Receta Gatimi

Torte ananasi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 29
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Torte ananasi

    Torte ananasi

    perberesit:

    200g miell
    100g sheqer
    100g arra
    100 g gjalpe
    3 veze
    2 luge sode buke
    dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

    Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire ..trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes. Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim...vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem...
    piqet ne furre me 180? per 30'. Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion ...mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper...

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    GURABIE
    Per 1 kg miell perberesit jane :

    1 filxhan ēaji kos
    3 veze
    1 filxhan sheqer
    1/2 filxhani gjalpe i shkrire
    1 luge kafeje sode buke
    vanilje (sipas deshires)

    Pėrgatitja

    Ne fillim vendos miellin ne tepsi, pak a shume ne formen e nje vullkani dhe ne pjesen e kraterit hidh perberesit. (mire eshte qe soden e bukes ta perziesh me kosin ne fillim dhe pastaj ta hedhesh tek mielli).

    Me pas perzje miellin me perberesit, pak a shume njesoj si mund te punoje brumin per lakror. (perberesit mund ti hedhesh dhe tek makinat e bukes, ne gjysem proces e ti perziesh dhe perpunosh atje).

    Pasi ke pergatitur brumin, me forma te vogla kuzhine mund ta ndash ne pjese (ose mund te formosh me dore trekendesha te vegjel). Copat e vogla te brumit (te prera ne forma) vendosi mbi tepsine e lyer me gjalpe (copezat vendosi pak larg nga njera tjetra qe mos ngjiten).Lyej nga siper copezat me veze te rrahur dhe pluhur sheqeri dhe leri te piqen.

    Nuk jam e sigurt ne cfare temperature duhen te piqen, por si do qe te jete nuk duan te piqen gjate (duhet tu rrish tek koka aq min sa i le ne furre, qe mos digjen

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore kremi me vanilje
    Pėrgatitja. Kjo ėshtė receta bazė pėr shumė akullore. Zieni qumėshtin me vaniljen. Punojini tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa masa bėhet e bardhė dhe e fryrė. Vendoseni nė zjarr, hidhni pak nga pak qumėsht tė nxehtė dhe vazhdoni tė pėrzieni pa e lejuar tė marrė valė. Kur kremi e vesh lugėn hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni nė kullesė. Lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Hidheni nė makinėn e akullores, lėreni pėr 15-20 minuta. Hiqeni kremin nė momentin e servirjes.

  4. #4
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    o sa receta Majdi, ajo e para eshte shume e mire dhe e lehte per tu bere...do ta provoj..faleminderit. dhe vazhdo shkruaj receta.

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    trahana


    Pėr 1 kg miell duhen:2 gota qumėsht, gjalpė 2 lugė gjelle, 1 lugė gjelle kripė.



    Sitet mielli, hapet njė gropė nė mes dhe hidhet gjalpė i shkrirė pak por jo i djegur, qumėsht dhe kripė. Duke filluar nga mesi e perziejmė brumin duke mos e gatuar shumė por tė pėrzihet aq sa tė mos pijė krejt miellin, brumė i fortė dhe i shkriftė. Sipėr e spėrkatim me miell, e mbulojmė dhe e lemė tė vijė pėr 2-3 ditė. Pastaj e kapim copa dhe e lemė tė thahet pak dhe e shkoqim me dorė, e kalojmė nė sitė tė rrallė e thajmė pėrsėri. Ruhet nė vende tė thata pa lagėshti e te freskėta. Nė tenxhere shkrijmė gjalpin, hedhim trahanane dhe e skuqim lehtė, hedhim ujin e nxehtė, e perziejmė qė tė mos bėhet kokrra, shtojmė djathė tė thėrmuar ose shėllirė dhe e lėmė tė ziej per 10 minuta. Serviret e ngrohtė.

