Zjarri i madh qė ka pėrfshirė zonat malore tė Los Angelesit rrezikon mė shumė se 10.000 shtėpi, njoftojnė autoritetet nė Kaliforni.
Guvernatori i Kalifornisė, Arnold Schwarzenegger, pritet qė sot ta vizitojė kėtė rajon, ku janė plagosur tre persona dhe janė evakuuar banorėt e 4.000 shtėpive.

Njoftohet se zjarri rrezikon edhe 10.000 shtėpi private dhe 2.500 ndėrtesa tjera. Deri nė mbrėmjen e tė shtunės, zjarri ka shkatėrruar mė shumė se 8.000 hektarė tė zonave malore qė i ka rrethuar vendet e banuara.

Ndėrkohė, mė shumė se 1.800 zjarrfikės me anė tė helikopterėve po mundohen qė ta shuajnė zjarrin.