Receta Gatimi

Mekate? Kam bere ca...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e Enkelejda_24
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    464
    Reputacioni
    18

    Mekate? Kam bere ca...



    Mjafton te kesh deshiren dhe aftesine per te sjelle pune te mira. Bashke me Florin kemi qene gjithmone pro risive dhe kemi qene maniake per te kuruar qdo detaj te te gjitha performancave te mia.

    Elvana Gjata publikon hitin e saj te ri ‘‘Hi-tech’‘

    Ashtu siq jemi mesuar prej kohesh, edhe kete vere nuk mungoi hiti i radhes nga Elvana Gjata. Perse zgjodhe te ishte pikerisht ‘‘Hi-tech’‘ kenga dhe klipi i kesaj vere?

    -Ne fakt kjo kenge ka nje vit qe eshte krijuar, por deshira per te zgjedhur produksionin e duhur per te xhiruar klipin beri qe kenga te lanqohet tani ne vere.

    Dhe ne fakt klipi eshte vertet ‘‘Hi-tech’‘. Ne te ka shume efekte speciale, eshte nje klip risi, me elemente qe nuk i kemi pare me perpara ne klipet shqiptare. Duhet te themi qe i tille ishte edhe klipi paraardhes ‘‘Nuk jane me’‘ dhe nje pjese e mire e klipeve te tua. Si ia del Elvana te vije gjithmone ndryshe dhe gjithmone shume profesionale me kenget dhe klipet e saj?

    Mjafton te kesh deshiren dhe aftesine per te sjelle pune te mira. Bashke me Florin kemi qene gjithmone pro risive dhe kemi qene maniake per te kuruar qdo detaj te te gjitha performancave te mia.



    Cila ka qene veshtiresia qe duhet te kaloje gjate xhirimeve te ketij klipi krahasuar me te tjeret?

    - Temperatura e larte dhe veshjet futuristike qe nuk ishin aspak te rehatshme.

    Kur te ndodh te degjosh kenget e tua ne radio ose ne televizion, qfare ben, e ngre zerin deri ne fund apo nderron stacion?
    -Thjesht qendroj indiferente. Mundesisht gjej vetem momente per t’i korrigjuar.

    Dyshja Elvana Gjata-Flor Mumajesi vazhdon te jete shume e fuqishme. Bashkepunimet tuaja jane gjithmone nje sukses i vertete. Dhe teksa mendoja nje dite per kete thashe: Po nje kenge se bashku pse nuk e bejne Elvana me Florin. Tani qe m’u dha mundesia nepermjet kesaj interviste po te pyes vete. Keni menduar te beni nje bashkepunim te tille, nje kenge ku te jeni te dy bashke?

    -Mbase ngaqe qdo kenge imja eshte krijim i Florit. Lind natyrshem nje lloj bashkepunimi dhe nuk e kemi ndiere nevojen. Por nuk eshte qudi nese nje dite na shikoni duke kenduar bashke.

    Ne intervisten e fundit qe ke dhene per gazeten ke thene qe je duke punuar per albumin e radhes. Kur do te kemi mundesi ta kemi me ne fund ne duar ate?

    -Ne shtator perfundon. Kam 2 vjet qe punoj per kete album, nga i cili tre kenge do te realizohen me klipe. Te gjitha mbajne firmen e Florit.





    Kjo periudhe ka qene shume e ngarkuar per ty, pasi ke qene e impenjuar edhe me fushaten zgjedhore. Marredheniet e tua me politiken si jane?

    -Bashke me koleget e mia kemi kaluar qaste vertet shume te bukura. Ka qene nje eksperience shume e bukur. Mendoj qe ka qene fushata zgjedhore me e veqante qe eshte bere ndonjehere.
    Vajte te votoje ne date 28?

    -Jo, pasi isha e ftuar ne nje koncert ne Gjermani.
    Po evenimenti me i rendesishem kete vere per ty cili do te jete?

    -Do te jete turi prej 15 koncertesh te medha qe jane organizuar nga menaxheri im ne qytetet me te medha ne Kosove dhe Maqedoni, si dhe ne Ulqin.

    Veq te tjerash, kete vit ti edhe diplomohesh. Ke filluar te mendosh ndopak per pjesen qe do te vesh ne skene?

    -Po, eshte e vertete, ne mes te shtatorit se bashku me shoqen time te kursit Jonida Vokshi, do te vendos ne skene shfaqjen time me te cilen diplomohem.

    Tani qe shkolla perfundoi, cilat jane gjerat qe do te kujtosh me me nostalgji prej saj?

    -Kam kaluar momente shume te bukura, por edhe te veshtira. Nuk do te harroj netet pa gjume duke ndenjur ne klase per etydet qe punonim; duke ndenjur vone, qofte ne dimer me temperaturat e uleta apo ne vapen e padurueshme ne vere.

    Elvana, je nder te paktet personazhe te njohur qe ke ruajtur thjeshtesine, duke u treguar gjithmone e sjellshme dhe e dashur, veqanerisht me mediat. Si ia ke dale mbane qe suksesi mos te te tjetersoje?