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    shkume me cokollat

    Pėrgatitja:
    Grimconi cokollatėn dhe shkrijeni nė banjo-mari, hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin. Kur kremi tė jetė njė masė e njėllojtė, bashkojini 2 tė verdha veze. Rrihni tė bardhat e vezėve derisa tė bėhet si shkumė, shtoni vaniljen dhe sheqerin. Bashkojeni me kremin e cokollatės. Hidheni nėpėr tasa dhe mbajeni nė frigorifer pėr 12 orė

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me lajthi
    Pėrgatitja. Vendosni lajthitė nė furrėn e ngrohtė pėr 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lėkurėn dhe grijini imėt. Zjeni qumėshtin dhe aromatizojeni me vanilje, pėrziejeni. Punojini lajthitė e grimcuara me disa lugė qumėsht, pastaj shtoni qumėshtin e mbetur duke pėrzier. Rrihni tė verdhat e vezėve me sheqerin dhe kur tė pėrftohet njė masė e fryrė shtoni lajthitė. Vendosini nė zjarr tė ngadaltė duke i trazuar vazhdimisht. Hiqeni kremin sapo fillon tė marrė valė. Kur tė jetė ftohur, hidheni nė makinėn e akullores pėr rreth 20 minuta.

  8. #8
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Kek me fruta dhe arra
    Pastaj brumi hidhet nė tavė me korent duke i vėnė nė mes formėn e cila lyhet me gjalpė dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet tė ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e pėrmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudėr. Pėr 1 kek rreth 1 kg duhen: miell 1 gotė e gjysmė uji, sheqer njė gotė uji, gjalpė i freskėt 2 filxhanė kafeje, vezė 6 kokrra, arra tė qėruara 1 filxhan caji, recel (kokrra) 2 filxhanė kafeje, sheqer pudėr 1 lugė gjelle.

  9. #9
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    tort me puding
    (per 15 vete)

    3 kokrra veze
    20 lug sheqer
    20 lug miell
    20 lug qumesht
    1 pecive
    1 vanile
    puding
    shllag

    Ne nje ene 3 vez dhe 20 lug sheqer perzihen me mikser mir pastaj shtohen 20 lug miell 20 lug qumesht 1 peciv dhe nje vanile dhe keto perzihen deri sa masa te behet homogjene pastaj e qesim ne tave dhe e fusim te piqet keshtu i bejm dhe dy pet tjera ne ket menyre
    pastaj ziejm pudingun dhe pasi te piqen te 3 petet dhe ftohetn ne mes te peteve i bejm me puding dhe ne fund e lyejm tere torten me shllag pasi ta lyejm me shllag torten e dekorojm me pem sipas shijes.

  10. #10
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Faleminderit shume Majdi duken veretete interesante

  11. #11
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Krem cokollate
    4-5 filxhane caji qumėsht 2 vezė 1 filxhan caji - ujė 2 filxhane kafeje - sheqer 3 lugė kafeje - nisheste 1 lugė gjelle - kakao

  12. #12
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me fruta pylli
    Pėrgatitja. Pastroni, lani e thani frutat, hiquni bishtat. Vendosni nė frulator. Shtoni dhe lėngun e gjysėm limoni tė filtruar nė kullesė, sheqerin dhe panėn. Frulojini tė gjitha. Pastaj hidheni pėrgatesėn nė makinėn e akullores duke e lėnė rreth 20 minuta ose sipas instruksioneve tė aparatit.

  13. #13
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj


    1 Nė mėnyrė qė tė heqesh erėn e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirė me limon.

    2 Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hurdhrave duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pregatitjes sė ushqimit.

    3 Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo cdo lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė syrtare mjafton tė vendosni nė kėnd tė tyre njė copėz qymyr.

    4 Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė.

    5 Mos e lėr orizin apo thjerrėzat apo cdo lloj ushqimi tjetėr qė futet nė kėtė grup nė qese plasmasi nė guzhinė, futi nė qese basme nė mėnyrė qė tė mos zėnė krimba apo tė meken.

