Receta Gatimi

Torte ananasi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12
Rezultatet nga 21 deri tek 29 prej 29
  1. #21
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Tave Peshku


    Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

  2. #22
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Tullumba

    Pėr 25 copė duhen:
    Pėr brumin:
    Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra, pak kripė e sheqer, ujė trecerek gote.
    Pėr shurupin:
    Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje.

    Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė.

  3. #23
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    uuuuuuuuu sa e mir me duhet ta bej kete

    Pėr 6-8 vetė:

    * 6 lugė margarinė
    * 12 feta buke tost, tuli bukės tė jetė i bluar
    * 12 kg mollė
    * 23 filxhan ujė
    * 12 filxhan sheqer
    * 1 filxhan marmelatė

    1 - Fėrgoni nė njė tigan tė thellė me margarinė fetat e bukės nė njė zjarr mesatar deri sa ato tė zverdhen. I vendosni ato mėnjanė.

    2 - I qėroni mollėt dhe i prisni nė katrorė tė vegjėl. I zieni mė ujė dhe sheqer dhe afro 25 minuta nė njė tenxhere deri sa ato tė zbuten krejt.

    3 - Shtoni nė formė sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke tė fėrguar, 2 filxhanė me salcė molle dhe 12 filxhani marmelatė frutash. Pėrsėrisni tė njėjtėn gjė deri sa tė mbarojnė lėndėt e pėrgatitura duke pėrfunduar me shtresėn e sipėrme me tulin e bukės dhe mandej e piqni budingun pėr afro 25 minuta nė furrė tė ngrohur nė 180 gradė. Nėse dėshironi, e lyeni nė formė garniture budingun me njė shtresė tė hollė marmelate, krem qumėsht dhe e servoni disi tė vakėt.

  4. #24
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Pėrbėrėsit:

    30 deri 35 biskota
    100 ml qumėsht tė nxehtė

    Pėr kremin:

    1 krem pėr torte
    350 ml qumėsht
    2 lugė kakao

    Pėr stolisje:

    1 shllag shkumė
    Grimca ēokollate

    PROCEDURA:

    1.Nė fund tė skajeve tė kallėpit nė formė zemre vėni fletėn metalike tė alumit (‘folinė’) ose atė tė tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumėshtin e nxehtė.

    2. Kremin e pėrgatitni ashtu qė nė njė enė tė thellė e hidhni qumėshtin e ftoht mė parė tė zier. Aty hidhni qeskėn e kremit pėr torte dhe pėrzieni me mikser elektrik me shpejtėsinė mė tė madhe pėr tre minuta dhe, pak minuta pa pėrfunduar hidheni edhe kakaon.

    3. Njė pjesė tė kremit tė pėrgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe njė shtresė tė biskotave tė cilėn po ashtu e lagni me qumėsht dhe, pastaj e veni pjesėn tjetėr tė kremit. Vėreni tortėn nė njė vend tė ftohtė dhe e lini rreth dy orė.

    Servimi:

    Para se ta servoni, nxireni tortėn nga kallėpi dhe, pasi ta keni hequr fletėn metalike, e vėni nė njė pjatė. Stoliseni tortėn me shllag dhe me grimca ēokollate.

  5. #25
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Krem pasticerie
    Pėrgatitja. Rrihni nė njė tenxhere tė verdhat e vezėve me sheqerin duke pėrdorur njė lugė druri. Shtoni pak nga pak miellin, pa pushuar sė trazuari derisa masa tė bėhet e njėllojtė. Hidhni pak nga pak , dhe gjithnjė duke e pėrzier, qumėshtin e nxehtė nė tė cilin kemi shtuar pak vanilje ose pak lėkurė limoni tė grirė. Vendoseni nė zjarr, vazhdoni tė trazoni, le tė zjejė pėr 3-4 minuta. Hidheni kremin nė njė enė dhe lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here, qė tė mos formohet cipė nė sipėrfaqe. Kremi i pasticerisė shėrben pėr tė mbushur ėmbėlsira dhe shumė torta tė tjera. Mielli e bėn mė kosistent, por mė pak delikat se kremi anglez.

