E punėsuara e kompanisė ProCare nė Zelandė tė Re ėshtė larguar nga puna pėr shkak tė pėrdorimit tė shkronjave tė mėdha me bold dhe ngjyrė tė kuqe tė cilėt ua ka dėrguar kolegėve tė saj. Gjoja me kėtė zgjedhje tė saj tė shkronjave u ka shkaktuar pėrēarje nė mes tė punėsuarve.
Vickie Walker me gjasė nuk ka ditur se si ndalet urdhri CAPS LOCK nė tastierė apo nuk e ka hetuar qė shkrimi i e-mailave me shkronja tė mėdha nuk duket edhe aq bukur, dhe se nė kokėn e lexuesve tingėllojnė shumė zhurmshėm. Nė kompaninė ProCare kanė vlerėsuar se stili i saj i tė shkruarit sjell parregullsi nė mesin e tė punėsuarve, prandaj ia kanė dorėzuar letrėn pėr largim nga puna.

Megjithatė, ambiciozja Vickie e cila e-mailat e saj me shkronja tė mėdha, tė kuqe dhe me bold kryesisht ua ka dėrguar kolegėve, ka qenė mjaft e menēur pėr tė paditur punėdhėnėsin e saj pėr largim tė paarsyeshėm nga puna. ProCare ka humbur rastin nė gjyq dhe tani ish tė punėsuarės sė vet do tė duhet t’i paguaj 8.000 dėmshpėrblim.

Qartazi e pakėnaqur me shumėn e shpėrblimit, Vickie ka paralajmėruar padi tė reja. Padyshim, ato do tė janė tė shkruare me shkronja tė mėdha, tė trasha dhe tė kuqe.