Ministria e Mjedisit e Shqipėrisė sipas njė raport- vlerėsimi bėn tė ditur se rreth 90 pėr qind e ujėrave tė bregdetit shqiptar rezultojnė tė pastra nga ndotjet bakterologjike, ndėrsa problem vazhdojnė tė jenė mbetjet urbane, sidomos nė pikun e sezonit tė plazhit.
Nė raport vlerėsohet se rreth 90 pėr qind e ujėrave bregdetare janė nė pėrputhje me normat e lejuara tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė dhe Programit pėr Mjedisin tė Kombeve tė Bashkuara dhe vetėm rreth 10 % e tyre nuk janė nė pėrputhje me kėto norma.

Sipas raportit, plazhet me cilėsinė mė tė mirė tė ujėrave tė larjes janė plazhet e Dhėrmiut, Himarės, Borshit, Velipojės dhe Shėngjinit dhe brenda normave tė rekomanduara zona e Jonufrit dhe e Radhimės.

Kampionimi ėshtė kryer nė 71 stacione qė pėrfshinė zonat mė tė frekuentuara gjatė gjithė sezonit tė plazhit nė gjithė bregdetin shqiptar.

Faktori kryesor i ndotjes sė ujėrave bregdetare janė shkarkimet e ujėrave tė zeza si dhe numri i madh i vetė pushuesve.

Gjatė viteve tė fundit, me fondet e institucioneve financiare ndėrkombėtare dhe tė qeverisė shqiptare janė planifikuar dhe janė nė ndėrtim, veprat e trajtimit tė ujėrave tė pėrdorura nė qytetet kryesore bregdetare tė Shqipėrisė, si nė Shkodėr, Lezhė, Durrės, Vlorė, Kavajė, Sarandė, Pogradec.

Specialistė tė monitorimit tė ujėrave bregdetare do tė vijojnė tė kryejnė aktivitetin e tyre nėpėrmjet programeve tė posaēme pėr mbrojtjen e shėndetit tė popullatės.