    6 Mundohu qė tė mos blesh perime tė ndėnjura apo tė vyshkura sepse ato e kanė humbur njė pjesė tė madhe tė vlerave tė tyre ushqimore.

    7 Mos i lėr perimet njė kohė tė gjatė nė ujė nė larjen e tyre ėshtė mė mirė qė ato tė lahen nė ujė tė rrjedhshėm e pastaj tė vihen nė kullesė nė mėnyrė qė tė thahen.

    8 Pėrdor thikė tė mprehtė nė prerjen e perimeve nė mėnyrė qė tė shmangėsh dėmtimet e lekurės apo tė gjetheve tė tyre.

    9 Griji perimet me lėkurėn e tyre nė mėnyrė qė tė mbrojnė vlerat e tyre ushqimore.

    10 Erėzat: majdanozi, kopėr etj. ruhen mirė pėr disa ditė nėse futen nė qese plasmasi e mblidhen mirė, e mė pas vendosen nė frigorifer apo nė vende tė freskėta.

    11 Majdanozi, kopėr etj nga erėzat e gjelbėrta nuk grihen me makinė sepse u humbet lėngu ėshtė mirė qė tė grihen me thikė.

    12 Sa mė tė mėdhaja tė priten perimet aq mė pak e humbasin vlerėn e tyre ushqimore.

    13 Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse mbėshtillen me njė pecete tė lagur.

    14 Perimet qėrohen jo shumė kohė para gatimit dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė.

    15 Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė.

    16 Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė.

    17 Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull.

    18 Mbas qėrimit tė patateve, karrotave, e perimeve tė tjera duarve ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni ose limontos.

    19 Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtuqė gjiza bėhet e ėmbėl dhe e freskėt.

    20 Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier por tė ftohur.

    21 Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr pak kohė nė qumėsht.

    22 Vezėt e freskėta kur futen nė ujė me kripė bien nė fund ndėrsa ato qė s'janė tė freskėta notojnė.

    23 Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u shtohen mė shumė vėllimi pėr cdo kokėrr vezė i shtohet njė gjysėm luge gjelle ujė.

    24 Lakra turshi nuk shpėrlahet me ujė tė nxehtė sepse i ulen vlerat ushqimore.

    25 Gjatė zierjes sė lakrės nė mėnyrė qė tė mos vijė erė e keqe, nė tenxhere hidhet njė fetė buke e lyer me uthull.

    26 Kur lulelakra ruhet nė dritė nxihet dhe i keqėsohet shija.

    27 Pėr tė zier njė kg. fasule duhen 2-3 litra ujė.

    28 Pėr tė pėrmirėsuar shijen e fasuleve gjatė zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

    29 Gjatė gatimit tė gjellėve tė nxehta mos i mbani fėmijėt pranė.

    30 Mos pėrdorni mjetet elektrike kur duart i keni tė lagura, si dhe kur dyshoni se kanė difekte teknike.

  14. #14
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Buding molle

    Pėr 6-8 vetė:

    * 6 lugė margarinė
    * 12 feta buke tost, tuli bukės tė jetė i bluar
    * 12 kg mollė
    * 23 filxhan ujė
    * 12 filxhan sheqer
    * 1 filxhan marmelatė

    1 - Fėrgoni nė njė tigan tė thellė me margarinė fetat e bukės nė njė zjarr mesatar deri sa ato tė zverdhen. I vendosni ato mėnjanė.

    2 - I qėroni mollėt dhe i prisni nė katrorė tė vegjėl. I zieni mė ujė dhe sheqer dhe afro 25 minuta nė njė tenxhere deri sa ato tė zbuten krejt.

