tė njė personi.)
    Ndėrsa shumica e Kongresit dhe tė gjithė aleatet tanė nė NATO mbėshtesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte nė tė njėjtėn linjė. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhėtuar drejt Shteteve tė Bashkuara pėr t‘u takuar me Al Gore. Kur Al e njoftoi se njė sulm mbi Jugosllavinė ishte i mundshėm, Primakov urdhėroi qė aeroplani i tij tė kthehej mbrapsht drejt Moskės.
    Nė datėn 24 (mars 1999), unė i‘u drejtova popullit amerikan pėr t‘u treguar se ēfarė isha duke bėrė dhe arsyet pse po ndėrmerrja njė akt tė tillė. U shpjegova atyre se Milloshevic-i u kishte zhvatur kosovarėve autonominė, duke u mohuar tė drejtat e tyre tė garantuara me kushtetutė pėr tė folur gjuhen e tyre, pėr tė pasur shkollat e tyre, dhe pėr t‘u vetėqeverisur. Unė i‘u pėrshkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilėve, djegien e fshatrave, dėbimin e njerėzve nga shtėpitė e tyre, 60 mijė vetėm nė pesė javėt e fundit dhe gjithsej njė ēerek milioni. Mė nė fund une kisha mundėsi t‘i vendosja ngjarjet aktuale ne kontekstin e luftėrave qė Milloshevic-i kishte shpallur kundėr Bosnjės dhe Kroacisė, dhe nė ndikimin shkatėrrues tė vrasjeve tė tij mbi tė ardhmen e Evropės.
    Fushata e bombardimeve kishte tre qėllime: t‘i tregonte Milloshevic-it se ne e kishim seriozisht se do ta ndalonim njė radhė tjetėr tė spastrimit etnik, se do tė shmangnim njė sulm akoma mė tė pėrgjakshėm kundėr civilėve tė pafajshėm nė Kosovė dhe se nėse Milloshevic-i nuk do tė dorėzohej sė shpejti ne do tė dėmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak tė Serbisė.
    Atė natė filluan sulmet ajrore. Ato do tė zgjasnin pėr 11 javė ndėrkohė qė Milloshevic-i vazhdonte tė vriste shqiptarėt e Kosovės dhe tė dėbonte rreth njė milion shqiptarė prej shtėpive tė tyre. Bombat do tė shkaktonin dėme tė mėdha mbi infrastrukturėn ushtarake dhe ekonomike tė Serbisė. Fatkeqėsisht, nė disa raste, ato do t‘u shmangeshin koordinatave tė pėrcaktuara dhe do tė merrnin jetėn e njerėzve qė ne po pėrpiqeshim tė mbronim.
    Disa njerėz arsyetonin se qėndrimi ynė do tė kishte qenė mė i justifikuar nėse do tė kishim dėrguar edhe trupa ushtarake nga toka. Por, me kėtė argument kishte dy probleme. Sė pari, derisa ushtarėt tė arrinin nė pozicionet e tyre, tė mjaftueshem nė numėr dhe me mbėshtetjen e duhur, serbėt dė tė shkaktonin njė dėm shumė tė madh. Se dyti, viktimat civile tė njė fushate ushtarake nė tokė do tė kishin qenė shumė herė mė tė mėdha sesa numri i viktimave, si rezultat i bombave tė pasakta. Unė nuk u bashkova dot me argumentin se duhej tė ndiqja njė kurs, i cili do tė merrte mė shumė jetė amerikanėsh, pa siguruar shumė bindshėm mundėsinė e njė fitoreje. Strategjia jonė shpesh do tė dyshohej, por ajo kurrė nuk u braktis.
    Nė fund tė muajit, kur bursa u mbyll pėr tė parėn herė nė historinė e saj me mbi 10 000 nga 3 200, kur unė mora Presidencėn, vendosa tė beja njė intervistė me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather. Pas njė diskutimi tė gjerė pėr Kosovėn, Dani me pyeti se nesė e prisja qė njė ditė tė bėhesha bashkėshorti i njė senatoreje tė Shteteve tė Bashkuara. Ne atė kohė shumė zyrtarė tė Nee York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel), pėr t‘i kėrkuar Hillary tė konsideronte t‘i hynte garės. I thashe Rather se nuk e kisha idenė se ēfarė ajo do tė vendoste, por se nėse do tė kandidonte dhe do te fitonte "ajo do te ishte e mahnitshme".
    Nė prill, derisa ne kishim shtuar bombardimet nė qytetin e Beogradit duke goditur Ministrinė e Brendshme, selinė e televizionit shtetėror Serb, shtėpinė e Milloshevicit dhe ndėrtesėn e partisė sė tij, konflikti nė Kosove u intensifikua. Ne, gjithashtu shtuam jashtėzakonisht mbėshtetjen financiare dhe prezencėn me trupa ushtarake nė shtetet fqinje si Shqipėria dhe Maqedonia pėr t‘i ndihmuar ata tė pėrballonin vrullin e madh tė refugjatėve. Nga fundi i muajit, kur Milloshevici nuk ishte pėrkulur ende, nga dy drejtime njėkohėsisht po vinin kundėrshtime ndaj politikės sonė. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anėtarė tė Kongresit mendonin se ishte koha pėr tė dėrguar trupa nga toka, ndėrsa Dhoma e Pėrfaqėsuesve votoi kundėr dėrgimit tė trupave pa aprovimin paraprak te Kongresit.
    Unė besoja ende se fushata ajrore do tė jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dėrgimin e trupave nga toka pėr arsye tė ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtės. Ne 14 prill, i telefonova Boris Yeltsin pėr t‘i kėrkuar pjesėmarrje me trupa ushtarake nė njė forcė paqeruajtėse ashtu si edhe nė Bosnje. Shpresoja se njė prezence ruse do tė ndihmonte tė mbronte minoritetin serb dhe mund t‘i jepte Milloshevict njė mundėsi pėr tė shpėtuar fytyrėn e tij pėr kundėrshtimet ndaj vendosjes sė trupave tė huaja

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si i shpenzon tė hollat Bill Gates?
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-10-2010, 09:12 PM
  2. Bill Gates kritikon pajsijen iPad
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2010, 12:47 AM
  3. Bill Gates: Google do tė duhej tė qėndroj nė Kinė
    Nga MAJDI nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 06:18 PM
  4. Bill Klinton, tė dielėn nė Kosovė
    Nga Erdi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2009, 12:47 AM
  5. Addio e Bill Gates!
    Nga ReniX nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-2008, 09:13 PM