Milan ka shkaterruar 3-0 ne “Olimpico” Juventusin e Ferrares, fitore kjo qe thellon krizen tek “Zonja e vjeter” qe largohet gjithmone e me shume nga titulli kampion.

Edhe pse e kane nisur me vrull lojen, bardhezinjte nuk kane arritur te mbajne kete ritem, duke rene pre e qetesise se Milanit qe kaloi ne avantazh me Nesten ne minuten e 29-te. Juventus ka serish mundesine per te barazuar, por lojtaret e skuadren vendase jane te pasakte para Dides.

Pjesa e dyte eshte pasqyre e se pares. Juventus e nis mire, ndersa Milan shenon. Vetem 1 minute pas rifillimit te lojes, Chiellini nuk arrin te perfitoje nga pergjumja e mbrojtjes kuqezi. Ferrara kerkon shpetim tek Del Piero, por as veterani i kesaj skuadre nuk arrin te ndryshoje rezultatin.

Ne minuten 71, Ronaldinho dyfishon rezultatin. Pasi kane humbur edhe mbeshtetjen e tifozeve ne “Olimpico”, Juventus peson edhe golin e trete ne fundin e ndeshjes, autor eshte serish braziliani Ronaldinho. Pas kesaj fitoreje Milani konfirmohet si rivalja me e denje e Interit, pasi ndodhet 8 pike larg dhe 1 ndeshje me pak se kryesuesit e Serie A.