    Fale edukates qe kam fituar nga familja dhe edukimin shpirteror dhe moral duke lexuar biblen qe ne moshe te vogel. Besimi ne Zot me ka ndihmuar shume te eci ne rruge te drejte.

    Ne nje moment, ne nje pjese te klipit shohim qe te roboti Elvana po behen disa nderhyrje ne fytyre. Po nese Elvana e vertete do te kishte nevoje pas disa vitesh per keto lloj nderhyrjesh do t’i bente?

    -Tani per tani nuk e mendoj pasi kam nje fytyre prej nje vajze te re. Nuk e di me vone, kur fytyra ime te mbaje shume vite mbi te, mbase me nderrohet mendja (qesh).
    Si i ke marredheniet me teknologjine? Sa e dhene je pas saj?
    -Ndjek me vemendje qdo perparesi te saj dhe habitem me shpejtesine e evoluimit.

    Q’mendim ke per klonimin? Do te te pelqente te kishe nje klon tendin?

    -Jam kunder klonimit, mendoj qe krijim i njeriut eshte diqka qe i perket vetem Zotit.

    Dhe meqe me permende Zotin, dime qe me perpara ke qene nje frekuentuese e rregullt e kishes, madje ne fillimet e tua ke kenduar edhe nje kenge dedikuar Zotit. Vazhdon te jene po kaq te forta lidhjet e tua me fene dhe me Zotin?

    -Po, eshte e vertete, akoma e kujtoj ate kenge. Ne kishe nuk shkoj me per shkak te angazhimeve jashte Shqiperise, por kam ndertuar nje kishe brenda zemres sime ku lutem gjithmone.



    Ka bere shume mekate Elvana?

    -Kam bere ca...

    Mendon se per ty do te hapen me kollaj dyert e parajses apo te ferrit?

    Qdo dite per mua eshte nje sfide qe me duhet ta fitoj me te keqen qe ndodhet brenda meje, per te pasur shansin qe te shkoj ne parajse. Mendoj qe qdo njeri qe mbart ne zemer te miren dhe te keqen te mundohet te zgjedhe te miren, megjithese jo gjithmone ajo fiton.
    Te jep pershtypjen e nje njeriu shume te qete dhe te embel. Jam kurioze te di ne ato 5 minutat e tua te nervave qfare eshte maksimumi qe mund te besh?

    Jam shume impulsive. Kam ato 5 minutat qe me mire mos te kem njeri afer dhe sende perpara (qesh). Ama me zbret shume shpejt inati.
    Di qe ne shoqerine tende mbahesh si nje njeri me shume humor. Ka ndodhur ndonjehere qe dikush te kete keqkuptuar humorin tend dhe te kesh pasur merzi dhe hatermbetje?

    -Jo, pasi fatmiresisht di te bej humor me personin e duhur ne momentin e duhur.





    Po ti si reagon ndaj ironise? Po kritikave?

    -E ironizoj me mire. Ndersa ndaj kritikave jam shume e vemendshme.
    Dime qe per veshjet e tua ne skene dhe koncerte kujdeset stilistja Jona Muqa. Po ne jeten e perditshme?

    -Jonen gjej rastin per ta pershendetur dhe falenderuar qe me shijen e saj te holle ndikon jo vetem ne veshjet e skenes, pasi edhe ne jeten e perditshme shpesh here i referohem keshillave te saj.
    Cili eshte nje trend i kesaj vere te cilin ti e ke pervetesuar me kenaqesi?

    -Kontrastet e ngjyrave te forta.

    Elvana, tashme me gjithe kete fame je mesuar, po prinderit e tu jane mesuar ndopak me te? Si reagojne ndaj faktit qe vajza e tyre eshte nje person i famshem, shpesh ne qender te vemendjes se njerezve dhe mediave?

    -Ndihen shume krenare per kete dhe me japin mbeshtetjen maksimale ndaj qdo situate.

    Ne ditet e sotme shohim qe ekranet jane te mbushur me kengetare te reja. Megjithate ka plot vajza te reja te talentuara, te cilat enderrojne suksesin por per nje arsye a nje tjeter nuk ia dalin dot. Cila eshte keshilla qe do t’u jepje ti ketyre vajzave?

    -Do te doja qe secila te ishte sa me origjinale dhe duke bere mode me stilin e tyre te muzikes, te kenduarit apo te veshjes, jo duke sjelle imazhe te para me pare.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    kengetare e kompletuar kjo

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    eshte full fare

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Cfare ju ka bere te merziteni sot ?
    Nga labja nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 30-10-2014, 10:58 AM
  2. 10 Rregullat per tu bere nje hacker!
    Nga ReniX nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 10:13 PM
  3. Tė dobėsohesh pa bėrė dietė...
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2012, 08:11 AM
  4. Si eshte bere kjo video
    Nga bleron12 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 01:59 PM
  5. ‘Notebooku’ i bėrė nga bambuja
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 08:33 PM