Njė 27 vjeēar shqiptar ka mbetur i vrarė tė mėrkurėn nė Itali, pas thikave tė shumta qė kishte marrė nė trup. Policia qė ka gjetur viktimėn nė rrugė dyshon se ngjarja mund tė ketė ndodhė pėr rivalitet droge, pasi viktima njihej si person me precedentė penalė nė shpėrndarjen e lėndėve narkotike.
Agjencia e lajmeve Ansa bėri tė ditur sot se "i riu Xhevahir Malaj ėshtė gjetur nė mėngjes nė grahmat e fundit tė jetės nga karabinierėt nė njė rrugė tė Casertės. Ai ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e kėtij qyteti, por ka vdekur nė sallėn e Reanimacionit.
Sipas agjencisė, Malaj njihej nga policia si person me precedentė penalė veēanėrisht pėr veprėn penale tė trafikimit tė drogės. Policia italiane nisi menjėherė hetimet pėr ngjarjen, pėr kapjen e vrasėsit dhe nė kėrkim tė identitetit tė vėrtetė tė viktimės, pasi dyshohet se ai ėshtė kapur mė shumė se njėherė nga policia dhe pėrherė ka treguar dokumente identiteti tė ndryshme.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja mund tė jetė kryer nga tė tjerė shqiptarė pėr larje hesapesh nė pazaret e drogės ku ishte pleksur i riu qė u gjet sot i masakruar me thika. Ndėrkaq trupi i Malajt ėshtė dėrguar nė morgun e Institutit tė Spitalit tė Casertės nė pritje tė tėrheqjes nga tė afėrmit.