Njė shpėrthim aksidental nė Elbasan nė furrnaltėn e shkrirjes tė firmės turke "Kurum International" tė Elbasanit ka shkaktuar plagosjen rėndė pėr jetėn e katėr punėtorėve.
Policia tha se shpėrthimi i ndodhur rreth orės 22:00 tė mbrėmjes sė tė shtunės, nė njė nga furrat e shkrirjes sė ēelikut tė kompanisė turke "Kurum International” ketė qenė aksidentale, dhe ėshtė shkaktuar nga pakujdesia e vetė punonjėsve.

Gjendja shėndetėsore e dy prej 4 metalurgėve tė cilėt u plagosėn mbrėmė nga shpėrthimi nė njė nga ish-uzinat e Kombinatit Metalurgjik tė Elbasanit, tė cilėt ndodhen nė sallėn e reanimacionin tė Spitalit Ushtarak nė Tiranė, vazhdon tė mbetet e rėndė.

Dy metalurgėt e tjerė ndodhen tė shtruar nė spitalin rajonal tė Elbasanit dhe gjendja shėndetėsore e tyre ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.

Metalurgėt ishin pjesė e njė grupi punonjėsish prej 20 vetash qė tė shtunėn do tė punonin nė turnin e natės.