  6. #26
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me kiwi
    Pėrgatitja. Zieni pėr rreth 15 minuta sheqerin me gjysėm litėr ujė. Qėroni kiwit dhe frulojini nė mixer. Hollojeni purenė e formuar me shėrbetin e pėrgatitur mė lart dhe lėngun e limonit. Pėrzjejini. Hidheni nė makinėn e akullores pėr 20 minuta. Zbukurojeni me luleshtrydhe.

  7. #27
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Te ftohta, por mmm... teper te shijshme


    Tė pagatuara. Apo tė sapodala nga frigoriferi. Nė formė sa-llatash, edhe pse nuk i njihni pėr tė tilla. Ja disa sekrete pėr njė kuzhinė, me tė cilėn mund tė pėrballosh ditėt e nxehta.
    Nė periudhėn e verės janė absolutisht mė tė Pjeperkėrkuarat: jo vetėm perimet, frutat apo karpaēot, por edhe pjatat e para dhe tė dytat, tė cilat mund t’i konsumosh menjėherė sapo i nxjerr nga frigoriferi. Kuzhina e ftohtė ėshtė e aftė tė lehtėsojė edhe tretjen, duke lejuar kėshtu qė ditėt e nxehta tė pėrballohen mė me lehtėsi. E pa harruar pastaj edhe kėnaqėsinė e tė gatuarit pa furrė e pa furnela nė kėto ditė tė nxehta.

    Receta tė ftohta
    Makaronat e sapogatuara dhe pa salca mund tė ruhen nė frigoriferė nė enė me kapak hermetik, sapo tė kenė arritur temperaturėn e ambientit. Dhe mė pas, pasi t’u kemi hedhur vaj ulliri tė freskėt, domate dhe njė lugė djathė tė grirė, shndėrrohen nė njė alternativė tepėr tė shijshme pėr drekėn. Pėr mė tepėr qė kjo sallatė makaronash u pėlqen edhe fėmijėve tė vegjėl. Mjafton tė zgjedhėsh pėrbėrėsit e duhur. Ton, aēuge, mocarela, proshutė: ēdo opsion ėshtė i mundshėm, mjafton tė pėrshtatet me shijen individuale. Duhet tė mbani mend se pak vaj ulliri nė fund tė pėrgatitjes, e bėn gjithēka mė tė shijshme..


    Ata qė adhurojnė orizin janė mė fat. Sepse tė gjithė pėrbėrėsit me tė cilėt mund tė bėhet njė sallatė e tillė, shkojė mjaft mirė me orizin. Madje edhe pėrzierjet e tyre e bėjnė njė pjatė tė tillė mjaft tė shijshme. Dhe duke shtuar kėtu faktin se orizi ėshtė shumė mė i lehtė pėr t’u tretur, del se sallata e orizit ėshtė alternativa mė e mirė pėr drekat verore.
    or edhe aēuget, pasi tė jenė pjekur nė furrė mund tė konsumohen tė ftohta. Pėr njė ruajtje sa mė tė mirė tė tyre, ėshtė e rėndėsishme qė tė mbėshtillen me njė letėr alumini. Disa minuta nė temperaturėn e ambientit dhe disa pika vaj ulliri do ta gjallėrojnė pjatėn. Ajo ėshtė gati pėr t’u konsumuar dhe sipas dėshirės mund t’i shtohen domate tė prera nė kubikė apo ullinj tė zinj. Tė gjitha tė freskėta dhe me aromė tė kėndshme!
    Tryeza dhe ėmbėlsirat

