Varrimi i vertete do te behet me 29 gusht, date kjo ne te cilen Michael Jacskon do t’i mbushte 51 vjet.

Babai i mbretit te popit, Joe Jackson, paralajmeroi qe biri i tij me ne fund do te varroset ne varrezat e ‘Forest Lawn-it, me shume se dy muaj pas vdekjes se tij, ne shkaqe ende te panjohura. ‘Varrimi do te jete ngjarje familjare, pa pjesemarrjen e mediave ‘, tha Jackson-i i vjeter, i cili i ka 80 vjet.

Hetimi rreth vdekjes se mbretit te popit po vazhdon ende, ndersa shkaku i vertete i vdekjes se tij pritet te behet i ditur deri ne fund te javes, kur do te tregohet edhe rezultati i autopsise se trete. Nje burim anonim i afert me hetimin tha se i dyshuari kryesor per vdekjen e tij eshte mjeku Conrad Murray, i cili yllit i kishte dhene nje anestezion disa momente para vdekjes. Doktor Murray, i cili nuk ishte paraqitur qe nga vdekja e kengetarit, iu drejtua opinionit me nje porosi qe eshte vendosur ne sherbimin e internetit ‘YouTube’. ‘Deshiroj t’u falenderoj te gjitheve te cilet me kane derguar porosi te mbeshtetjes ne keto momente te veshtira. Per tere kete qe ka ndodhur jam frikesuar qe te pergjigjem ne thirrje apo ne e-mail-e’, thote Murray. ‘Policise ia kam thene te verteten, kam bere qka kam mundur, dhe shpresoj qe e verteta do te dale ne shesh’, perfundoi ai. Familja Jackson do te jap nderimin e saj per Michael-in me nje koncert i cili do ta madheroje edhe me shume karrieren dhe jeten e tij. Koncerti do te mbahet ne nje keshtjelle ne Vjene, ndersa vellau i tij, Jermaine Jackson, tha qe ky lokacion eshte zgjedhur pasi qe Michael ‘i adhuronte keshtjellat ‘.

Dr. Conrad Murray Thanks Supporters