Bukuroshja Hasna Xhukici eshte eliminuar pak hapa larg finales. Nje arritje jo e vogėl, duke parė se bėhej fjalė pėr njė konkurs, ku merrnin pjesė plot 84 bukuroshe nga i gjithė rruzulli tokėsor .Edhe ylli i “Miss”-it shqiptar ka shėndrritur nė mbrėmjen e sė dielės nė ishujt e Bahams, ku sfiluan dhe u pėrzgjodhėn mė tė bukurat e Universit. Megjithėse nuk mund tė konsiderohet nė pėrmast e vendit tė tretė tė zėnė nga “Miss Kosova”, edhe arritja e Hasna Xhukicit nuk ka qenė e vogėl, duke parė se bėhej fjalė pėr njė konkurs ku merrnin pjesė plot 84 bukuroshe nga i gjithė rruzulli tokėsor. Bukuroshja me flamurin kuqezi ka pėrfunduar mes 15 mė tė bukurave tė Universit, ndėrkohė qė ka kaluar me sukses jo pak eliminime, derisa erdhi radha e mbetjes se dhjetė konkurenteve, atėherė kur ėshtė detyruar tė mėnjanohet bashkė me “Miss Belgjikėn”, “Miss Kroacinė”, “Miss Islandėn” dhe “Miss Suedinė”. Ndėrkohė qė la “Miss Kosovėn” tė vazhdojė deri nė aktin final, aty ku Gona Dragusha u rendit prapa “Miss Universe”, Stefania Fernandez, dhe shoqėrueses sė parė tė saj, “Miss Republika Domenikane”, Ada Aimee De La Cruz. Ndėrsa, nė pesėshe ishin edhe “Miss Australia” e “Miss Puerto Riko”, teksa mund tė dallohet se nė kėtė listėn e mė tė mirave, Dragusha ka qenė pėrfaqėsuesja e vetme nga Evropa. Ndėr cmimet e tjera, shiritin e Miss Fotozhenia e fitoi “Miss Tajlanda” Chutima Durongdej, ndėrsa Miss Buzėqeshja shkoi pėr “Miss Kinėn”, Wang Jingyao.