Shtatezania e paparashikuar e Kourtney Kardashian e vendosi yllin e TV perpara nje pyetje mjaft te veshtire: te mbaje femijen apo t’i jape fund kesaj shtatezanie .“U mendova shume dhe gjate per kete ceshtje, nese duhet te mbaja femijen apo jo dhe hoqa perfundimisht idene e ndonje adoptimi te mundshem”- eshte shprehur 30 vjecarja Krdashian tek po zvhillon xhirimet e serialit “E!’s Kourtney & Khloe Take Miami”. “Mendoj se cdo grua ka te drejte te beje zgjedhjen e saj, ate qe ajo mendon se eshte e duhura. Nuk e di se ka njerez mendojne si mua, por une eci me kete ide. Disa prej tyre thone dhe gjera si ‘oh, aborto, nuk eshte ndonje gje e madhe’. Sikur te mos ishte ndonje gje e rendesishme”.
Scott Disick, 26 vjecar, njekohesisht dhe babai i femijes ishte teper perkrahes per te. Cifti u nga ne Nentor te vitit te kaluar dhe u bashkua perseri pasi u mor vesh qe Kourtny ishte shtatezane. “Ai donte te flsinim per kete gje, por une nuk doja dhe e mbajta perbrenda”- vazhdon ajo. “Une vertet dua ta mbaj femijen dhe ai me tha se do te me perkrahte ne cdo vendim qe do merrja”.
Konfuze dhe pak e shqetesuar. Kjo eshte gjendja e Kourtney ne kete periudhe. “Mora ne telefon shoqen time me te mire duke qare dhe i thash qe nuk dija c’te beja”- shton ajo. “Ajo me keshilloi t’i telefonoja doktorit dhe te shikoja rreziqet qe kishte kjo shtatezani. Dhe kete bera”. Pas bisedes me doktorin ajo u kthye ne shtepi dhe ndenji ne Internet me ore te tera duke pare per gjerat qe ai i tha.


“Pashe gjera te shumta ne Internet, teksa isha ulur ne krevatin tim dhe isha teper e shqetesuar. Isha duke qare dhe duke lexuar histori te njerezve qe jane penduar shume pas nje aborti”- shprehet ajo. “Po lexoja keto histori dhe pashe qe shume njerezit ishin traumatizuar pas nje veprimi te tille”.

Pas ketyre gjerave qe pa ne Internet, Kardashian arriti ne konkluzionin qe aborti nuk ishte zgjedhja e duhur per te. “Isha ulur ne krevat dhe po qaja. Dhe po mendoja qe nuk mund ta beja nje veprim te tille”- vazhdon ajo. “Me pas ndjeva dicka qe po levizte brenda meje dhe mendova qe absolutisht nuk mund te bej dicka te tille.Zoti na i jep keto gjera per nje arsye dhe ndjeva se kjo eshte gjeja e duhur qe duhet te ndodhe ne jeten time”.

Kardashian me pas thote qe ka bere shume studime per gjendjet e ndryshme shpirterore: “Mendimet e mia per te mos mbajtur kete femije ishin shume kot. Ishin mendime prej nje adoleshente. Nuk eshte se jam 16 vjec. Une jam 30 vjec dhe jam aq e pjekur per te marre nje vendim te tille. Dua te them, une fitoj vete parate e mia, e mbaj vete veten dhe mund t’ia lejoj vetes nje femi. Dhe jam perkrah nje personi qe e dua dhe qe kam shume kohe qe rri”.

Edhe pse Kardashian ka marre mendimet e njerezve qe e rrethojne, ajo shprehet se arriti tek ky perfundim vete dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme.

“Ishte dicka qe doja ta mendoja vete, pasi kishte te bente vetem me mua. Nuk u bazova aspak tek fjalet e motrave te mia apo te Scottit. E mora gjithcka persiper vete”- thote ajo. “Doktorri me tha qe nuk do te kisha asgje per te cilen do te pendohesha nese do te mbaja kete femije. Dhe me pas mendova ‘kjo eshte shume e vertete, pse shqetesohem kaq shume’. Dhe ky mendim me goditi menjehere. Isha shume e emocionuar per momentin dhe me pas i dhashe lajmin Scottit dhe gjithashtu dhe ai ishte shume i emocianuar. Dhe jam e bindur qe edhe nese do t’i kisha thene qe nuk dua ta mbaj ai do me detyronte ta mbaja”- perfundon Kourtney.