Ekspertėt e laboratorit tė Institutit tė Policisė Shkencore pranė Ministrisė sė Brendshme kanė konstatuar se Dritan Dajti pasditen e 7 gushtit gjatė operacionit tė policisė pėr arrestimin e tij ka qėlluar me dy pistoleta tė mbajtura nga tė dyja duart.
Sipas ekspertėve qė kanė bėrė kėqyrjen dhe analizimin e mbetjeve tė barutit tė gjetura nė duart e tė arrestuarit Dajti kanė konstatuar se nė dy duart i dėnuari me 25 vjet burg ka faktor plotėsues tė barutit. Qė provon se ai ka qėlluar me tė dy duart me dy pistoletat qė kishte ditėn e 7 gushtit, njė "revolver" dhe njė "Glock" tė cilėt u sekuestruan pas arrestimit.

Sipas prokurorisė, pritet qė nė ditėt nė vazhdim tė vijnė edhe pėrgjigjet e laboratorit balistik tė gėzhojave dhe krahaseushmėrin e tyre me ngjarjet e tjera tė ndodhur kėto vitet e fundit.

Ndėrkaq, mbi bazėn e kėtyre ekspertimeve tė ardhura nė prokurori dhe dėshmive tė agjentėve qė morėn pjesė nė operacion, hetuesit e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda kanė arritur tė ndėrtojnė edhe skemėn e vrasjeve tė ndodhura nė plazh ditėn e 7 gushit gjatė shkėmbimit tė zjarrit mes tė kėrkuarit Dajti dhe efektivėve tė policisė.

Sipas prokurorisė, i pari qė ėshtė qėlluar me plumb nė kokė nga dora e Dajtit ka qenė drejtuesi i grupit Festim Xhani. "I ndjeri Xhani ka pasur kartėn e identitetit tė policisė nė dorė dhe ka shqiptuar fjalėt: "Policia, dorėzohuni", kur ėshtė afruar dhe ka hapur derėn e parė tė pasagjerit tė "Tuareg" ku brenda saj ndodhej i ulur nė sedijen e pasme Dritan Dajti.

Menjėherė i ėshtė pėrgjigjur me zjarr i shumė kėrkuari duke e qėlluar nė kokė anash Xhanin, i cili ėshtė rrėzuar pėrdhe. Pas vrasjes sė Xhanit, Dajti ėshtė kthyer me 90 gradė nė krahun tjetėr tė dritares sė pasme ku po qėndronte kryeinspektori Saimir Duēkollari, duke shkrepur tė dy pistoletat qė mbante nė duar nė drejtim tė tij ku pėr pasoj e ka lėnė tė vdekur.

Mė pas, ka zbritur nga dera e pasme nga krahut tė djathtė tė makinės, ku pak metra pas makinės ka parė "ushtarin" e tij Ledion Mare tė shtrirė nė tokė, duke u lidhur nga agjenti Altin Dizdari.

Nė drejtim tė tyre ka shkrepur dy pistoletat, duke qėlluar agjentin nė kraharor dhe Maren, si pasoj tė dy kanė mbetur tė vdekur. Pas kėtyre shkrepjeve, Dajti ka lėshuar pistoletėn tip "Revolver" nė tokė dhe ka qėlluar me pistoletėn tjetėr tip "Glock", agjentin Kastriot Feskaj, i cili po tentonte ta lidhte personin e tretė qė shoqėronte Dajtin.

Pasi ka qėlluar Feskajn, i shumėkėrkuari Dajti ka shkrepur edhe disa plumba mbi njė makinė tė parkuar aty afėr (pas saj ishin dy agjentė tė tjerė) dhe mė pas ka filluar tė largohet me ecje, nė drejtim tė plazhit. Nga njė derė aty pranė ka dalė njė fėmijė, qė ėshtė qėlluar nė ecje e sipėr nga Dajti, duke mbetur i plagosur nė kėmbė.

Mė pas Dajti ka tentuar tė ndėrrojė karikatorin e pistoletės "Glock" kur ėshtė goditur nga tre plumba tė kolegėve tė vrarė qė kishin marr pozicione tė ndryshme pas makinave. Njė plumb e ka qėlluar nė krahė, njė tjetėr nė kofshėn e djathtė dhe plumbi i tre qė e ka neutralizuar Dajtin i kapur fundin e shtyllės kurrizore, ku dhe ėshtė arrestuar mė pas.

Ndėrkaq, nė krah tė makinės "Tuareg" para tek shoferi agjentėt e tjerė kishin mundur ta arrestonin kunatin e Dajtit, shtetasin Ergest Xhoxhin, pa shumė rezistencė.