Policise i vjedhin makinen
E Marte, 22 Maj 2007
Nje automjet me targa te Policise se Shtetit eshte vjedhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne nje nga zonat qendrore te qytetit te Durresit. Shefi i Sherbimit te Kontrollit te Brendshem prane Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit, Edmond Papa, nuk e ka gjetur "Benzin" e parkuar nje nate me pare ne nje rrugice prane pallatit te sportit "Ramazan Njala". Pas denoncimit, efektivet blu jane vene ne kerkim te automjetit policor te zhdukur, por mesohet se gjate dites se djeshme nuk kane pasur sukses.
korrieri.com