Qeveria italiane ka financuar blerjen e dy anijeve tė specializuara kundėr ndotjes bregdetare. Anija e parė mbėrriti sot paradite nė portin e Durrėsit, e imbarkuar nė bordin e anijes ushtarake italiane “Caprera”.
Burime zyrtare nga Delegacioni Italian i Ekspertėve (DIE), me qendėr nė Tiranė, bėnė tė ditur se nė kuadėr tė bashkėpunimit me Forcat e Armatosura shqiptare dhe duke vlerėsuar rėndėsinė e ruajtjes dhe mbrojtjes sė mjedisit detar, qeveria italiane financoi blerjen e dy anijeve kundėr ndotjes me vlerė 750.000 euro, dhuratė pėr Brigadėn Usharake Detare shqiptare.

Burimet shtuan se nė kėtė mėnyrė zgjerohet spektri i bashkėpunimit italo-shqiptar duke kapėrcyer sektorin e ngushtė ushtarak dhe duke siguruar kapacitete operacionale shumė tė mira nė luftė kundėr ndotjes detare, ēka do tė jetė njė nxitje edhe pėr ruajtjen e ekosistemeve delikate nėnujore.

Dy anijet, me gjatėsi rreth 16 metra dhe gjerėsi 4 metra, janė tė pajisura secila me 2 motorė prej 230 kuaj fuqi. Anijet janė tė pajisura me njė sistem hidraulik (SKIMMER) pėr rikuperimin e materialeve tė ngurta qė qėndrojnė mbi ujė dhe me njė sistem hidraulik me cilindra rrotullues pėr mbledhjen dhe spastrimin e hidrokarbureve.

DIE bashkėpunon me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Forcave tona tė Armatosura qė nga viti 1997 dhe ka dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr arritjen e standardeve tė NATO-s.