    3 - Shtoni nė formė sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke tė fėrguar, 2 filxhanė me salcė molle dhe 12 filxhani marmelatė frutash. Pėrsėrisni tė njėjtėn gjė deri sa tė mbarojnė lėndėt e pėrgatitura duke pėrfunduar me shtresėn e sipėrme me tulin e bukės dhe mandej e piqni budingun pėr afro 25 minuta nė furrė tė ngrohur nė 180 gradė. Nėse dėshironi, e lyeni nė formė garniture budingun me njė shtresė tė hollė marmelate, krem qumėsht dhe e servoni disi tė vakėt


  15. #15
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me cokollatė
    Pėrgatitja. Zieni qumėshtin. Nė njė tigan tretni nė banjo-mari cokollatėn e grimcuar me disa lugė qumėsht tė nxehtė dhe pastaj hidheni kremin e pėrftuar nė qumėshtin e mbetur. Nė njė tenxhere punoni tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa tė pėrftohet njė masė e bardhė dhe e fryrė. Hollojeni me qumėshtin me cokollatė tė hedhur ngadalė. Vendoseni nė zjarr nė flakė tė ulėt dhe duke e pėrzier, lėreni qė kremi tė trashet por pa arritur tė ziejė. Filtrojeni kremin nėpėrmjet njė kullese, hidheni nė njė enė dhe lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Vendoseni nė makinėn e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja ėshtė gati.

  16. #16
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me cokollatė
    Pėrgatitja. Zieni qumėshtin. Nė njė tigan tretni nė banjo-mari cokollatėn e grimcuar me disa lugė qumėsht tė nxehtė dhe pastaj hidheni kremin e pėrftuar nė qumėshtin e mbetur. Nė njė tenxhere punoni tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa tė pėrftohet njė masė e bardhė dhe e fryrė. Hollojeni me qumėshtin me cokollatė tė hedhur ngadalė. Vendoseni nė zjarr nė flakė tė ulėt dhe duke e pėrzier, lėreni qė kremi tė trashet por pa arritur tė ziejė. Filtrojeni kremin nėpėrmjet njė kullese, hidheni nė njė enė dhe lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Vendoseni nė makinėn e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja ėshtė gati.

  17. #17
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Pasta akulli me krem e cokollatė
    Pėrgatitja. Pėrgatisim kremin e pasticerisė me qumėshtin, vezėt, miellin dhe sheqerin. Hidheni gjysmėn e tij nė njė enė. Kremi tė mbetur shtojini 2-3 lugė qumėsht, rivendoseni nė zjarr pėr disa minuta. Hidheni nė njė enė tė dytė. Vendosini tė dy kremrat nė frigorifer. Rrihni kremin e qumėshtit me njė lugė vanilje ndajeni pėrgjysėm, bashkojani kremrave. Visheni njė formė nga brenda me njė letėr trasparente hidhni nė fillim njė krem, pastaj tjetrin. Vendoseni nė frigorifer pėr 12 orė.

  18. #18
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Fruta me shllak
    200 gr biskota caji tė thėrrmuara trashė 1 filxhan qershi pa bėrthama 1 filxhan pjepėr, tė prerė nė copa tė vogla 10 kajsi, tė prera nė copa tė vogla 5 pjeshkė, tė prera nė copa tė vogla 12 luleshtrydhe 2 lugė sheqer tė zakonshėm lėng i 1 portokalli ½ kg djathė maskarpone 1 ½ filxhan kremė qumėshti 1 filxhan kos tė kulluar ½ filxhan sheqer pudėr 1 lugė liker Amareto ose Schnapps

  19. #19
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Embėlsira

    Kabuni me rrush tė thatė
    Pėr 4-5 persona duhen:

    Oriz 1 gotė uji, lėng mishi 2 gota uji, rrush i thatė 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugė gjelle.
    Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpė, pastaj shtohet lėng mishi (mundėsisht dashi) ose ujė, rrush i thatė (shpėlahet mė parė me ujė tė vakėt), pak kripė dhe vihet tė ziejė. Kur ėshtė thithur pothuajse i gjithė lėngu dhe nė sipėrfaqe janė krijuar vrima, hiqet nga zjarri, pėrzihet me sheqer, kanellė e karafil tė bluar. E mbulojmė me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet nė forma ose filxhanė dhe pastaj pėrmbyset. Pėr kabuni masa e orizit dhe e lėngut merret si pėr pilaf tė zakonshėm: 1 kg oriz me 2 litra ujė.

