Zv/ministri i Shėndetėsisė i Shqipėrisė, Arben Ivanaj ka pėrgėnjeshtruar tė mėrkurėn lajmet e publikuara nė media pėr mundėsinė e shtyrjes sė vitit shkollor pėr shkak tė gripit tė derrave. "Shkollat, kopshtet e ēerdhet do tė hapen nė kohėn e duhur, pavarėsisht pėrhapjes sė virusit tė gripit A /H1N1/", u shpreh ai.
Ivanaj theksoi se "nuk ka asnjė arsye tė mendojmė pėr shtyrjen e shkollave apo mos hapjen e tyre, ashtu sikurse nuk ka arsye tė mendojmė pėr ndryshimin e sjelljeve tona tė pėrditshme". Duke garantuar se janė marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr mbajtjen nėn kontroll tė situatės, Ivanaj konsideroi tė thėnat e deritanishme mbi mos hapjen e shkollave nė datėn e pėrcaktuar (14 shtator) si tė nxituara.

Ndėrkohė, Drejtoritė e Shėndetit Publik nė rrethe janė udhėzuar tė kenė komunikim tė vazhdueshėm dhe tė veēantė nė shkolla, me fėmijėt. Gjithashtu, janė pėrgatitur dhe fletė-palosje informuese pėr fėmijėt mbi masat parandaluese dhe mėnyrėn e sjelljes ndaj virusit A (H1N1). Specialistėt kėshillojnė qė tė tregohet kujdes me higjienėn, sidomos larjen e duarve, dhe tė garantohen mjetet e duhura nė mjediset e shkollave.

Deri tani nė vend janė konfirmuar 30 raste tė prekura nga virusi A (H1N1), ndėrsa priten pėrgjigjet e analizave edhe pėr 9 raste tė dyshuara nga Laboratori i Referencės pėr Evropėn Juglindore nė Bukuresht (Rumani).