Tiranė, 16/08/2009. Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit tė Shqipėrisė njofton tė gjithė drejtuesit e automjeteve se, Tuneli i Thirrės nė autostradėn Durrės-Kukės-Morinė do tė jetė i mbyllur pėr trafikun nga ora 23:00 e ditės sė martė mė 18 gusht deri nė orėn 07:00 tė sė enjtes mė 20 gusht.
Ky kufizim i pėrkohshėm bėhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe pėrforcuese nė galerinė jugore tė tunelit, tė cilat pėr arsye teknike dhe sigurie nuk mund tė kryhen nė kushtet e zhvillimit tė trafikut.