    Sheqerpare
    Pėr 25 copė duhen:

    Pėr brumin:
    Miell 3 gota uji, gjalpė 1 gote, vezė 1 kokėrr ose 2 tė verdha, sodė njė majė luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotė uji.


    Pėr shėrbetin duhen:
    2 gota sheqer, njė gotė e gjysmė ujė.

    Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezėt pjesė-pjesė duke i rrahur vazdimisht dhe nė fund hidhet mielli i perzier me sodė. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen nė tavė tė lyer me yndyrė. Lihet tė piqet pėr 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur tė vlohet i hidhet shėrbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qė shėrbeti tė mos i hidhet i nxehtė pasi sheqerparet qullosen.

    Shėndetlie
    Pėr 25 copė duhen:

    Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotė uji, mjaltė 2-3 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, sodė njė majė luge kafeje, arra 1-2 filxhanė kafeje, gjalpė 2 filxhanė kafeje, pak vanilje dhe ujė 2 filxhana kafeje.


    Pėr shėrbetin:
    Sheqer 3 gota uji, ujė 2 gota e gjysėm.

    Nė njė enė pėrzihen mirė vezėt sheqeri, mjalti, gjalpi dhe nė fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i pėrzier me sodė. Zihet brumi i cili nuk duhet tė punohet shumė qė tė mos bėhet elastik. Brumi i pėrgatitur vendoset nė tavė tė lyer me yndyrė, rrafshohet me dorė, lyhet sipėrfaqja me vezė, bėhen disa vija me pirun nė formė rombi dhe hidhet shėrbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

    Tullumba
    Pėr 25 copė duhen:

    Pėr brumin:
    Miell 1 gotė, vaj ose gjalpė 2-3 lugė gjelle, vezė 3-4 kokrra, pak kripė e sheqer, ujė treēerek gote.


    Pėr shurupin:
    Sheqer 2 gota, ujė 2 gota, vaj pėr skuqje.

    Brumi pėr tullumba pėrgatitet duke zier nė uje miell sė bashku me gjalpė ose yndyrė tjetėr dhe pas zierjes ky brumė pėrzihet me sasi tė madhe vezėsh, Pėr ti dhėnė formėn tullumbave pėrdoret njė vegėl e dhėmbėzuar. Forma mbushet me brumė dhe vihen tė piqen nga tė dyja anėt nė zjarr tė nxehtė. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen nė shėrbet tė ftohtė ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen nė pjatė.

  20. #20
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Akullore me portokalle
    Pėrgatitja. Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fėrkojini lehtė lėkurat mbi sheqer qė tė marrė aromė. Ndajini pėrgjysėm portokallet, shtrydhini, filtrojini lėngun, hidheni nė njė tigan, shtoni gjithė sheqerin dhe lėngun e limonit, shkrijini nė zjarr shumė tė dobėt duke i pėrzier. Hiqini, lėrini tė ftohet shtoni panėn, lėngun e mandarinės e tė portokallit. Pėrzjejini dhe vendoseni nė makinėn e akullores

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Tortė Tenerina
    Nga mikaela nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2011, 05:08 PM
  2. Ananasi ndihmon per largimin e celulitit
    Nga EMAUS nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 02:12 AM
  3. Torte me mente dhe nutella
    Nga Nerti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 01:02 PM
  4. Torte ananasi
    Nga Altin111 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 12:22 PM
  5. Torte me cokollate te lengshme
    Nga kuklla nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 10:41 PM