Pas njė drame tė zhvilluar nė Monako, Barcelona ka arritur ta mposhtė me rezultat minimal Shakhtarin pėr tu shpallur fitues i Superkupės sė Evropės.
Ndeshja e vlefshme pėr Superkupėn e Evropės, e zhvilluar tė premten mbrėma nė Stadiumin Louis II tė Montekarlos, ndėrmjet fituesit tė Ligės sė Kampionėve, Barcelonės, dhe fituesit tė Kupės UEFA, Shakhtar Donetsk, ka pėrfunduar me fitoren e Barcelonės prej 1-0.
Duhet pėrmendur qė Barca e filloi ndeshjen me treshen sulmuese Lionel Messi, Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimovic, derisa nė anėn tjetėr sulmonte vetėm Luiz Adriano, i mbėshtetur nga mesfushorėt Fernandinho, Ilsinho dhe Ėillian.
Edhe pse Barcelona ishte dominuese nė pjesėn mė tė madhe tė lojės duke krijuar presion tek ukrainasit, Shakhtari u mbrojt mirė duke bėrė qė pjesa e parė e ndeshjes tė pėrfundonte pa gola.
Ngjashėm ndodhi edhe nė pjesėn e dytė, Blaugranėt nuk arritėn ta gjenin rrjetin e portės kundėrshtare, kėshtu qė koha e rregullt pėrfundoi pa gola.
As nė 15 minutat e para tė kohės shtesė nuk u shėnua gol, mirėpo nė gjysmėn e dytė tė vazhdimeve mė nė fund Barcelona shėnoi.
Pas njė kombinimi ndėrmjet Lionel Messi dhe lojtarit qė zėvendėsoi Zlatan Ibrahimovicin, Pedro Rodriguez, ky i fundit e gjeti rrjetėn kundėrshtare pėr tia dhėnė avantazhin Barcelonės, pak minuta pa pėrfunduar takimi (115).
Ky ishte edhe goli i fitores, i cili Barcelonės ia siguron trofeun e Superkupės sė Evropės, edhe atė pėr tė tretėn herė nė histori tė klubit.