    Nė rast se doni tė pėrgatisni njė drekė apo darkė me temė tė ftohtė, duhet tė mbani mend se nė tryezė nuk duhet tė mungojnė kurrė vaj – kripė- piperi dhe salcat. Jo salca tė ndėrlikuara. Mjafton qė nė vajin e pėrzier me uthull tė shtohet kripė, piper dhe erėza tė freskėta, si gjethja e mentes apo majdanozi. Dhe veē shijes sė shtuar tė ushqimit, tryeza duket mė e gėzueshme kur nė tė shtohen enėzat e vogla e me ngjyra, qė pėrmbajnė erėzat apo salcat. Lėrini qė miqtė t’i servirin vetė sipas dėshirės, duke i vendosur tė gjitha ėn qendėr tė tryezės.
    Pėr sa u takon tė ėmblave, ēdo gjė ėshtė e pėrshtatshme. Me pėrjashtim tė specialiteteve tipike dimėrore, si kremrat e nxehta apo ēokollatat e shkrira nė furrė banjo- mari, ēdo tip torte apo ėmbėlsire gjen tek i ftohti njė aleat tė mirė.
    Pudingjet shquhen pėr komoditetin dhe lehtėsinė e pėrgatitjes. Pėr shembull pudingu me mollė ėshtė i thjeshtė dhe mjaft i shijshėm.


    Pėr me tepėr qė nuk kėrkon edhe dekorime qė mund tė tė sjellin bezdi nė pėrgatitje. Mund tė shoqėrohet fare mirė me dy lugė akullore apo edhe mė thjesht akoma me tul molle tė grirė, tė cilės i shtojmė pak lėng limoni, si ai qė pėrgatitet pėr bebet e vogla. Pėr ta bėrė sa mė alternative tryezėn e tė ėmblave, akulloret apo ėmbėlsirat gjysmė tė ngrira tė pėrgatitura nė shtėpi, mund tė kombinohen mjaft mirė edhe me shije tė tjera: njė akullore qė shoqėron kafenė me qumėsht, akullore e shoqėruar me fiq tė thatė, njė akullore ku shtojmė copa tė vogla pjeshke... Janė tė shijshme dhe tė lehta, freskojnė dhe pėlqehen nga tė gjithė.Njė sallatė nė pjepėr
    Pėrbėrėsit pėr katėr persona
    Njė fetė shalqiri
    Dy pjepra tė vegjėl
    Tre centimetra xhenxhefil i freskėt
    100 gramė sheqer
    Njė lugė pije portokalli

    Qėroni xhenxhefilin, prijeni nė feta dhe vėreni tė ziejė nė njė xhezve me ujė pėr pesė minuta bashkė me sheqerin. Kur ta hiqni nga zjarri, bashkojeni me pijen dhe hiqni mbeturinat e xhenxhefilit.
    Pritni pėrgjysmė pjeprat, hiquni farat dhe nxirrni tulin me thikė me majė tė rrumbullakėt. Hiqni lėkurėn dhe farat e copės sė shalqirit, priteni tulin nė kubikė nė tė njėjtat pėrmasa me copat e pjeprit. Mbushini gjysmat e pjeprave me frutat e pėrziera, hidhuni sipėr shurupin e pėrgatitur dhe zbukurojini me ndonjė shkop kanelle dhe gjethe menteje.

  8. #28
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    ore Majdi po s'paske te mbaruar ti me keto recetat e tua...po ke provuar ndonje te pakten????

  9. #29
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Nerti jam akoma tek veza un po bej specjalizim per te skuqur vez

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 2 FillimiFillimi 12

Tema tė ngjashme

  1. Tortė Tenerina
    Nga mikaela nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2011, 05:08 PM
  2. Ananasi ndihmon per largimin e celulitit
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 02:12 AM
  3. Torte me mente dhe nutella
    Nga Nerti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 01:02 PM
  4. Torte ananasi
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 12:22 PM
  5. Torte me cokollate te lengshme
    Nga kuklla nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 10:41 PM